Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skandaloze: Policia e Shqipërisë arreston dy të rinjë pse valonin flamurin e UÇK-së

Shko poshtë

Skandaloze: Policia e Shqipërisë arreston dy të rinjë pse valonin flamurin e UÇK-së Empty Skandaloze: Policia e Shqipërisë arreston dy të rinjë pse valonin flamurin e UÇK-së

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 01, 2013 2:26 am

Skandaloze: Policia e Shqipërisë arreston dy të rinjë pse valonin flamurin e UÇK-së
 
Skandaloze: Policia e Shqipërisë arreston dy të rinjë pse valonin flamurin e UÇK-së Largea_per-71383230410

As serbët dhe grekët nuk e bëjnë një veprim të tillë, e bën vetëm Edi Ramës dhe Dashamir Tahiri

Policia shqiptare, dje ka arrestuar dy tifoz kuqezi vetëm se valëvitën në stadiumin e Durrësit, flamurin kuqezi me simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - UÇK - së. Kombëtarja shqiptare, e fermave po luante një ndeshje kualifikuese në grupin e saj teksa ka mundur dje ne Stadiumin Niko Dovana të Durrësit përfaqësuesen e futbollit ë femrave të Greqisë, 1 me 0 nën një entuziazëm jo të zakonshëm për një ndeshje femrash.
Tashmë dihet se ndeshjet e çdo veprimtarie sportive mes Shqipërisë dhe Greqisë shoqërohen nga një tifozeri e zjarrtë, dhe me polemika të shumta pas ndeshjeve respektive. Kështu ka ndodhur edhe dje teksa është zhvilluar edhe kjo ndeshje që fatkeqësisht ka ndodhur ajo që nuk pritej dhe nuk duhej të ndodhte publikisht. Mbasi nuk ka qenë policia greke apo serbe, ajo që ka kryer këtë akt të shëmtuar, por ajo shqiptare e kryepolicit Dashamir Tahiri dhe Edi Ramës, e cila ka arrestuar dy të rinjtë mes tyre një të ri 19 vjeçar, student i Universitetit "Aleksandër Moisiu", që po valëvisin një flamur kombëtar kuqezi me simbolin e njohur të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK-së.
Dyshohet se kjo ka të bëjë me vizitën e fundit të Ministrit të Jashtëm të Greqisë në Tiranë. Venezelios, arritjen e ndonjë marrëveshje për mos përdorimin e simboleve të tilla në vendet publike. Megjithëse, tashmë dihet edhe publikisht dhe zyrtarisht lidhja e Partisë Socialiste me qeverinë greke gjë e cila e detyrojë deri në zgjedhjen e Vangjel Dules në krye të kuvendit të Shqipërisë.
Shoqërimi i dy tifozëve kuqezi, të cilët shpalosën flamurin e UÇK-së, në mënyrë demonstrative para kamerave televizive, në opinionin shqiptarë është pritur me indinjim të madh, sidomos këtu në qytetin bregdetar në Durrës.
Ngjarja, që është shënuar gjatë ndeshjes së djeshme në stadiumin e Durrësit “Niko Dovana” , ku rreth minutës së 15-të, të ndeshjes Shqipëri Greqi për femra në futboll, një grup tifozësh kanë shpalosur flamurin e UÇK-së si dhe kanë bërë thirrje për bashkim të Kosovës me Shqipërinë, ka prekur shumë këtu në Durrës shqiptarët nga Kosova, të cilët kanë blerë banesa dhe ushtrojnë bizneset e tyre në këtë qytet.
Megjithëse, këtë veprim policia e Durrësit, e ka justifikuar me argumentin se thirrjet nacionaliste në ndeshje janë të patolerueshme, pasi rrezikohet gjobitja e fushës, një biznesmen nga Kosova me dyqan në zonën e plazhit i tha gazetës tone se “kjo është një “shfaqje e papranueshme” e cila nuk duhej të ndodhte mbasi kishte mënyra për të mos përdorur forcën e policisë shqiptare”.
Ndërkaq, në një bisedë në zonën e plazhit të Durrësit, jo shumë larg Stadiumit të futbollit “Niko Dovani”, ku edhe u zhvillua ndeshja, për gazetën tonë, disa shqiptarë nga Kosova, që kanë blerë banesa në këtë qytet, kanë dënuar këtë veprim të policisë së shtetit shqiptarë, sepse pasi sipas tyre ata tifoz shqiptarë të rinjë, nuk kishin qëllim tjetër veçse të festonin me simbole që përfaqësojnë Kosovën dhe Shqipërinë, dhe të mbështesnin sipas tyre futbollistin Ergys Kaçaj, i cili u “dënua” nga publiku grek sepse mbajti një bluzë me flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK-ës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi