Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi takon Berishën, e falënderon për Rrugën e Kombit

Shko poshtë

Thaçi takon Berishën, e falënderon për Rrugën e Kombit Empty Thaçi takon Berishën, e falënderon për Rrugën e Kombit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 06, 2013 9:06 pm

Thaçi takon Berishën, e falënderon për Rrugën e Kombit

Thaçi takon Berishën, e falënderon për Rrugën e Kombit Largea_september-61378479963
Thaçi takon Berishën, e falënderon për Rrugën e Kombit Baktre
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron sot për një vizitë zyrtare në Tiranë ndërsa mesditën e sotme ai është takuar me kryeministrin në ikje Sali Berisha.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, Berisha shprehu mirënjohjen për vizitën e kryeministrit Thaçi me rastin e përfundimit të mandatit të qeverisë.
“Shpreha mirënjohjen e thellë për vizitën dhe kënaqësinë time që e prita dhe biseduam përsëri për problemet tona më të rëndësishme” tha Berisha.

Sipas tij, marrëveshja e Brukselit është e një rëndësie shumë të madhe, që hap një kapitull të ri për paqen në rajon dhe për marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve.
Thaçi takon Berishën, e falënderon për Rrugën e Kombit Baktre1
Kryeministri Thaçi i shprehu falenderimet e tij ndaj kryeministrit Berisha për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës, procesit të saj të integrimit por edhe për ndërtimin e “Rrugës së Kombit”.
“Sot jam në Tiranë në një vizitë vllazërore për të falenderuar kryeministrin Sali Berisha për bashkëpunimin tonë të shkëlqyeshëm që kemi patur në këto vite. Dua të falenderoj kryeministin Berisha për punën e bërë për shqiptarët, për libveralizimin e vizave, për anëtarësimin në NATO, për prcesin e integrimit të Shqipërisë dhe të Kosovës dhe për ndërtimin e Rrugës së Kombit” tha Thaçi.
Ai gjithashtu u shpreh se e ka njohur Berishën me zhvillimet në Kosovë, procesin e integrimit dhe zgjedhjet e 3 nëntorit ndërsa shtoi se do të vazhdojë bashkëpunimin me çdo kapacitet politik dhe institucional në Shqipëri.

Axhenda
Gjatë qëndrimit në Tiranë, Thaçi do të zhvillojë takime edhe me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, me kryeministrin e ardhshëm Edi Rama, me Kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, dhe me Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.
Temë kryesore e të gjitha takimeve do të jetë thellimi i mëtejshëm i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe bashkëpunimi në kuadër të procesit të integrimit evropian.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi