XHEVAT REXHAJ:GJERGJ KASTRIOTI PRET KRAH HAPUR IBRAHIM RUGOVËN NË KRYEQYTETIN E DARDANISË
Faqja 1 e 1
XHEVAT REXHAJ:GJERGJ KASTRIOTI PRET KRAH HAPUR IBRAHIM RUGOVËN NË KRYEQYTETIN E DARDANISË
XHEVAT REXHAJ:GJERGJ KASTRIOTI PRET KRAH HAPUR IBRAHIM RUGOVËN NË KRYEQYTETIN E DARDANISË
Viti 2013, data 27 shtator, vendi Prishtinë, do të shënoi një ngjarje të papërseritshme në ecjen tonë nepër histori, si shqiptarë. Për dikë ndoshta kjo datë, dhe dita e premte thjeshtë do jetë vetëm një datë në kalendar, por besohet se për shumicën shqiptare, dhe për vet rrugëtimin e shqiptarisë nepër furtuna kjo ditë do të mbeteët e shënuar për mos tu shlyer kurrë. Në këtë ditë koha, dhe vet realiteti i krijuar në trojet shqiptare, do të ngjalli dy Burra të mëdhenjë të kombit shqiptarë, do jenë afër njëri tjetrit ata që krijuan historinë, ata që menduan për popullin e tyre, pra do jenë në nji shesh së bashku të bashkuar Gjergj Kastrioti dhe Ibrahim Rugova. Në shumë shtete të botës ka mra njerëzish të mëdhenj që shoqërohen përgjithmonë me idenë e kombit ose të shtetit të tyre. Nuk mund të mendojmë, për shembull, Anglin pa mbretërit e saj, Francën pa mbretërit e saj, Gjermanin pa Habsburgët, as Romën e vjetër, pa Jul Qesarin, as Shqipërinë tonë, pa Gjergj Kastriotin, dhe në fund as Kosovën pa Ibrahim Rugovën. Kur flasim për Shqipërinë, dhe që e mendojmë si një njësi të bashkuar, sipas identitetit kombëtare të sotshëm, duhet të pranojmë se që nga Mesjeta , apo qëkur Shqipëria quhet Shqipëri, në asnjë çast tjetër historik nuk ka treguar kombi ynë aq forcë të bashkuar drejt një qëllimi të vetëm e që më pastaj do të hyj si faktor në historinë e përgjithshme të Evropës –se sa në kohën e Gjergj Kastriotit. Lidhur me këtë une do citoi nga nji shkrim i Z. Abas Ermenji këto fjali: “ Për ne Shqiptarët, figura e Skënderbeut zmadhohet ose zvogëlohet sipas vleftës që i japim kombit dhe ndjenjës kombëtare. Ka qënë një kohë - dhe mjaft e gjatë - kur emri i Skënderbeut ishte harruar pothuajse fare në Shqipërinë e aso kohshme. Shkaku ishte se njerëzit u grupuan rreth ndjenjës fetare ose krahinore - e njihnin vehten të Krishterë ose Myslimanë, Gegë ose Toskë, Dukagjinas a Kurveleshas - dhe jo bij të një kombi në kuptimin e sotshëm të fjalës. Gjatë asaj kohe, kujtimi i Skënderbeut jetonte tek Shqiptarët e Italisë, pikërisht sepse ata kishin mbetur me gjuhën, me ritin fetar dhe traditat e tyre si një grup kombëtar më vehte, i veçuar nga popullsia italiane që i rrethonte. Kur ideja kombëtare rilindi për ne Shqiptarët në shekullin XIX, dolli menjëherë edhe figura e Skënderbeut si ati i kombit, si shprehja m'e lartë e sedrës kombëtare dhe e vleftës sonë trimërore. Të Krishterë e Myslimanë, Gegë e Toskë e njohën si hero kombëtar. Më në fund u shtrënguan t'a njohin edhe komunistët, megjithëse në fillim këta u treguan kundër çdo vlefte kombëtare, me qëllim që t'a gruponin popullin - e sidomos brezin e ri - rreth ndjenjës së proletariatit botëror. “ Pa asnjë pikë apo presje thënje të tilla do mund të i themi edhe sa i përket Presidentit Ibrahim Rugova. Ishin vitet e shekullit të kaluar kur ai si një Hyjnor doli, dhe pranoi përgjegjësin që të jetë prijës i një populli të shtypyr, të gjakosur dhe të getoizuar nga armiku serbo-sllav, doli që të jetë jo vetëm zëri i tyre por edhe i pari i tyre duke rrahur shtigjet në kancelarit e vendosjes ndërkombëtare për të treguar, dhe kërkauar çlirimin e shqiptarëve nga pushtuesi shekullor. Ishin ato vite kur populli ishte vet Rugova, kur populli kishte krijuar vetëdijen e paparë gjerë në ato vite se më në fund fal edhe miqëve tanë Kosova do çlirohej edhe pse me sakrifica, dhe me gjakë. Një kohë pas çlirimit individ, dhe klane të caktuara filluan luftën e tyre që të fshinin nga realitetei rolin historik të Ibrahim Rugovës, por jo as këtë qytetarët e Kosovës nuk e,lejuan, duke zgjedhur me shumicë votash përseri për President Ibrahim Rugovën me vite të tëra duke e shëndrruar prijësin e tyre në Njeri të dy shekujve. Populli edhe sot pas vdekjës për ditë e më shumë e kërkon vizionin, dhe urtësin e Rugovës, ditë për ditë para varrit të tij përkulen edhe ata që e shanë e edhe ata që me fjalë e të bëma u munduan ta njollosin emrin e tij të panjollosur kurrën e kurrës. Sot Ibrahim Rugova jeton në zemrat shqiptare kudo ka shqiptarë, në të gjitha trojet shqiptare flitet, dhe shkruhet më shumë për Ibrahim Rugovën mu si ajo koha e Rilindjes për Gjergj kastriotin, pra dy Burra kombi dita ditës po e ribashkojnë shqiptarin. Të premtën me 27 shtator do vendoset përball Gjergj Kastriotit, vëllau i tij Ibrahim Rugova, sa madhështi do të mbetet edhe nji segmnet i kësaj krenarie tonë, Busti i Ibrahim Rugovës do të vij të premtën nga Tirana nepër rrugën e kombit të cilën e kërkoi qysh në vitin 1994 ai vet, ndërsa në Prishtinë të Dardanisë, Rugovën e pret Gjergj Kastrioti që u soll me mendjen dhe punën e Ibrahim Rugovës e Mark Krasniqit, po a ka më mrekulli sesa që tani e tutje në Sheshin e kryeqytetit do lidhen së bashku Shqipnija dhe Kosova, përmes Dy Burrave të historisë tonë, Gjergj kastriotit, dhe Ibrahim Rugovës, populli do i ketë në afërsi për mote, gjeneratat e reja do të frymëzohen gjatë ardhmërisë, dhe ne do të themi, ja mendjet e ndritura shqiptare bashkojnë historinë. Gjergji ishte ai që mbrojti shqiptarinë nga hordhite turko-anadollake, Ibrahim Rugova mbetet ai që dridhi Serbin duke e sjellur në pashallëkun e Beogradit. Po si Gjergji ashtu edhe Rugova i treguan Evropës se shqiptarët ishin këtu me shekuj, se shqiptarët ishin vet Evropa, dhe se shqiptarët nuk e deshën as sllavin po as turkun e arabin, shqiptari e deshi, dhe e don trollin e të parëve të vet Arbërin e Dardanin. Të premten bashkohen Dy Lidhje historike; Lidhja e Lezhës së Gjergj Kastriotit, dhe Lidhja Demokratike e Ibrahim Rugovës, historia e deshi këtë mrekulli vet. Të premten takohen shekujt, të premten ngjallen shpirtërat e shqiptarëve që luftuan me shekuj për këtë ditë, po pra të premten në Shesh takohen dhe bashkohen sheshet shqiptare. Lavdi për mote Gjergj Kastriotit e Ibrahim Rugovës, të dy shkuan në amshim në muajin janar, po të dy kthehen përseri së bashku në muajin shtator në Dardanin e tyre. Lavdi për mote të gjithë shqiptarëve që u flijuan për liri nepër shekuj.
O sa mirë që jam shqiptar!
Xhevat Rexhaj
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Xhevat Rexhaj:IBRAHIM RUGOVA ISHTE, ËSHTË DHE DO TË MBETET PERSONALITETI MA I MADH I KOMBIT SHQIPTARË PËRKRAH GJERGJ KASTRIOTIT
» Libër për Rugovën - Engjëll Koliqi: Dr. Ibrahim Rugova: Arkitekti i Dardanisë së Re
» XHEVAT REXHAJ:LETËR E HAPUR KRYEMINISTRIT TË SHQIPËRISË Z. SALI BERISHA
» Xhevat Rexhaj:PRESIDENTI YNË IBRAHIM RUGOVA EDHE PSE NË AMSHIM - NUK PO TË LEJOJNË TË PREHESH I QETË
» Xhevat Rexhaj:Ibrahim Rugova mbetet përkrah Skenderbeut
» Libër për Rugovën - Engjëll Koliqi: Dr. Ibrahim Rugova: Arkitekti i Dardanisë së Re
» XHEVAT REXHAJ:LETËR E HAPUR KRYEMINISTRIT TË SHQIPËRISË Z. SALI BERISHA
» Xhevat Rexhaj:PRESIDENTI YNË IBRAHIM RUGOVA EDHE PSE NË AMSHIM - NUK PO TË LEJOJNË TË PREHESH I QETË
» Xhevat Rexhaj:Ibrahim Rugova mbetet përkrah Skenderbeut
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi