Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fletëvotimet pa simbolet e Kosovës, tensione në KQZ

Shko poshtë

Fletëvotimet pa simbolet e Kosovës, tensione në KQZ Empty Fletëvotimet pa simbolet e Kosovës, tensione në KQZ

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 02, 2013 8:05 pm

 
Fletëvotimet pa simbolet e Kosovës, tensione në KQZ

Fletëvotimet pa simbolet e Kosovës, tensione në KQZ Largea_kqz1378139745
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duket se ka vendosur për heqjen e logos së Republikës së Kosovës nga fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.
"Të nderuar miq, një pjesë e KQZ-së, para pak çastesh...në një takim AD HOC edhe formalisht e përmbushi kërkesën e shtetit serb që në zgjedhjet e 3 nëntorit të mos figurojë LOGOJA e shtetit të Kosovës!", ka shkruar ish - anëtari i KQZ-së, Fadil Maloku në Facebook.

Fletëvotimet pa simbolet e Kosovës, tensione në KQZ Fadil
Ndërsa përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka lëshuar mbledhjen e KQZ-së ne shenjë pakënaqësie të propozimit për heqjen e stemës dhe simboleve shtetërore nga fletëvotimet.
Ai në emisionin e Klan Kosovës Infomagazin tha se sot KQZ ka shkelur ligjin, kushtetutën dhe ka mohuar sovranitetin e Republikës së Kosovës me miratimin e fletëvotimeve pa stemën e Kosovës dhe pa simbolet e shtetit, përkatësisht vetëm me logon e KQZ-së.
Sipas Rrustemit, KQZ ka votuar për heqjen e stemës së Republikës së Kosovës nga fletëvotimet për zgjedhjet e 3 nëntorit. Sipas tij, tashmë totalisht është përmbushur kërkesa e kryeministrit serb Ivica Daçiq...

Mbledhja e KQZsë është mbajtur në orët e pasditës, në vend të mbledhjes së paraditës, e cila nuk u mbajtë për shkak të prezencës së meduzave në ambientet e KQZ-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi