Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dr.Aziz M. Mustafa:LAMTUMIRË POET DHE MIK I DASHUR, HAXHI VOKSHI (1940-2013)

Shko poshtë

Dr.Aziz M. Mustafa:LAMTUMIRË POET DHE MIK I DASHUR, HAXHI VOKSHI (1940-2013) Empty Dr.Aziz M. Mustafa:LAMTUMIRË POET DHE MIK I DASHUR, HAXHI VOKSHI (1940-2013)

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 21, 2013 11:31 pm

 
 
Dr.Aziz M. Mustafa:LAMTUMIRË POET DHE MIK I DASHUR, HAXHI VOKSHI (1940-2013)
 
Dr.Aziz M. Mustafa:LAMTUMIRË POET DHE MIK I DASHUR, HAXHI VOKSHI (1940-2013) 20_10_13_109123_1370308_10202035211938974_312747110_n
 
Qyteti i Gjilanit sot i tha lamtumirë poetit, profesorit, intelektualit dhe veprimtarit Haxhi Vokshi.  I lindur në maj 1940 në fshatin Voksh të Malesisë së Gjakovës, shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Deçan, gjimnazin në Pejë, kurse studimet e larta për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i kreu në Universitetin e Prishtinës. Ka punuar si profesor në Gjimnazin e Gjilanit, pastaj në Sekreatiatin Krahinor për Arsim, Kulturë dhe Shkencë në Prishtinë kurse deri në pension ka punuar në Tempullin e Dijes, Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Ka jetuar në Gjilan.     Haxhi Vokshi ka shkruar poezi që nga shkolla fillore. Ai i takon gjeneratës së poetëve të pas Luftës së Dytë Botërore (LDB) që patën një barrë të rëndë të krijonin një art që shpreh gjakimin për liri të plotë kombëtare, por të mbështjellë me metafora dhe figura tjera poetike, për ti ikur cenzurës dhe dënimeve, nganjëherë edhe drakonike. Si intelektual dhe mësimdhënës i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Gjinmazin e Gjilanit, Haxhi Vokshi mbolli dritën e dijes dhe iluminizmit kombëtar dhe njerëzor te nxënsit e tij. Ai pos që shkruante bukur, ishte një lexues i pasionuar dhe një zbulues i talenteve të reja letrare. Shumica e poetëve gjilanas kanë pasë përherë përkrahjen dhe ndihmën në botimin e librave të tyre të parë, qoftë si recenzent, qoftë si redaktor, sidomos pas mbylljes së  dhunshme të së vetmes Shtëpi Botuese shtetërore “Rilindja”, aty ku kishin botuar të gjithë poetët kosovarë shqiptarë të pas LDB.

    Veprën e parë poetike “Shqetësimi i vargut” Haxhi Vokshi e botoi me 1971 ne “Rilindja”. Që në veprën e parë u shqua me një varg të ngrohtë dhe njesi të veçantë poetike. Me një varg të lirë dhe modern, Haxhiu i këndonte njeriut, vendlindjes, lirisë, kullave të Malësisë. Në vargun e tij shtrihej toponimia e Vokshit, urtësia malësore dhe atdhedashuria. Në “Rilinja” botoi edhe dy përmbledhje tjera me poezi: “Koha e ditës sonë” (1980) dhe “Përralla dhe kulla” (1987). Të dy këto ishin vepra poetike të konsoliduara, me një substrat ndjesie dhe krenarie, vepra që u pritën mirë dhe hynë në rendin e vlerave të poezisë kosovare të kohës. Pas mbylljes së “Rilindjes”, Haxhiu botoi te “Jeta e Re” në vitin 1994 veprën e tij poetike ”Udhëtim me korbin”, një libër metaforë, një këngëtim të zymtë për kohët e rënda që po përjetonin kosovarët në fund të viteve të 80-ta dhe fillimin e viteve 90 të shekullit XX. Udhëtimi me korbin është udhëtim krejt drejt kurbetit, drejt të panjohurës, drejt ekzodit në perëndim për të gjetur një punë dhe një ekzistencë, që rinia kosovare nuk mund ta siguronte në atdheun e okupuar dhe nën thundrrën policore serbe.
Por Haxhiu nuk pushoi së kënduari dhe ëndërruari lirinë. Luftën e Kosovës e përjetoi I mbyllur në një banesë të vogël, pranë parkut të qytetit, me ankthin e masakrave dhe shkatërrimeve të luftës. Pasuria më e madhe që druhej se e humb ishin librat, që i donte dhe i ruante si sytë. Pas luftës botoi edhe veprat “Liria këndon vetë”, SH.B. “Rozafa”, Prishtinë , 2003 dhe “Testamenti i tokës”, Prishtinë 2008. Haxhi Vokshi deri në fund të jetës nuk pushoi së shkruari. Poezia e tij shquhet për vargun e ngrohtë, njesinë dhe frymën njerëzore. Malësorët fisnikë, familja e tij, sidomos dy nipat e tij Korabi dhe Petriti, djali Astriti dhe bashkëshortja, mësuesja Makfire, por edhe miqtë poetë e shkrimtarë të arealit shqipfolës janë personazhet e poezisë së tij. Poeti dhe studiuesi Nexhat Rexha kështu e vlerëson poezinë e Haxhi Vokshit: “Vokacioni krijues në poezinë e Haxhi Vokshit është i kompozuar në ndjeshmërinë jetësore, sepse vetë rrjedha e aktualitetit jetësor nëpër të cilat kaloi ai janë domethënëse dhe komplekse. Ai qe i vetëdijshëm për këto preokupime intelektuale dhe artistike, për këtë arësye dhe shumë të tjera, poezia e tij u qëndron kohëve” (Nexhat Rexha, “Emra dhe vlera”, Sh.B. “Beqir Musliu” 2012, Gjilan, fq. 50.)
Në përmbledhjen e tij të fundit, “Testamenti i tokës”, H. Vokshi, pos poezive përkushtuese për  njerëzit e tij të dashur, kolegët dhe njerëzit që shenjuan kohën tonë (Adem Jashari, Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, etj), ka shkruar për gruan e sëmurë dhe vdekjen e saj. Është cikli poetik më i  dhembshëm dhe më prekës i librit:
“Dritaret i kam mbyllur mirë
Derës pos çelësit
Ia kam vënë edhe shpinën
Vdekja të mos hyjë”
        (“Netët e mia pranë teje në spital”)
Haxhi Vokshi la një boshllëk në mesin e intelektualëve dhe poetëve kosovarë. Anëtar aktiv i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës që nga themelimi, vepra e tij poetike dhe jetësore është shembull i njeriut të human dhe të afërt, njeriut që donte jetën, familjen, vendlindjen dhe atdheun.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi