Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiptarët në Siri, trafik qeniesh njerëzore

Shko poshtë

Shqiptarët në Siri, trafik qeniesh njerëzore Empty Shqiptarët në Siri, trafik qeniesh njerëzore

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 21, 2013 10:58 pm

 
Shqiptarët në Siri, trafik qeniesh njerëzore
 
 
 
 
Shqiptarët në Siri, trafik qeniesh njerëzore Largea_shqiptaret-jpg1382336716
 
Përfshirja e shqiptarëve në forcat ekstreme islamike në Siri i bën një dëm të madh përkatësinë tonë perëndimore. Kështu shkruan ish ministri i Jashtëm, Tritan Shehu, në një status të publikuar dje në FB. Deputeti demokrat, i cili ndjek me vëmendje zhvillimet në Siri dhe pjesëmarrjen e shqiptarëve në luftën e saj, shprehet se merr shkas nga disa njoftime të reja në media pë shqiptarët që marrin pjesë në këtë luftë. “Disa ditë më parë takova në Romë një nga drejtuesit e rezistencës demokratike siriane, një personalitet demokrat, profesor, me ide krejt perëndimore. Me konfirmoi qartësisht dy elemente: 1- Shqiptarët autoktonë në Siri, në pjesën dërmuese të tyre, mbështesin lëvizjen demokratike aty. 2- Ka shqiptarë të tjerë, të vajtur aty mbas fillimit të konfliktit, edhe nga Shqipëria këta, që operojnë aty brenda formacioneve të forcave ekstremiste islamike, duke i krijuar një dëm të madh çështjes së atij populli”. informon deputeti Shehu. “Ai më kërkoi të sensibilizohet opinioni publik në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, për këtë fenomen shumë të rrezikshëm, jo vetëm për atë vend, por në radhë të pare për vendet tona. Ai kërkonte me forcë që të merren të gjitha masat nga organet tona shtetërore për të goditur me forcë këtë trafik tragjik qeniesh njerëzore, organizatat kriminale që e organizojnë apo favorizojnë atë”, citon Shehu pjesëtarin e kryengritjes siriane. “Dhe ai, -vazhdon Shehu,- ka plotësisht të drejtë, ne nuk mund e nuk duhet ta kalojmë me mendjelehtësi një shfaqje të tillë marrëzie, fatmirësisht për momentin shumë e kufizuar kjo. Një gjë e tillë bie krejt ndesh me aspiratat tona kombëtare, me përkatësinë tonë perëndimore, me angazhimet tona, me filozofinë e mentalitetin tonë fetar e njerëzor, me imazhin tonë, me interesat tona madhore”.
 
Shqiptarë në luftë në Siri!!
 
Kjo është një temë që e ka i ministri Jashtëm, Shehu e ka prekur edhe disa ditë më parë, kur shkruante: “Disa agjenci lajmesh të huaja vazhdojnë të flasin për një pjesëmarrje të disa "qindra shqiptarëve" në luftën në Siri, lidhjen e një pjese nga ata me organizata terroriste e për një rrjetë rekrutimi të tyre në Shqipëri. Jepen dhe detaje, detaje të vrarësh, flitet për trupa të pajetë. Nuk jam në gjendje të them se deri në çfarë mase kjo është e vërtetë, por duket që diçka ka ndodhur. Ne jemi një vend me lëvizje të lirë njerëzish, pra askush nuk mund të pretendojë për një prevenim absolut të tilla rasteve. Kjo është njëra anë. Ana tjetër është shqetësimi, që duhet të na përfshijë të gjithëve ne, për raste të tilla, qoftë dhe shumë më pak nga sa jepen. Minimizimi i këtyre rasteve kërkon së pari një ndërgjegjësim e sensibilizim të plotë të opinionit tonë, jo vetëm për absuditetin e kësaj dukurie, por dhe për rrezikshmërinë e madhe që mbart ajo ndaj zhvillimeve tona”. Më tej Shehu për të bllokuar këtë marrëzi, sugjeron se duhet një impenjim total i shoqërisë civile, shkollës, institucioneve fetare, familjes etj. Sipas tij, duhet një impenjim i plotë i strukturave shtetërore, policisë, prokurorisë, inteligjencës, veçanërisht për të goditur ato grupe kriminale, që veprojnë në terren duke nxitur dhe realizuar këtë trafik çnjerëzor, pavarësisht nga petku që mund të duan të mbajnë. “Të jeni të bindur, se ata janë veçse si trafikantët e skllevërve të mesjetës. Ne jemi shqiptare dhe atdheu ynë është vetëm Shqipëria. "Feja e shqiptarit është shqiptaria"”, shkruan Shehu. “Kjo qe flitet është thellësisht tragjike, për ata individë, familjet e tyre dhe për vendin”. Sipas tij, është absurde të imagjinosh shqiptarë si "mish për top", aq larg realitetit tonë. “Më e pabesueshme që disa të jenë të lidhur me organizatat më kriminale, me armiqtë e emancipimit, demokracisë, vlerave të njerëzimit, të vendit tonë e familjes sonë perëndimore”, përfundon ish ministri i Jashtëm, Tritan shehu arsyetimin e tij për këtë fenomen.
 
Shqiptari që bën thirrje për Xhihad
 
Një video që demaskon krejtësisht qëllimet e luftës së disa grupeve ekstremiste islamike, por që postohet nga një shqiptar. Pas mesazhit të “muxhahedinit kosovar” nga Siria, për thirrje në “Xhihad”, është publikuar edhe një video tjetër, e një plakut 70 -vjeçar nga Shqipëria, i cili gjatë urimit të festës së Kurban Bajramit nga vija e frontit, bëri thirrje për ta ndihmuar popullin e Sirisë, shkruajnë mediat siriane. Në videon që ka bërë xhiron e botës ndër të tjera thuhet: “Jam 70 vjeç, prandaj u bëj thirrje myslimanëve, ata që besojnë në Allah, bindju Allahut, bindju të dërguarit tim, të ndihmojmë Sirinë. Jemi të varfër, por jemi më të fuqishëm me Zotin”. Më pare një shqiptar nga Kosova kishte bërë thirrje për xhihad.
Ai u shpreh se po luftonte vullnetarisht në Siri krahas forcave rebele që kërkojnë rrëzimin e presidentit Bashar al Asad i bëri thirrje shqiptarëve muslimanë ta ndjekin në këtë luftë të largët, përmes një videoje propagandistike të publikuar në Youtube. Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, flet pjesërisht në arabisht dhe pjesërisht në shqip, thotë se ndjehet i lumtur që ka mundësi të “jetojë me xhihad” si dhe shton se sipas mendimit të tij, në Siri aktualisht sundon ligji islamik sharia. “Vëllezër muslimanë, ju jap një këshillë prej tokës së xhihadit, tokës së shamit, këtu siç po e shihni falënderojmë Allahun na ka jep fitoren në këtë tokë dhe me ndihmën e Allahut këtu nuk ka as … as kurrfarë (qafirë/jobesimtarë),” thotë ai në videon 4 minutëshe, ndërsa i bën thirrje të tjerëve muslimanë shqiptarë që të shkojnë në këtë luftë.
 
Muxhahedinët e Tiranës i japin fund “luftës”
 
Jetë e re, larg luftës dhe terrorit për muxhahedinët në Tiranë. Ata nuk duan të dëgjojnë më për organizatën e vjetër dhe për kohën kur ishin mercenarë të Sadamit apo luftëtarë kundër Shahut. Këtë situatë të re e konfirmojnë vetë agjencitë iraniane, të cilat fillimisht nuk e pritën mirë strehimin e muxhahedinëve nga Tirana. Dhjetëra anëtarë të Organizatës Muxhahedine Khalq ( MKO , e njohur gjithashtu si MEK , NCRI ose PMOI ) dezertuan grupin pas mbërritjes në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, deklaroi një zyrtar i lartë i MKO-së të shtunën. "Të paktën 70 anëtarë të MKO-së kanë dezertuar grupin pas mbërritjes në kryeqytetin e Shqipërisë", u shpreh drejtuesi i një celule të MKO-së, që dezertoi edhe vetë, i cili u kontaktua nga agjencia iraniane FNA në Bagdad të shtunën. "Emrat e disa zyrtarëve të lartë të MKO-së shihen në mesin e grupit që ka dezertuar", shtoi burimi i cili bëri thirrje për anonimitet për shkak të rrezikut për jetën e tij. Një raport i muajit qershor gjithashtu tha se anëtarët e MKO-së të cilët u dërguan nga Iraku në Shqipëri në muajt e fundit ishin nga radhët atyre që nuk u bindeshin urdhrave të udhëheqësit të rrjetit të tyre. Sipas qendrës Didehban, shumica e anëtarëve të MKO-së, të cilët ishin transferuar në Shqipëri nga kampi i tyre tranzit në Irak, nuk u binden zotërinjve të tyre dhe nuk mund të kontrollohen nga udhëheqësit e rrjetit të tyre. Referuar një ceremonie të kohëve të fundit në Francë për të festuar përvjetorin e sulmit të armatosur të grupit kundër Iranit në vitin 1981, e cila u transmetua për anëtarët e MKO në Shqipëri nëpërmjet video konferencës në një hotel luksoz në Tiranë, vetëm 10 njerëz nga 71 anëtarë të MKO në Shqipëri morën pjesë në ceremoni, ndërsa të tjerët nuk kanë treguar interes. Madje ka pasur një orvatje për të shfaqur kundërshtimin e tyre ndaj kryetarit të celulës, Rajavi. Shumë prej anëtarëve të MKO-së e kanë braktisur organizatën, ndërsa të tjerët që ende kanë mbetur në kamp kanë thënë se janë të gatshëm për ta lënë, por janë nën presionin dhe shantazhet për jetën. Grupi u themelua në vitin 1960 duke përzier elementet e islamizmit dhe të stalinizmit dhe mori pjesë në përmbysjen e Shahut në Iran në vitin 1979.
Përpara revolucionit, MKO kryer sulme dhe vrasje kundër dy objektivave iraniane dhe atyre perëndimore. Grupi filloi vrasjen e qytetarëve dhe zyrtarëve të pasrevolucionit në një përpjekje për të marrë kontrollin e Republikës Islamike të sapokrijuar. Ai vrau disa prej liderëve të rinj të Iranit në vitet e para pas revolucionit, duke përfshirë edhe presidentin e atëhershëm, Mohammad Ali Rajayee, kryeministrin, Mohammad Javad Bahonar dhe kryetarin Gjykatës, Mohammad Hossein Beheshti. Ata u ekzekutuan në sulme me bomba nga anëtarët e MKO në vitin 1981. Grupi iku në Irak në vitin 1986, ku u mor në mbrojtje nga Sadam Huseini dhe ku ndihmuan diktatorin irakian për të shtypur kryengritjet shiite dhe të kurdëve në vend. Grupi terrorist u bashkua me ushtrinë e Sadamit gjatë luftës së Irakut ndaj Iranit (1980-1988) dhe më pas ndihmoi Sadamin duke vrarë mijëra civilë iranianë dhe ushtarë gjatë sulmit amerikan. Që prej rrëzimit Sadamit në Irak, SHBA e ka zbutur politikën ndaj MKO-së. Kështu, SHBA e hoqi MKO-në zyrtarisht nga lista e organizatave terroriste në fillim të shtatorit të vitit 2012, një javë pasi Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, i dërgoi Kongresit amerikan një komunikim të klasifikuar në lidhje me lëvizjen. Vendimi i marrë nga Klinton i ka mundësuar grupit të ketë sërish asetet e tij nën juridiksionin e SHBA-ve dhe të bëjë biznes me subjektet amerikane. Në shtator 2012, grupet e fundit të MKO-së lanë kampin Ashraf , qendra e tyre e trajnimit në provincën Diyala, Irak. Ata janë transferuar në Kampin “Liberty”, i cili ndodhet në verilindje të Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit. “Liberty” është një zgjidhje kalimtare dhe një stacion i fundit për MKO-në në Irak. Ndërkaq, duket një qëndrimi i zbutur i Iranit ndaj muxhahedinëve pas zgjedhjes së presidentit të moderuar iranian.
 
Stërvitja
 
“Njerëzit e mbledhur në Tiranë janë dërguar në Turqi dhe janë trajnuar në përgatitje ushtarake nga oficerë amerikanë në pension. Trajnimet janë bërë në bazën ushtarake “Reyhanli” në provincën jugore të Turqisë, Hatay, shkruante agjencia AINA. Sipas saj, baza ushtarake ku vendosen personat e rekrutuar ndodhet pranë kufirit me Sirinë dhe kalimi i ushtarëve të rinj drejt terrenit të luftimeve nuk është i vështirë gjeografikisht.
 
Rekrutimi
 
Një organizatë bamirëse turke, IHH ka rekrutuar qindra shqiptarë myslimanë dhe i dërgon në luftimet kundër qeverisë së Damaskut, pas trajtimeve ushtarake në Turqi. Kështu bën të ditur portali Farsnews. Organizata mbështetet nga Ministria e Jashtme turke dhe nga Wahhabi, një grup ekstremist saudit.
 
769
 
është në total numri i shqiptarëve të rekrutuar. Grupi i fundit i shqiptarëve të rekrutuar përfshinte 90 shqiptarë që kanë fluturuar nga Tirana për në Stamboll me fluturimin numër 1078 të Turkish Air më 30 qershor 2013, ka thënë burimi i cituar nga mediet e huaja.
 
Të vrarë
 
Halil Maliqaj, nga fshati Prush i Tiranës, thuhet se është vrarë muaj më parë gjatë luftimeve në Siri. Javën e fundit atje gjeti vdekjen një shqiptar nga Maqedonia, ndërsa shqiptarët, Ermal Xhelo dhe Denbis Jangulli, thuhet se janë vrarë në Siri vitin e fundit.
 
Burimi: Fars News Agency







Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi