Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi:AKADEMI PËRKUJTIMORE PËR VEPRIMTARIN VELI SELIMIN-një këngë vaji për mërgimtarin

Shko poshtë

Agim Gashi:AKADEMI PËRKUJTIMORE PËR VEPRIMTARIN VELI SELIMIN-një këngë vaji për mërgimtarin Empty Agim Gashi:AKADEMI PËRKUJTIMORE PËR VEPRIMTARIN VELI SELIMIN-një këngë vaji për mërgimtarin

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 07, 2013 12:55 pm

 
AKADEMI PËRKUJTIMORE PËR VEPRIMTARIN VELI SELIMIN
 
Me moton: një këngë vaji për mërgimtarin
 
Shkruan: Agim Gashi
 
Më 05.10.2012 në Jülich të Gjermanisë u organizua një Akademi Përkujtimore për veprimtarin mërgimtar të qështjes kombëtare Veli Selimin. Organizmin për shtatë vjetorin e vdekjes e bëri familja e Veliut dhe Këshilli Organizativ nën mbikqyrjen e Milazim Dervishit.
 
Në Akademi moren pjesë shumë bashkatdhetarë dhe struktura të ndryshme të jetës shqiptare në NRW. Ndër pjesmarrësit ishin edhe z.Anton Kolaj, veprimtari Bahtir Avdiu dhe Hamit Dubovci, Agim Aliu e shumë tjerë. Akademinë e udhëheqi këngëtari e poeti Agim Gashi i cili edhe lexoi një shkrim për jetën dhe veprën e  Veli Selimit. Ai mes të tjerash tha: „Veliu ishte aktiv gjithmonë për qështjen kombëtare. Ai mori pjesë në shumë aktivitete të mërgatës shqiptare, demostrata e protesta, aksione humanitare si dhe shumë aktivitete kulturore e sportive. Suksesi më i madh i Tij ishte kur më 1992 me ndihmen e Hamit Halilit, Jakup Ukës, Fehmi Hetemit, Rizah Ramadanit, Musli Behramit, Rrahim Selimit, Nysret Ahmetit e shumë tjerë, dhe arriten ta formojnë Klubin shqiptar „Bashkimi Kombëtar“ i cili Klub veproi deri në vdekjen e Veli Selimit. Me shuarjen e Veliut shuhet edhe Klubi dhe shumë aktivitete tjera kulturore e sportive në Jülich.
 Agim Gashi:AKADEMI PËRKUJTIMORE PËR VEPRIMTARIN VELI SELIMIN-një këngë vaji për mërgimtarin 1375758_10200981915643370_2060883493_n
Rapsodi i popullit i dhuron veprimtarit Veli Selimit një këngë vaji
 
Dëshira e Veliut ishte të vdiste në Kosovë për të cilën ishte munduar aq shumë.
Më 2006 ai mori rrugën për ta vizituar vendëlindjen. Një sulm në zemër i ndodh në Ulqin por shpirti i Veliut akoma nuk donte të shkonte në amshim pa mbërri në fshatin e Tij Kuçicë.
Më 17.07.2006 pushoi së rrahuri zemra e këtij mërgimtari në vendlindjen e tij.
Për jetën dhe vepren e Veliut mund të gjeni shkrime edhe në librin Lebensgeschichten të cilin libër e ka botuar Komuna e Jülichit.
Qoftë i lehtë dheu i tokës shqiptare e pushoftë në paqë aktivisti e mërgimtari Veli Selimi!“
 
Pas fjalës hyrëse, udhëheqësi i Akademisë ua dha fjalën mysafirëve të shumtë të cilët evokonin kujtime nga jeta dhe veprimtaria e Veli Selimit.
I pari e mori fjalën Anton Kolaj i cili pos tjerash tha: “Ata që lëshuan atdheun, nga të gjitha trevat shqiptare, u munduan që ta ndajnë djersën e vetë duke e dhënë një grosh për familjen e një grosh për atdheun. I tillë ishte edhe Veli Selimi i cili dha më shumë për atdheun se sa për familjen. Përkujtimet e tilla, ndaj atyre që nuk janë në mesin tonë, është obligim moral e kombëtar të bëhen e sidomos në këtë 100 vjetor të shtetit shqiptar“!
 
Folen këtu edhe shumë miqë të Veliut, bashkëveprimtar e bashkëfshatar. Foli edhe Bahtir Avdiu, Hamit Dubovci, Milazim Dervishi, ndërsa Brahim Sylejmani disa here u dashtë ti fshinte lotët derisa lexonte fjalen e tij të shkruar.
Emocionet janë ato të cilat në momente të tilla mashtrojnë edhe lotin. Vlen të theksohet se fjala e Agim Aliut ishte mjaft emocionuese i cili tha:
-Pikrisht sa erdha nga Kosova dhe isha në mëdyshje se a do mundem ta zë Akademinë për Veliun e të ju tregoj se kur kalova pranë varrit të tij, mu duk se zëri itij më tha: -Përshëndeti të gjithë pjesmarrësit dhe u bën të fala.
Edhe kënga e kënduar nga rapsodi Agim Gashi për Veli selimin, ishte mjaf emocionuese. Rapsodi ynë këndoi edhe këngën për Gani Azemin i cili shumë here ishte mysafir I Veli Selimit dhe Klubit “Bashkimi Kombëtar” si dhe këngë e Heroit Enver Zymberit. Në fund edhe rapsodët e mirën johur Haki Qamili dhe Ali Muja argëtuan të pranishmit me disa këngë dëshmorësh të kombit nga lufta e fundit.
 Agim Gashi:AKADEMI PËRKUJTIMORE PËR VEPRIMTARIN VELI SELIMIN-një këngë vaji për mërgimtarin 1374850_10200981898802949_1478372137_n
Çast nga hapja e Akademisë
 
Agim Gashi:AKADEMI PËRKUJTIMORE PËR VEPRIMTARIN VELI SELIMIN-një këngë vaji për mërgimtarin 1380232_10200981905563118_244441456_n
Z. Anton Kolaj duke evokuar kujtime për veprimtarin Veli Selimin
 
 Agim Gashi:AKADEMI PËRKUJTIMORE PËR VEPRIMTARIN VELI SELIMIN-një këngë vaji për mërgimtarin 1375028_10200981909083206_311893973_n
Veprimtari z. Bahtir Avdiu
 Agim Gashi:AKADEMI PËRKUJTIMORE PËR VEPRIMTARIN VELI SELIMIN-një këngë vaji për mërgimtarin 1378674_10200981910083231_55451752_n
 Z.Agim Aliu flet me dhimbje për mikun e tij
 Agim Gashi:AKADEMI PËRKUJTIMORE PËR VEPRIMTARIN VELI SELIMIN-një këngë vaji për mërgimtarin 1383784_10200981912043280_833001728_n
z.Hamit Dubovci, bashkpuntor i afërt i Veli Selimit
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi