Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zogaj: Isa kandidoj edhe si kriminel për kryetar komunash

Shko poshtë

Zogaj: Isa kandidoj edhe si kriminel për kryetar komunash Empty Zogaj: Isa kandidoj edhe si kriminel për kryetar komunash

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 30, 2013 9:33 pm

 
Zogaj: Isa kandidoj edhe si kriminel për kryetar komunash

Zogaj: Isa kandidoj edhe si kriminel për kryetar komunash Largea_zogaj-ldk1372605042
Ish- Kryetari i Fushë Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Skender Zogaj i ka kundërshtuar emrat që janë shpallur nga LDK-ja për kryetar komunash.
Madje, Zogaj disa prej emrave të propozuar i ka cilësuar si kriminel, abuzues dhe njerëz që e kanë dëmtuar LDK-në.
Ai ka thënë se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka mbledhur emra të dështuar dhe të ricikluar dhe i ka kandiduar për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Zogaj, i cili është njëri nga themeluesit e LDK-së, ka thënë se me këtë veprim reforma nuk është duke ndodhur në LDK.
“Jam i bindur se nuk është në rregull që janë kandiduar këta emra. Kryetari është i pafuqishëm përball këtyre njerëzve dhe reforma nuk është duke ndodhur. Reforma bëhet me analizë më të thellë”, ka thënë Zogaj.
Zogaj është shprehur se Isa Mustafa është i ri në politikë dhe, sipas tij, lideri i partisë i ka mbledhur afër vetës brejtës të fuqishëm që po e degradojnë LDK-në.
Ky zyrtar i LDK-së është ndalur më shumë te Fushë Kosova, të cilën e ka udhëhequr për një kohë.
Ai madje ka thënë se kryetari i tanishëm i Fushë Kosovës që është rikandiduar prapë për kryetar, Burim Berisha, duhet të përballet me drejtësinë për keqpërdorimet që i ka bërë.
“Ai (Burim Berisha), duhet të shkoi në burg dhe jo të rikandidohet sepse e ka shndërruar Fushë Kosovën në depo kooperativash dhe mbeturinash. Ka keqpërdorur ekstremist shumë”, ka thënë Zogaj, duke shtuar se “për ata që e duan LDK-në është zhgënjyese nominimi i këtyre emrave”.
Zogaj ka thënë se ia jep të drejtën vetit të kritikojë, pasi është njëri nga anëtarët më të vjetër të LDK-së.
“Kam të drejtë të jem kritik sepse nëpër kohëra kam pasur kurajën të merrem me LDK-në dhe edhe sot do të merrem, mirëpo forma ime e kritikës ka të bëj me riciklimin e njerëzve dhe kandidimin e njerëzve që po e dëmtojnë filozofin e LDK-së dhe do ta kritikojë deri në pakufi”, ka thënë Zogaj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi