Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PD: Rama t'i kërkoj falje Kosovës për Bregoviqin

Shko poshtë

PD: Rama t'i kërkoj falje Kosovës për Bregoviqin Empty PD: Rama t'i kërkoj falje Kosovës për Bregoviqin

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 13, 2013 10:13 pm

 
PD: Rama t'i kërkoj falje Kosovës për Bregoviqin


PD: Rama t'i kërkoj falje Kosovës për Bregoviqin Largea_rama-bregovic1379097914
Deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani doli para medias duke i kujtuar kryeministrit të dekretuar Edi Rama se sot është në vendin e duhur, pavarësisht se shumë vonë, për të kërkuar ndjesë për aktin e tij publik dhe politik, kur ishte kryebashkiak i Tiranës.
“Përpara se të flasë për projektet me Kosovën dhe traktatin e miqësisë me të, një shpikje e çuditshme e z. Rama kjo, ai duhet të kërkojë falje për nderimin, që i ka bërë Goran Bregoviçit, një muzikant i njohur për vokacionin e tij antishqiptar”, u shpreh Bogdani.
Nga mosnjohja, vijoi ai, nga padija, apo nga bindjet e tij të mëparshme, z. Rama ka ngritur në piedestalin e kryeqytetit, kur ishte kryetar bashkie, muzikantin e preferuar të çetnikëve, që u këndonte spastrimeve etnike dhe genocidit në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë.
“Ai thotë se vizioni i tij ka ndryshuar, por e kaluara jo e largët është aty dhe dëshmon të kundërtën, deri në momentin që vetë Rama të distancohet”, insistoi Bogdani.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi