Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Me shkollë të mesme konstruktojnë ndërtesa 10-katëshe

Shko poshtë

Me shkollë të mesme konstruktojnë ndërtesa 10-katëshe Empty Me shkollë të mesme konstruktojnë ndërtesa 10-katëshe

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 06, 2013 8:48 pm

Me shkollë të mesme konstruktojnë ndërtesa 10-katëshe
 
Me shkollë të mesme konstruktojnë ndërtesa 10-katëshe F1_06kadiri1381048703
Prishtinë, 6 tetor - Disa nga ndërtesat e reja shumëkatëshe në Prishtinë janë të konstruktuara dhe ndërtuara nga persona që nuk kanë përgatitjen e duhur profesionale dhe kjo rrit dyshimet në cilësinë e objekteve të banimit, ka thënë inxhinieri i ndërtimtarisë i specializuar në studimet gjeomekanike, Qani Kadiri.

Duke marrë shembullin e lagjes “Arbëria” (ish Dragodanit) në Prishtinë, ku së fundi janë regjistruar shembjet e dheut, ai thotë se përgjegjësit komunalë duhet të reagojnë.

Ndërtimet e larta në Arbëri, sipas Kadirit kanë nisur mbrapshtë. Ai insiston që të respektohen të gjitha kriteret profesionale para se të nisë një objekt dhe që analizat të kalojnë nëpër të gjitha filtrat institucionalë.

“Kemi raste kur elaboratet gjeometrike i bëjnë njerëz që e kanë të përfunduar shkollën e mesme. Nuk mundet një person me shkollë të mesme, apo nivel bachelor të konstruktojë një ndërtesë me 10 kate. Nuk mundet të konstruktohet e t’i bëhet arkitektura vetëm pse dikush ka kompjuter, sepse nevojitet të ketë studime master, por edhe të ketë provojë që të merret kompetenca për ndërtime të larta”, ka vlerësuar ai në një intervistë për “Kohën Ditore”.

Kadiri vlerëson se, përveç cilësisë së ndërtimit, problematike mbeten edhe zonat specifike ku ndërtohen objektet kolektive të banimit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi