Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

XHAFER LECI:Përkujtojmë figurën e atdhetarit të devotshëm Kadri Mani

Shko poshtë

XHAFER LECI:Përkujtojmë figurën e atdhetarit të devotshëm Kadri Mani Empty XHAFER LECI:Përkujtojmë figurën e atdhetarit të devotshëm Kadri Mani

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 10, 2013 3:49 pm

Përkujtojmë figurën e atdhetarit të devotshëm Kadri Mani
XHAFER LECI:Përkujtojmë figurën e atdhetarit të devotshëm Kadri Mani U1_Lacaj-KadriMani-XhaferLeci
Në shenjë nderimi me rastin e njëvjetorit të vdekjes së Kadri (Os)Manit (23.01.1937- 09.10.2012)
Nga Xhafer LECI
Gjithmonë ka qenë në shenjestër të UDB-së. Gjithmonë ka qenë në shërbim të Atdheut, duke punuar për çështjen tonë të shenjtë kombëtare.
Edhe pas 17 vite të vuajtjes së burgut të rëndë nëpër kazamatet serbo-jugosllave dhe pas lirimit të Tij më 1991, Kadriu nuk pushon, por guximshëm vepron dhe vazhdon veprimtarinë e Tij për lirinë dhe çlirimin e popullit shqiptar. Kadriu përsëri ishte në shënjestrën, përcjelljen e langojve të UDB-së, për çka u detyrua të kalojë në Shqipëri, ku ka jetuar katër vjet e gjysmë. Më 1997, Kadriu  kalon në Zvicër. Pas çlirimit të Kosovës, kthehet në Prishtinë në shtëpinë e vet. Vdes më 09.10.2012 në Prishtinë.
Siç e dimë, për  Kadri Osmanin kanë shkruar shumë intelektualë e atdhetarë, para dhe pas vdekjes së Tij,  si z.Idriz Zeqiraj, shok i ilegales me Kadri Manin  e të tjerë.
Më këtë rast përkujtimor dëshiroj të sjell vetëm disa komente të bëra nga disa komentbërës/e, tek njëri nga shkrimet e mia, rreth figurës dhe veprës të të ndjerit Kadri Mani, se si e përjetuan ata/o vdekjen e Tij dhe se si e vlerësuan veprimtarinë e Tij? 
Përkujtimit ia bashkangjesim edhe telegram ngushllimin e dr.Jakup Krasniqit
 KOHA net
Vdiq veprimtari Kadri Osmani
Dr. Jakup Krasniqi
Publikuar: 09.10.2012 - 14:56
Prishtinë, 9 tetor  Me rastin e vdekjes së veprimtarit Kadri Osmani, kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Osmani. 

“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për vdekjen e atdhetarit dhe veprimtarit të shquar Kadri Osmani”, thuhet në telegram, në të cilin Kadri Osmani cilësohet si një nga personalitetet më të dalluara të rezistencës kombëtare që nga vitet 60-ta.
 

“Shëmbëlltyra dhe vepra e tij do të kujtohen vazhdimisht me respekt të veçantë”, thuhet 

 në telegramin e kryekuvendarit Krasniqi. 

Kadri Osmani vuajti rreth dy dekada burgim për veprimtarinë e tij kombëtare
në periudhën pas demonstratave të vitit 1968.
Bota sot
 Komente
Pusho i qetë i nderuari Kadri Mani! Ti meriton paqe e qetësi. Të respektoj dhe të vlerësoj si njeri, si atdhetar dhe si intelektual. Respektoj karakterin tënd që dite të kontrollosh, të vlerësosh e rivlerësosh gjërat, që dite të merrje vendime ashtu siç deshe ti, e jo si donin të tjerët të bëje e të mendoje. Ti bëre atë që deshe dhe ishe i sinqertë me vetveten dhe me të tjerët.Ti bëre atë që mendoje se ishte e shëndoshë dhe nuk lejove që të tjerët të të kapnin për hundësh. Respekt për guximin tënd. Ngushëllime të sinqerta familjes Mani! Ymrane Abdullahu - Hajra (Jeta Kosova) , Arizonë, SHBA.
Ymrane Hajra @ 16/10/2012 18:38
Revista Zemra Shqiptare
Enver Bytyçi
[ Sunday, 06.10.2013, 09:26 PM ]
Kadri Osmani, zemra e shqiptarise!
Kadri Osmani gjendet tash prej një viti në boten e amshuar. Ndërsa emri i tij, vepra e tij, kontributi i tij, trashëgimia e këtij burri të madh atdhetar na ka mbetur ne që ende jetojmë, e që nuk jemi të sigurt nëse do të shohim ditë më të mira apo më të liga se Kadri Osmani.
Kadri Osmani ishte një idealist atdhetar i pashoq. Nëse do të dini se cili është njeriu i pakompromis, duhet marrë si etalon, Kadri Osmani. Ai bëri kompromis vetëm me bindjet e tij. Por jo me servilet, antishqiptaret, hajnat, spiunët a hipokritët. Nuk ta përtonte burri idealist i Kosovës që të bënte debat me mikun e tij mët të ngushtë, nëse e ndjente se e drejta ishte në anën e tij. Nuk bënte ai sikur nuk shihte ose nuk dëgjonte, kur dikush shkruante keq e përsë keqi, ose kur dikushi fliste pa rrotlla. 
Kadri Osmani mbtete në kujtesen e bashkatdhetarëve të tij si patriot i madh, si nacionalist i palodhur. Në shërbim të Kosovës ai u vu me shpirt e me trup. Perballoi sakrifica të panumërta dhe nuk u nda deri në ditën e fundit nga puna dhe lufta për atdhe, për komb e për familje.
Trinomi i Kadri Osmanit ishte atdheu ß Kosova, kombi ß Shqipëria dhe familja e ngushtë dhe e gjerë e tij, të cilën e kishte kult. Ai me mençuri vlerësoi lart figurat e kombit shqiptar, veçanërisht dy emblemat e tij, Nenën Terezë dhe Ibrahim Rugovën. Kur nderon këto dy figura të papërsëritshme në historinë e kombit tonë, ai mbart me vete lavdinë, parajsën dhe është i bekuar prej Zotit! Një prej atyre që Zoti i Madhë e ka bekuar, unë besoj se është edhe Kadri Osmani.
Qoftë i lavdishëm për jetë emri i tij! Ndërsa brezat që do të vijnë do ta mësojnë Kadri Osmanin në librat e tij si dhe në vepren e tij te shquar në luften për çlirimin e Kosovës!
Musa Prushi
[ Sunday, 14.10.2012, 09:59 PM ]
SHPIRTI I BACË KADRI MANI TANI PREHET NË PARAJSË
Falenderoi nga zemra të madhen Zemren Shqiptare, e posaqrisht z. Leci, për këtë Reportazh shumë të qëlluar dhe fotografitë e shkëlqyera nga vorrimi i të madhit Bacës KADRI MANI. 
Posaqrisht përshtypje më lanë numri i madhë i pjestarëve në varrimin e të ndjerit e të paharrueshimit Bacës Kadri, po edhe fotografitë e mrekullueshme në të cilat njoha edhe vëllazrit e bacës Kadri, bacën Ramiz dhe Begzad, dhe më erdhi shumë mirë që ende qenkan gjallë. Bile, bile baca Ramiz me 96. vitet e tina gati se është ma i vjetri në Gjilan. Edhe pse edhe ky i përvuajtur në burgjet serbo-sllave gjatë kohës së Rankoviqit. Sa më kujtohet për te në kohen e hershme u flitke si nji hero i gjallë, pasi që me 1956. me nji vëlla të vetin, bacen Shefki dhe disa shokë tjerë, kishte pre disa shtylla elektrike për të ndërpre furnizimin me rrymë të disa minierave, me xehen e të cilave u ndërtonte Beogradi. 
Kështu disi më kujtohet. 
Familja Osmani, të gjithë ishin dhe janë atdhetar të mëdhenjë dhe këtë ma së miri e dëshmoi Baca Kadri. I cili pasi la nji vepër të madhe pas veti, kurr nuk dot të vdes. 
E lumë familja dhe kombi që patë nji Kadri Mani.
Të lumtë jemi edhe ne që patëm fatin ta njohim. 
I qoftë i lehtë dheu i Dardanisë antike BACËS SË MADHË KADRI MANI, të cilën aq shumë e deshti dhe për te sakrifikoi çdo gjë.
Alban Voka / Baki Ymeri
[ Sunday, 14.10.2012, 11:20 PM ]
Fragmente nga një shkrim i këtij shqiptari të mrekullueshëm
Fakti që ky reportazh u shfletua brenda 24 orëve nga mbi 1.200 vetë, don të thotë se me të vërtetë kemi të bëjmë me një shqiptar të madh, të patrembur:
"Unë, poashtu kam pasur prindërit e mi, tani të ndjerë: Babai Murat Osmani, i fisit shaljan, nga komuna e Artanës dhe nëna Salihe-Sala Rexhepi-Osmani, e fisit BerIshë, nga Malisheva e Gjilanit: të cilët më kanë edukuar shqiptarisht dhe si i tillë që nga mosha 12 vjeçare kam pasur punë me OZN-an, UDB-ën: i dënuar politik me 25 vjet burgim. I kam vuajtur 17 vjet, me tri përsëritje, në këto burgje: Prishtinë- Mitrovicë-Pejë-Beograd- Pozharevc -Leskovc-Nish- Dob- Maribor- Zagreb- Lubjanë. Allahile, o lexues, a është zor vetëm të numrohen, pale të jetohen e përjetohen!?! Tash i kam 68 vjet dhe nuk them se kam bërë e çfarë s`kam bërë, sepse vuajtjet harrohen sikur ëndrrat e këqia, po dhembjen duhet ta koncentrojmë tek gjaku i derdhur dhe tek ata apo ato që nga torturat çetnike kanë pësuar tronditje e trauma; pra, nuk kacagjelem e nuk ngrefosem, nuk kapardisem e nuk mburrem.
20.3.2005: Unë me gruan time e përfunduam së lexuari librin e oficerit gjirokastrit Shpëtim Golemi: "UÇL-ja dhe Kadareja", Prishtinë-2004, f. 210. Ky libër 50% është i mirë, sepse e ka demaskuar bashkëvedasin e vet, Kadare, si një lakuriq pakurrizor në politikë dhe 50% është i keq, sepse është ndërtuar mbi baza të ideologjisë socialiste-antiinstitucionale. Oficeri e qet Kadarenë nga kontradikta në kontradiktë me vetveten e tij, por edhe vetë Oficeri është tejet kontradiktor, as i pajis konstatimet e veta me fakte konkrete për një armatë spiunësh kosovarë!?
Ai e akuzon Kadarenë vetëm në lidhje me UÇK-në, ama nuk e akuzon për asnjë skandal tjetër, si p.sh.: pse Kadare thonte se letërsia e shkrimtarëve shqiptarë në Kosovë është e ngarkuar me shovenizëm!? Pse shkrimtarët serbë në Majdanpek dhe në Bor e lavdëronin Kadarenë dhe Dritëroin, duke iu thënë: Ah sikur të ishin të mirë sikur ju edhe shkrimtarët e Kosovës, kurrë s`do të kishte luftë!? 
Etj.etj."
Revista Drini
Xhafer Leci: Atdhetari i pavdekshëm, Kadri Mani
Ismet Hasani, Suedi 
15/10/2012 at 10:27
Reply
 
 
http://www.revistadrini.com/2012/10/xhafer-leci-atdhetari-i-pavdekshem-kadri-mani/ 

z. Xh. Leci!
Deri më sot nuk lexova “in memoriam” si ky i juaji, të cilin e keni mbështetur edhe me shumë foto nga vend-varrimi. Të lumtë!
Të shkruash për një njeri siq ishte Kadri Mani, nuk është lehtë. Edhe ju nuk e keni pasur fare të lehtë të shkruani. Por keni shkruar dhe ilustruar fort mirë. Tani të ndjerin Kadri Mani-n e kam njohur përmes portalit “Zemrashqiptare” dhe “Shqipëria Etnike”. Në të dyja këto webfaqe “baci” ka bërë punë të madhe. Kam këmbye edhe shumë letra përmes msn (e-mailit), çka nuk ka qenë e lehtë, ngase “baci” për çdo gabim të “dënonte” duke ta korrigjuar gabimin me të kuqe, e atëherë ec e gabo më. Në shkrimet që i ka publikuar ka qenë i hapur dhe kryesisht ka dhënë shkrime të gjata. Në ndonjë reagim të tij, ke mund të vëresh edhe fjalë të vrazhda, ngase nuk e duronte të pavërtetën dhe padrejten.
Njerëzit e mëdhenj jetojnë edhe pas vdekjes, nga se kanë lënë vepra, e veprat e bëjnë të pavdekshëm.
I qoftë i lehtë dhéu i hedhur përmbi dërrasat e varrit.
Familjës dhe të afërmëve – ngushsëllime!
Trashëgimtarëve të tij: përmbahuni porosive të babës suaj të mirë!
Miqve dhe shokëve të tij: mos e harroni shpejt Kadri Manin!
Ismet Hasani, Suedi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi