Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:ME ANGAZHIMIN E UKË RUGOVES NË LDK, ATËHERË LDK DO TË JETË PARTI RUGOVIANE

Shko poshtë

AGIM GASHI:ME ANGAZHIMIN E UKË RUGOVES NË LDK, ATËHERË LDK DO TË JETË PARTI RUGOVIANE Empty AGIM GASHI:ME ANGAZHIMIN E UKË RUGOVES NË LDK, ATËHERË LDK DO TË JETË PARTI RUGOVIANE

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 31, 2013 2:05 pm

AGIM GASHI:ME ANGAZHIMIN E UKË RUGOVES NË LDK, ATËHERË LDK DO TË JETË PARTI RUGOVIANE U1_AgimGashi-3

AGIM GASHI:ME ANGAZHIMIN E UKË RUGOVES NË LDK, ATËHERË LDK DO TË JETË PARTI RUGOVIANE

AGIM GASHI:ME ANGAZHIMIN E UKË RUGOVES NË LDK, ATËHERË LDK DO TË JETË PARTI RUGOVIANE 1385990_10151748879499077_1269102682_n

Presidenti Rugova me të birin Ukën


„Me kalimin e kohes kam kuptuar thellësinë, zemrën e Kosovës, që ka durimin, zhdërvjelltësinë, mungesën e përcmimit, dhe tolerancës mbi të gjitha“!-Dr.Ibrahim Rugova

Kthimi i Fatmir Sejdiut në aktivitete të LDK-së sëbashku me Isa Mustafen, i gëzon antarët e devotshëm të LDK-së, ata që e dashtën me zemër këtë subjekt politik,e që nuk ishte vetëm politik por edhe lëvizje e mbarë popullit shqiptar. LDK-ja dikur ishte motori i kombit për ta pregaditur një luftë për liri e pavarsi.
Strategu i këtij subjekti politik Dr. Ibrahim Rugova, nuk gjendet më në mesin e të gjallëve por ai jeton dhe frymon te një pjesë e antarsisë së LDK-së që jo pa qëllim u la anash.
U la anash edhe familja e Presidentit, u la anash edhe Uka i cili nuk di për çfarë arsye iu bashkangjit Hashim Thaqit për qeverisje bashkë me disa njerz të përfolur nga antarsia e LDK-së.
Mendimi im personal është se pa familjen e Dr. Ibrahim Rugoves, LDK-ja kurr sdo të jetë ajo që duhet të jetë. Nuk arsyetohen fare thënjet se Uka nuk do të inkuadrohet në LDK kur deklaratat e tij janë plotsisht të kundërta me këto thënje, dhe se po të mirret parasysh natyra njerzore, të pakt janë ata që ia kthejnë shpinën babait për tu inkuadru me kundërshtarët politik të babait. As Ukë Rugova dhe familja e Dr. Rugovës nuk besoj se ia kan kthye shpinën babait dhe të Zotit të shpisë së Rugovëve. Te kjo familje shof shumë rrespekt për burrin e madh që e kishin dhe me dinjitet e krenari e ruajnë emrin e Tij dhe autoritetin që gëzon në bashkësinë kombëtare e ndërkombëtare.
LDK-ja dhe udhëheqja e saj duhej të kishin rrotullue gurin e drurin që patjeter ta kishin Ukën dhe Teutën aty, po pse jo edhe Mendimin. Edhe Fana, gruja e jetës së Dr. Rugoves është dashtë të angazhohet bile në disa tryeza të rrumbullakta ku autoriteti i saj do ti sillte suksese vetë partisë. Po të ishin shkue rrugës së këtij veprimi, LDK sot do të ishte në pushtet. Injorimi i antarsisë së devotshme, afrimi i atyre që me dekada kishin qëndru larg LDK-së, ndarja në dysh me fajin e atyre që e ndanë, rrahja me karrike, ruajtja e interesave vetanake dhe pasurimi enorm i udhëheqjes së saj, e ngulfaten LDK-në e bashkë me LDK-në u ngulfat edhe atdheu. Ruajtja e interesave personale ose klanore në një parti, gjithmonë qon tek çarja dhe ndarja e saj dhe tek konfliktet e interesit. Kësaj i thonë tradhëti ndaj rugovizmit dhe kombit.
Shpeshherë Dr. Rugova na thoshte:“Politika është një luftë pa armë, politika e keqe përfundon me armë“! Kjo u vertetue edhe në ditën e ndarjes së LDK-së në dysh.Dikujt sot i konvenon ndarja, jo në dysh, por në katerqind copa edhe nga vetë struktura të larta të LDK-së- Ata shkojnë nga motoja: „Ose unë vetë, ose asnjë“!

Vdekja e Dr. Rugovës ishte vdekje e hershme dhe humbje e madhe për popullin e Kosovës dhe LDK-në si parti më e madhe në trojet tona. Turmat milionshe që i shkonin në nderim të këtij Kolosi tregonin fort fuqishëm dashurinë që kishte arritur ta mbillte tek ne dhe në ne. Edhe në temperaturat nordike të atij dimri, gra, pleq, fëmijë e plaka, intelektualë e fshatarë me dhembje në shpirt qëndronin me orë të tëra me qëllim të një përkulje falenderimi pranë arkovilit të më të Madhit njeri që pati historia e re e shqiptarëve. Varrimi i tij ishte varrim i një burrështatasi që bota demokratike dhe ajo përparimtare ia njifnin rolin dhe meritat që ai i kishte në luftën e drejtë për liri e pavarësi të Kosovës.

Por tani pas vdekje ngrihen në këmbë dallkaukët, falsifikatorët, inatçorët, kurrkushët e kush jo tjetër, duke i bashkuar forcat për denigrimin e kësaj figure historike, që populli shqiptar pati fatin ta ketë në gjiun e tij. Filluan pastrimet brenda partisë së LDK-së, dalin në shesh fraksionet e ndryshme, ndarjet në LDK-istë e Rugovistë, krejt me qëllim të përfitimeve vetanake dhe marrjes së pushtetit nga ata që më së paku e meritojnë. Disa OJQ që janë bërë si pulat e këqija që kokrrat i hanë në oborrin e vet ndërsa vezët ia bëjnë fqiut, nuk zgjedhin mjete jo vetëm për ta diskredituar figurën madhore të Dr. Rugovës, por synojnë haptas shkatrrimin e LDK-së si parti e cila nën udhëheqjen e Strategut tonë, Kosovës ia solli lirinë e ëndërruar me shekuj. 
E tani filluan zërat të flitet keq edhe për familjen e Dr.Rugovës e sidomos për Ukë Rugovën i cili e mban emrin e babait të Dr.Rugovës. Kush fol e kush denigron kunder Ukës e familje së Presidentit? Përgjigjja është e thjesht, ata që nuk e dashtën as Presidentin. Po pse? Sepse, pas vdekjes së Dr. Rugovës, nuk u vrapua që ta vorrosin si i ka hije, por vrapuan se cili do ta trashëgonte Presidentin. Kandidat kishte shumë andaj edhe grindjet me inate u shtuan saqë përpak ishte që të dështonte edhe varrimi. Pë varrimin e Dr. Rugovës duhet të flasin akterët e kohës që disa u sakrifikuan e disa mbajnë në vete mëkate të pafalshme.

Por Dr. Rugova ishte njeriu që mbolli farën e dashurisë njerzore. Ajo farë akoma është në zemrat tona dhe na mbanë të fortë që ta ndjekim rrugën e Tij. Akoma ka forca LDK-ja që dinë ta shporrin urrejtjen dhe atë ta shndërrojnë në dashuri, që ndarjet t’i kurorëzojnë me bashkim, që hubjet t’i bëjnë fitore. LDK-ja duhet të gjallojë për hir të popullit dhe lirisë së Kosovës, duhet të gjallojë pë hir të kujtimit për njeriun që perëndia na e dhuroi pas shumë vuajtjeve shekullore.
Kjo dhuratë e ka vetëm një emër: Dr Ibrahim Rugova Presidenti i parë i Kosovës dhe Strategu i Pavarsisë!
Për ta ruajt këtë emër LDK-ja duhet ta ruaj edhe familjen e Presidentit, ti ruaj antarët e fmaljes dhe ti afroj afër vetes ashtu si na ka hije. Afrimi i Ukës dhe familjes Rugova do të ishte një sukses madhor i kësaj partie. Në LDK vetëm atëherë do të frymoj jeta rugoviane, buzqeshja do ti kthehet rugovizmit, dhe pushteti do të fitohet jo për hir të partisë por për hirë të atdheut dhe ardhmërisë së kombit.

Emri Rugovë ka diçka që na bën të ndihemi të mëdhenjë, të ndihemi mitik dhe Clemetian e që Kosova dhe populli shqiptar ndjehen krenar që jetuan në kohën e Tij.

E di që nuk kam fuqi të ndikoj shumë sepse ne mërgimtarëve as që po na pyesin, por gjithsesi u bëj thirrje LDK-së, por edhe Ukë Rugovës që ti afrohen njëri-tjetrit për hir të atdheut, kombit dhe për hirë të Arkitetktit të Pavarsisë Dr. Ibrahim Rugovës. Me ardhjen e Ukës në LDK, shumë zëra dashakeqës do të shuhen plotsisht.

Po e mbylli edhe me një thënje të Dr. Ibrahim Rugovës:
“Në jetë, duhet pasur vullnet e durim – të mirat vijnë pastaj”!


31.10.2013
Düren


 

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi