Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KFOR-i ndërhyri në veri me kërkesë të EULEX-it

Shko poshtë

KFOR-i ndërhyri në veri me kërkesë të EULEX-it Empty KFOR-i ndërhyri në veri me kërkesë të EULEX-it

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 04, 2013 12:27 pm

KFOR-i ndërhyri në veri me kërkesë të EULEX-it
KFOR-i ndërhyri në veri me kërkesë të EULEX-it F1_04kfor1383553589
Prishtinë, 4 nëntor – Forcat ndërkombëtare në Kosovë, KFOR-i, ka ndërhyrë mbrëmë pas sulmeve të ekstremistëve serbë në vendvotimet në pjesën veriore të Mitrovicës, ka bërë publike sot KFOR-i përmes një komunikate. “Dje, në orët e hershme të pasditës pjesëtarët e KFOR-it kanë ndërhyrë me shpejtësi pas sulmeve në vendvotime në pjesën veriore të Mitrovicës. Me kërkesë të EULEX-it, forcat e KFOR-it, paraprakisht të sistemuara në veri të Kosovës me qëllim që të kontribuojnë për një ambient të sigurt e të parrezikshëm  si dhe për të siguruar lëvizje të lirë gjatë zgjedhjeve, menjëherë kanë ndërhyrë”, thuhet në komunikatën e tij.

Brenda 15 minutash KFOR-i me kërkesë të EULEX-it ka sistemuar në pjesën veriore të Mitrovicës forcat për reagim të shpejtë  të njësisë së specializuar multietnike të karabinierëve (MSU).

Brenda një orë, njësitë rezervë të Batalionit taktik rezervë manovrues (KTM) të KFOR-it po ashtu janë sistemuar në zonat problematike të Mitrovicës dhe në këtë mënyrë kanë mbështetur njësitet e KFOR-it  të sistemuara në terren. 

Veç kësaj KFOR-i ka reaguar edhe në rastin e sulmit në Zveçan duke vendosur edhe në atë terren rend, shton komunikata. 

 Më vonë, gjatë natës, KFOR, po ashtu me kërkesë të EULEX-it, ka organizuar siguri dhe ambient të sigurt si dhe lëvizje të lirë në rrugët nëpër të cilat u bë transporti i materialit zgjedhor në Qendrën e numërimit të votave.

KFOR-i, siç thekson komanda, do të vazhdojë të ushtrojë detyrat e veta pa anshëm, me kujdes dhe vendosmëri me qëllim që të ofrojë ruajtjes së ambientit të sigurt  për të gjithë qytetarët e Kosovës. 

Pas incidenteve, në pjesën veriore të Mitrovicës automjete të karabinierëve janë vendosur përballë urës kryesore mbi Ibër. 

 Po ashtu gjatë natës raportohet se ka pasur edhe fluturime të theksuara helikopterësh të KFOR-it. 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi