Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi-POEZI PËRKUSHTIMORE NGA AZALEJA GASHI DHE DEMIR KEASNIQI

Shko poshtë

Agim Gashi-POEZI PËRKUSHTIMORE NGA AZALEJA GASHI DHE DEMIR KEASNIQI Empty Agim Gashi-POEZI PËRKUSHTIMORE NGA AZALEJA GASHI DHE DEMIR KEASNIQI

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 26, 2013 3:03 pm

 
Agim Gashi-POEZI PËRKUSHTIMORE NGA AZALEJA GASHI DHE DEMIR KEASNIQI

 
 
Agim Gashi-POEZI PËRKUSHTIMORE NGA AZALEJA GASHI DHE DEMIR KEASNIQI 1381593_10151737406084077_105067688_n
Azaleja Gashi

 
Azaleja Gashi
 
ME BALLIN KRENAR
 
Unë, vajza e vogël me ballin krenar,
Hap flatrat e zemrës mbi popullin tim,
Shkëlqimin e syve ma jep dielli zjarr,
Kënga ime e thjeshtë rrjedh si ligjërim.
 
Për vendin tim do këndoj gjithmonë,
Zogi vogël sot jam unë,
Nesër shqiponjë bëhem e kaltërsive,
Dashuritë të gjitha i mbledh në gji.
 
Në gjurmët e babit do të ec në jetë,
Babi me këngë, unë me poezi,
Zërii tij dredh telat e sharkisë,
Zëri im –bubullimë si i te madhit Moisi.
 
Këngët e fisit do këndoj pa rreshtur,
Shpirtin e kam plot nostalgji,
Rrugen e babit kam në ballë e zemër,
E atdheut dhe e tij do të jem sinfoni.
 
 Agim Gashi-POEZI PËRKUSHTIMORE NGA AZALEJA GASHI DHE DEMIR KEASNIQI 1381650_10151737408254077_154485693_n
Demir Krasniqi
 
 
Demir KRASNIQI
 
KUJTIM MALLI
 
Të mbajë mend kur :”More rrugën për në det “,
Dhe në vend të kripës – na solle sherbet !
“Lulet” të dëgjonin dhe “ çelnin në dritare”,
Ato hidhnin valle në dasmat shqiptare!
 
I mbaj mend dasmorët në pajtime gjakesh ,
Kur sharkia jote , kumbonte n’ ballë oxhakësh !...
Por nuk e di oxhaku yt , ku do të qet tim ,
O,vëlla i gjakut  – me emrin  Agim?!
 
Ndoshta mërgimtarët , koha do t’i tres,
Por kënga e bilbilit, kurrë nuk do të vdes!
Ajo do t’ jehojë krenare
Edhe n’u rrënofshin odat shqiptare!...
 
 
Gjilan, më 14 Dhjetor 2008
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi