Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Mbetem i juaji me besë”

Shko poshtë

“Mbetem i juaji me besë” Empty “Mbetem i juaji me besë”

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 13, 2013 4:44 pm

“Mbetem i juaji me besë”

“Mbetem i juaji me besë” Largea_edith1379073886
“Mbetem i juaji me besë” Edith3
(E plotësuar)Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur një fjalim prekës para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Rama foli për një bashkim unison mes dy vendeve për ta kthyer kufirin Kosovë-Shqipëri një vijë të padukshme.
Gjatë fjalës, Kryeministri i Shqipërisë vuri theksin tek sistemi i unifikuar i arsimit nga parashkollor deri në universitet. Krijimin e një strategjie mbarëkombëtare për bujqësinë dhe krijimin e një grupi të përbashkët pune për bashkim doganor.
Rama theksoi se mes dy vendeve duhet të nënshkruhet një traktat miqësie dhe fqinjësie të mirë. Ndërsa për projektin e gazsjellësit TAP, u shpreh se projekti duhet të ketë dhe një degëzim në Kosovë. Sa i takon gazsjellësit TAP, Rama nuk i kurseu fjalët e mira as për paraardhësin e tij, Sali Berisha.
“Mbetem i juaji me besë” Edith1
Duke e cilësuar marrëveshjen Kosovë-Serbi me vizion dhe kurajë, Rama u shpreh se ajo do të hapë një kapitull të ri në rajon. Kryeministri i Shqipërisë nënvizoi se mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ndërtohet një marrëdhënie mirëbesimi që duhet të nisë nga respektimi i pakicave në të dy vendet.
“Mbetem i juaji me besë” Edith2
Kreu i Partisë Socialiste e nisi fjalën e tij duke cituar Rexhep Qosen dhe në fund e mbylli me fjalët: “Mbetem i juaji me besë”.
“Mbetem i juaji me besë” Edith4
Rama: Kosova ka shumë për ta mësuar Shqipërinë
Kryeministri shqiptarë, Edi Rama, e quajti Kosovën shtet 5 vjeçar që ka shumë për ta mësuar Shqipërinë, e cila është shtet që 100 vjet, dhe se demokracia, sipas tij, në Kosovë funksionin shumë më mirë se në Shqipëri.
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, në nëntor, do të mbajnë mbledhje të përbashkët, madje ministrat e të dyja vendeve duhet paraqesin ecurinë e punëve të tyre, para të dyja Qeverive.
Kështu ka konfirmuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili kur foli për marrëdhëniet mes shteteve tha se Kosova dhe Shqipëria nuk duhet bërë politika kundërvënëse për të tjerët, por as nuk duhet lëshuar shumë pe.
Në vizitën e tij të parë jashtë vendit, si kryeministër, Rama ka deklaruar marrëveshja Kosovë-Serbi, ka mbyllur historinë e përgjakshme dhe inercinë paralizuese të ish-Jugosllavisë dhe ka hapur një faqe të re.
Rama tha se në nëntor të dyja Qeveritë do të mbajnë mbledhje të përbashkët dhe se secili ministër është i detyruar të jap llogari për të gjitha ecuritë, para të dyja qeverive.
“Ne kemi rënë dakord që në nëntor të bëjmë mbledhjen tonë të përbashkët të të dyja Qeverive dhe të fillojmë procesin e bashkëqeverisjes strategjike mes Kosovës dhe Shqipërisë. Do të thotë se koha kur qëllimet e mira dhe objektivat e shkruara janë pasur nga punët e lëna përgjysmë, duhet lënë vendin një kohe kur qëllimet, objektivat dhe detyrat janë të përcaktuara në mbledhjen e përbashkët”, ka thënë ai.
Rama nuk ka folur për bashkim kombëtar, tha se mesazhin e qartë për këtë do ta jep në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës.

Kur u pyet për marrëdhëniet me shtet e rajonit dhe masat që ata ndonjëherë po i vënë, sipas tij, Kosova dhe Shqipëria as nuk duhet marrin masa e as të lëshojnë pe.
“Unë nuk besojë as tek politika e kundërvënieve por as tek peri i lëshuar shumë, sepse mesa unë jam në gjendje ta shoh rajonin e vërteta është krejt ndryshe, sot për shqiptarët është momenti më i mirë i historisë së tyre dhe i jetës së tyre në këtë rajon. Dhe, kjo tregon që më së pakti, se shqiptarët nuk kanë lëshuar aq shumë pe, por përkundrazi, janë duke mbledhur përditë frytet e një mençurie, e një vizioni dhe një modeli të marrëdhënieve me të tjerët që është për t'u admiruar dhe që historia do ta shënojë si një orë të mirë të shqiptarëve në Kosovë dhe në Shqipëri”, ka thënë ai.
Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se do të angazhohen për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon.
U bisedua që Kosova të kyçet në rrjetin e Gazsjellësit Trans Adriatik TAP, ku Rama premtoi se do të angazhohet personalisht që Kosova të jetë e kyçur si u morën vesh që të fillohet puna për mbylljen e tensionit 400KË energjetik të Kosovë dhe Shqipërisë.
“Shqiptarët në Maqedoni po tregohen afirmativë, kanë zgjedhur përfaqësuesit e tyre legjitim. Por, Kosova është treguar shumë afirmative dhe 3% e serbëve në Kosovë gëzojnë më shumë të drejta se 35% e shqiptarëve në Maqedoni, por kjo është çështje që vet lidershipi në Maqedoni shqiptarë mund t'i merr vendimet që u takojnë për të ardhmen integruese atje dhe pozicionin e tyre, por në të njëjtën kohë është inkurajuese fillimi i kontaktit të drejtpërdrejtë për temat në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanocë që kanë filluar kontaktet e tyre të drejtpërdrejta”, ka thënë ai.
Thaçi foli për të gjithë shqiptarët në rajon dhe tha se po rehatohen gradualisht në cilindo shtet që jetojnë.
Rama e Thaçi: Qeveritë tona, mbledhje të përbashkëta
(E plotësuar) Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se fal marrëveshjes Kosovë- Serbia i gjithë rajoni do ta ketë më të lehtë integrimin në Bashkimin Evropian, pasi që kjo marrëveshje ka dhënë të gjithë Ballkanit një kredibilitet në sytë e Evropës. Rama këto komente i bërë gjatë një konference të përbashkët me homologun e tij, Hashim Thaçi.
Sipas tij, marrëveshja Kosovë-Serbi ka mbyllur historinë e përgjakshme dhe inercinë paralizuese të ish-Jugosllavisë dhe ka hapur një faqe të re që varet nga shqiptarët se si do të shkruhet, ku paqja do të sjellë zhvillim ekonomik për të gjithë.
“Ne kemi rënë dakrdë që të fillojmë procesin e qeverisjes strategjike që do të thotë që qëllimet dhe objektivat do të përcaktohen në mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive, ku çdo ministër do të jap llogari për projektet e përbashkëta”, ka thënë ai.
Rama u shpreh i gatshëm të shtrijë dorën e bashkëpunimit të gjithëve në rajon, i cili i ka mundësit për integrim fal marrëveshjes së Kosovës dhe Serbisë, e cila i ka dhënë të gjithë Ballkanit një kredibilitet në sytë e Evropës.
Kryeministri Thaçi u shpreh i bindur se do të punohet maksimalisht në frymën evropiane, si dhe do të angazhohen për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon.
Ai tha se kanë diskutuar edhe për kyçjen e Kosovës në rrjetin e gazit TAP, ku edhe ka marr premtimin që ky projekt do të realizohet.
“Kam besim të plotë në kryeministrin Edi Rama, për Shqipërinë evropiane”, ka thënë Thaçi.
Kosova të kyçet në gazsjellësin TAP
(E plotësuar) Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në emër të qytetarëve të Kosovës i ka uruar zgjedhjen Edi Ramës si kryeministër i Republikës së Shqipërisë.
“Do të jetë një mundësi e re që ne edhe më tutje ta thellojmë bashkëpunimin. Ministrat e Qeverise Rama, do të takohen me homologët e tyre nga Kosova, qe ato marrëveshje që kanë qenë të hapura të konkretizohen sa më shpejt”, tha kryeministri Thaçi.
Thaçi ka besim të plotë se Qeveria Rama, do të luaj rol të veçantë në arritjen e njohjeve për shtetin e Kosovës.
“Ne gjithashtu me Ramen biseduam për marrëdhëniet që ka Kosova me vendet e rajonit. E falënderova kryeministrin e ri për mbështetjen që i ka dhënë Shqipëria dialogut për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, tha Thaçi.
Të dy kryeministrat kanë biseduar për të gjitha sferat, politike, ekonomike e kulturore që përvojat e mira të dy vendeve të barten të njëra tjetra.
“Me theks të veçantë biseduam që edhe Kosova të kyçet në gazsjellësin TAP”, ka thënë Thaçi.
Kurse kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se, marrëveshja Kosovë-Seri e ka mbyllur përfundimisht historinë e përgjakshme mes këtyre vendeve. Si një histori që paqja do të sjell një zhvillim ekonomik dhe social.
“Kryeministri Thaçi me njoftoi në mënyrë detaje për marrëveshjen e arritur në Bruksel”, ka deklaruar Rama.
Ai tha se, me Thaçin kanë biseduar edhe rreth mundësisë për një bashkëqeverisje strategjike.
“Jemi pajtuar që të takohemi me mbledhje të përbashkëta për të mirën e dy vendeve. Mbledhja e parë mes dy qeverive do të nis në nëntor”, ka pohuar Rama.
“Unë e shoh Kosovën sot si një shtet 5-vjeç që ka çka t’i mësoj shumë shtetit 101 vjeçar”, ka thënë Rama.
Rama u takua me Thaçin
(E plotësuar) Në sheshin ”Skënderbeu”, në Prishtinë është rreshtuar Garda e Nderit dhe u intonuan himnet e dy vendeve Kosovë-Shqipëri për nder të vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Ai me bashkëpunëtorët e tij u prit nga kryeministri i vendit Hashim Thaçi.
Kryeministri Edi Rama sot viziton Kosovën
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama së bashku me një delegacion të lartë nga Republika e Shqipërisë do ta vizitojnë sot Kosovën. Ai do të pritet nga homologu i tij, Hashim Thaçi me një ceremoni shtetërore. Kurse, Kuvendi i Kosovës, me rastin e vizitës së kryeministrit Rama ka organizuar një seancë solemne.
Kryeministri Rama, në mëngjesin e ditës së sotme nuk ka hezituar të jap edhe emocionet që ka për vizitën e parë jashtë vendit si kryeministër.
“Për Kosovë! Me emocion të posaçëm për vizitën e parë si kryeministër - me përgjegjësinë e madhe të fjalës para Kuvendit të Kosovës në 12.00”, ka shkruar Rama në Facebook-un e tij.
Pas pritjes shtetërore, në sheshin “Skënderbe”, pritet të mbahet takimi bilateral i delegacioneve të Qeverisë së Kosovës dhe atij të Shqipërisë, ku pastaj të dy kryeministrat do t’i drejtohen mediave.
Rama do të pritet edhe nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Kurse në mesditë me një fjalë rasti, Rama do t’i drejtohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës në një seanca solemne.
Ndërkohë, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, do të pres në një takim njoftues Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes të Republikës së Shqipërisë, Arben Ahmetaj. Ndërsa, ministrja e Integrimeve Vlora Çitaku do të takohet me Ministren e Integrimit Evropian të Republikës së Shqipërisë, Klajda Gjosha.
Kurse, ministri i Infrastrukturës, Femi Mujota do të takohet me ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës, të Shqipërisë, Edmon Haxhinasto.
Po ashtu, është paraparë që ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli të takohet me ministrin e Energjisë dhe Industrisë të Republikës së Shqipërisë, Damian Gjiknuri. E, ministrja e Arsimit dhe e Sportit e Shqipërisë , Lindita Nikolla, do të takohet me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja.
Pasdite është paraparë të takohen edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi dhe homologia e tij nga Shqipëria, Mirela Kumbaro-Furxhi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi