Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:NDJEHEM NË NJË REPUBLIKË ÇUDIRASH

Shko poshtë

Vullnet Mato:NDJEHEM NË NJË REPUBLIKË ÇUDIRASH Empty Vullnet Mato:NDJEHEM NË NJË REPUBLIKË ÇUDIRASH

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 16, 2013 7:20 pm

Vullnet Mato:NDJEHEM NË NJË REPUBLIKË ÇUDIRASH 1176264_10200195314356740_1718594703_nVullnet Mato:NDJEHEM NË NJË REPUBLIKË ÇUDIRASH 988702_10200157362447966_1662825907_n

Vullnet Mato
 
NDJEHEM NË NJË REPUBLIKË ÇUDIRASH
 
Sa herë në muret e trurit
më përplasen lajmet,
ndjehem trishtueshëm
në një republikë çudirash,
ku lumenjtë e shumtë,
fushat bleroshe dhe malet,
ushqejnë tufa karkalecash
në pushtime hapësirash.
 
Paraja që buron nga djersa
dhe mendjet talente,
këtu rrjedh nga përrenjtë e turbullt,
krejt të fshehtë,
dhe thithen nga sfungjerë kolltukësh
ndër kabinete,
ku pazare matrapazësh
shpërndajnë fitimet fare të qetë.
 
Sa herë në muret e trurit
më përplasen lajmet,
ndjehem trishtueshëm
në një republikë çudirash,
ku ligjet janë tufa resh
që shtyhen tutje nga tufanet,
të përshtatin motin
në qiej të errët padrejtësirash.  
 
Zbatohet rreptë
ndalimi i gjuetisë së sorkadheve
dhe në vend të tyre
vriten pa asnjë lloj frike gratë.
Burri vret burrin
për currilin e ujit të livadheve,
pa menduar kush korr
për bagëtitë barin e thatë.   
 
Të mençurit janë të lindur
nga barku i kotësisë,
Republikës i duhen në timon
vozitës të shkathët,
që bëjnë turmën të shohë
me shkopin e verbërisë
dhe të brohorasë
mefshtësinë e trurit të ngathët. 
 
Duke zgjatur anabasin e Shvejkut
nëpër Bugjejovicë,
majmen eprorët
që nxitin varfërinë në ecejake,
ku njerëzit dekadave
jetojnë racionimin me pakicë,   
të ushqyer me fjalë boshe
nëpër tenxheret partiake.
 
Sa herë në muret e trurit
më përplasen lajmet,
ndjehem trishtueshëm
në një republikë çudirash,
ku ngjiren kokoshët liderë,
duke kakarisur sloganet,
nga mëngjesi në mesnatë,
nëpër vizione pasqyrash...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi