Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhafer Leci:Shoqata Kulturore Shqiptare „Kadri Zeka“ vizitoi Familjen Zeka

Shko poshtë

Xhafer Leci:Shoqata Kulturore Shqiptare „Kadri Zeka“ vizitoi Familjen Zeka Empty Xhafer Leci:Shoqata Kulturore Shqiptare „Kadri Zeka“ vizitoi Familjen Zeka

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 11, 2013 5:12 pm

Shoqata Kulturore Shqiptare „Kadri Zeka“ vizitoi Familjen Zeka

Nga Xhafer LECI
 

Xhafer Leci:Shoqata Kulturore Shqiptare „Kadri Zeka“ vizitoi Familjen Zeka Leci-300x225
Nga e djathta: Bashkëshortja e Taip Zekës, Avni e Shaip Zeka, mr. Bislim Pireva, Xhafer Leci, Ramadan Zuka dhe Demirali Morina.

Gjilan, më 4 gusht 2013-të, SH K SH „ Kadi Zeka“, me seli në Nürtingen të Gjermanisë, me këtë përbërje: nënkryetari, sekretari dhe kryetar nderi, Selami Morina, Ramadan Zuka dhe Xhafer Leci, me rastin e vdekjes së Taip Zekës, 07.02.2013, vëllai i heroit Kadri Zeka, i bënë vizitë familjes Zeka. Fillimisht, sipas traditave tona, vizituam kryefamiljarin Shaip Zeka, të gjithë të pranishmëve të familjes Zeka u shprehëm ngushllimet tona, edhe në emër të Shoqatës dhe kryetarit Taxhidin Bakiu. Me këtë rast Shaip Zekës ia dorëzuam edhe një Mirënjohje, të cilën, në shenjë respekti, me rastin e kemtimit të 20 vjetorit të themelimit të Shoqatës, shtator 2012-të, e kishim ndarë për familjen Zeka. Pastaj, sëbashku me Shaipin dhe mikun e tij, mr. Bislim Pireva, vizituam edhe familjen e të ndjerit Taip, për t`u shprehur ngushëllimet tona të çiltëra e vëllazërore. Meqë ne e dinim se familja e të ndjerit Taip, materialisht nuk qëndron mirë, me propozimin e Xhafer Lecit, kryetar nderi i Shoqatës, kryesia njëzëri u pajtua që, në shenjë respekti, nga arka jonë ta ndajmë një shumë solide prej 500 euro, të cilat, me rastin e kësaj vizite, ia dorzuam djalit të Taipit, Avni Zekës. Kësaj radhe nuk dashëm të përmendim edhe ndihma të tjera cilat ua kemi dërguar viteve të fundit disa familjeve skamnore në Prishtinë, Gjilan, Pejë, Deçan, dhe Shtime.


Köngen, më 06.09.2013
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi