Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sulmohet objekti i Komunës së Klinës, thyhen dyer e dritare

Shko poshtë

Sulmohet objekti i Komunës së Klinës, thyhen dyer e dritare Empty Sulmohet objekti i Komunës së Klinës, thyhen dyer e dritare

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 08, 2013 8:03 pm

Sulmohet objekti i Komunës së Klinës, thyhen dyer e dritare F1_klina1378649311
Sulmohet objekti i Komunës së Klinës, thyhen dyer e dritare

Klinë, 8 shtator - Një person i panjohur ka sulmuar objektin e Komunës së Klinës që gjendet në qendër të qytetit, duke i thyer të gjithë xhamat e dyerve dhe dritareve të pjesës ballore. Rasti ka ndodhur natën mes të shtunës dhe të dielës, thotë policia. Sipas tyre, në pamjet që kanë arritur të kapin kamerat e objektit të Komunës shihet një person që është vështirë të identifikohet për shkak të territ, i cili në dorë mbante një pushkë automatike dhe pasi ka sharë zyrtarët komunalë, ka nisur të thyejë  xhamat e dyerve dhe dritareve të Komunës në katin e parë.  Aksioni i këtij personi ka zgjatur rreth 40 sekonda, për t’u larguar më pas i papenguar nga askush në drejtim të rrugës “Ymer Berisha”. Me të dëgjuar zhurmat, rojat e objekteve afër komunës kanë vrapuar, por ata janë kërcënuar me armë nga personi i armatosur. Fadil Kryeziu, rojë në komunë që në momentin e sulmit ndodhej brenda objektit, thotë se ka parë një person në oborrin e komunës, por pa mundur ta identifikojë dhe i cili pas pak ka nisur të thyejë xhamet e objektit. Policia ka arritur në vend të ngjarjes, por nuk ka arritur të ndalojë sulmuesin. Sipas PK-së, nuk dihen motivet e sulmit, e as personi që ka kryer ketë vepër ndaj objektit publik të Komunës. Edhe kryetari i Klinës, Sokol Bashota, ka thënë se ata nuk kanë  informata kush mund të ketë kryer këtë sulm. 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi