Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NJË NGA LETRAT E MIKUT IDRIZ ZEQIRAJ

Shko poshtë

NJË NGA LETRAT E MIKUT IDRIZ ZEQIRAJ Empty NJË NGA LETRAT E MIKUT IDRIZ ZEQIRAJ

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 23, 2013 12:52 pm


NJË NGA LETRAT E MIKUT IDRIZ ZEQIRAJ

 
 NJË NGA LETRAT E MIKUT IDRIZ ZEQIRAJ 249181_10151731822074077_828330661_n

I shumëdashuri Agim Gashi,

Fillimisht, ju uroj shëndet dhe rahabilitim, riaftësim të suksesshëm!

Ju kemi përcjellur përgjatë gjithë odisejadës Tënde transplantuese. Keni shkëlqyer në paraqitjen dinjitoze të stafit Tuaj kirurgjik. Fotografimet kanë qenë fenomenale dhe në veçanti ajo me mjekën shumë komunikuese dhe njerëzore. Ne, pavarësisht që nuk kemi pasur mundësi për t`ju vizituar, në ato ditë plot ankth, megjithatë, me mendje dhe zemër, kemi qenë tek Ju dhe me Ju. Jemi gëzuar, me fund, për rrjedhën e mbarë të trasplantimit të mëlçisë, njëri nga organet vitale të organizmit të njeriut. Mijëra urime për suksesin!

Mësova për paraqitjen Tënde mjeshtërore e dinjitoze në tubimin letrar e artistik në Koblenz. Më erdhi keq pse nuk kanë ndarë edhe një çmim për Ju. Do t`ua ngreh veshin atyre shefave drejtues dhe besoj se një ditë do të jetë radha e Juaj.

Një porosi vëllazërore: Vajzën mbaje pranë, sepse ajo duhet të jetë një stoli në banesën Tënde. Ju kuptoj, sëmundja dhe vetmia ndikojnë, fatalisht, në gjendjen Tënde shpirtërore dhe shpërthimet në mëllefosje edhe mund të mos kontrollohen, në masën e duhur. Megjithatë, llogarisni në moshën e vajzës dhe arsyetoni në përmasën e viteve. Ju lutem më ndjeni dhe më mirëkuptoni për tepërinë në moralizime, por, unë flas si vëllai - vëllait, meqë ju dua pa shibla e lajka.

Teksti, ilustrimi me fotografi dhe këndimi - i këngës kushtuar mikut tonë zemrak - Kadri(Os)Manit, padyshim është një monument i skalitur mjeshtërisht për këtë burrë Kosove dhe Shqiptarie. Ju lumtë, i shumëdashuri Agim Gashi dhe të paçim në vite dhe dekada!


Falë me shëndet - Juaji vëlla - Idriz Zeqiraj

Mynih, më 2 prill 2013



I dashur vlla Idriz, 


Ju falemnderit shumë për letren e Juaj të cilën jo që e lexova me një frymë por mu duk se e përbiva dhe më këndelli më shumë se sa ilaqet.Nuk thuhet kot që fjala e ëmbël dhe këshillat e mikut janë më sheruese se sa ilaçet.
Unë akoma gjendem në një Klinikë në Arweiler ku minimumi do të qëndroj deri më 17 prill.Gjatë kësaj kohe, pikrisht javen e kaluar më vizitoi miku Shefqet Podvorica i Dubohit i cili jeton në Frankfurt dhe se sëbashku me vajzën e tij Blerten më sollen llibra, lule e dhurata tjera.Ishte befasia më e këndshme e kësaj kohe të shkuar.
Disa miqë më shkruajnë e disa edhe më thirrin në telefon. Ata që më shkruajnë janë Sylejman Aliu, Sabit Rrustemi, Skënder Zogaj, Vullnet Mato, Kujtim Stojku, Jorgo Telo, Agron Xhama, Drita Fejza, Shahindere Bërlajolli, Hyqmet Hasko, Visar Zhiti, Petraq Kote, Hasan Gremi, Gani Orana e shumë e shumë të tjerë për çka i falenderoj.Në telefon e besa edhe më vizitojnë ndonjëherë janë miqët:Faruk Tasholli, Ismet mehmetaj, Ilir Doçi, Hasan Qyqalla, Dan Gashi, Halil Rrustemi, Selajdin Gashi, Pal Sokoli, e shumë tjerë që ndoshta u mbes borgj të mos i përmendi por që i mbaj në mendje. Por ka edhe familje të tëra që thërrasin dhe kujdesen jo vetëm për shëndetin por edhe për gjendjen time materiale, siq janë familja Bytyçi nga Amerika, familja Zhilivoda nga Bellgjika, Familja Saliu nga Holnda, familja Jupolli nga Franca, familja Azemi nga Brukseli, Mimoza Kallja nga Gjermania e shumë familje tjera që i çmoj e më çmojnë por pa e harruar as familjen Zeqiraj dhe personalisht Ty i dashur Idriz.
Më fal që e zgjata por mu desht patjeter disi ti tregoj dikujt se edhe pse jamë në pesimizëm të thellë, i sëmurë dhe i shkallmuar nga hallet e jetës, njerzit bujar, miqët dhe familjet akoma smë harrojnë.Përkundrazi shpesh më thërrasin, më shkruajnë por edhe më inkurajojnë për shëndetin tim.
I dashur Idriz, por ka edhe të atillë që në këto kohra e momente më të vështira më shajnë, më ofendojnë, madje edhe më kërccnojnë si para disa vitesh që çdo ditë pritsha plumbin nga ndonjë dorë e mashtruar dhe e paguar nga stalinistët e Kosovës. 
Rasti më bizar mu duk rasti i Sali Kabashit i cili për një xhelozi idioteske dy ditë pas transplantimit të mëlqisë pyeste se a mos ka „vdekë akoma Zorani me sharki“ e për të shkuar deri te ofendimet më të ulta për të thënë se „ekipi i derrave (aludon te mjekët gjerman), moren një mëlqi nga një derr i gjallë për tia vënë derrit dykëmbësh me sharki“, etj.deri te ofendimet më të paskrupullta që vetë mendja e të pashpirtërve dhe kriminelëve mund ti përdori për me i zbutë ndenjat e urrejtjes që kan ndaj njerzëve.

E di që njerzit më spo kan nerva të lexojnë letra të gjata, por ja që unë nuk pyeta por të shkruajta me zemër duke e njoftë shpirtin tënd prej njeriu dhe të përvuajtur në të kaluarën, njerzoren tënde për miqë kur sot na mungon Kadri Mani, na mungon Ali Podrimja, Gëzim Uruçi, Adem berisha e shumë nga ata që shkuan për të na e bërë vendin edhe neve.

Me shumë rrespekt e vllëzërisht për Ty e familjen tënde


Agim Gashi
Bad Neuuenahr
Klinik Niederrhein

5 prill 2013




 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi