Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tragjedi në Pogradec dhe Librazhd, 7 persona vdesin të bllokuar në miniera (Foto)

Shko poshtë

Tragjedi në Pogradec dhe Librazhd, 7 persona vdesin të bllokuar në miniera (Foto) Empty Tragjedi në Pogradec dhe Librazhd, 7 persona vdesin të bllokuar në miniera (Foto)

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 07, 2013 7:07 pm

 
Tragjedi në Pogradec dhe Librazhd, 7 persona vdesin të bllokuar në miniera (Foto)
 
 
Tragjedi në Pogradec dhe Librazhd, 7 persona vdesin të bllokuar në miniera (Foto) Largea_tragjedia1383837092

Një tjetër tragjedi ka ndodhur në minierat e vendit tonë. Dy punëtorë në fshatin Gurrë të Librazhdit janë zënë poshtë nga një masiv mineral kromi. Bëhet fjalë për inxhinier Drini Bogdanin dhe një punëtor, të cilët kanë gjetur vdekjen. Ndërsa mësohet se policia ka mbërritur në vendngjarje. Ditën e djeshme 5 të rinj humbën jetën, pasi u asfiksuan në minierën në Pogradec.

Tragjedi në Pogradec dhe Librazhd, 7 persona vdesin të bllokuar në miniera (Foto) Tragjedia1Tragjedi në Pogradec dhe Librazhd, 7 persona vdesin të bllokuar në miniera (Foto) Tragjedia2Tragjedi në Pogradec dhe Librazhd, 7 persona vdesin të bllokuar në miniera (Foto) Tragjedia3
Tragjedi në Pogradec, 5 të rinj vdesin të bllokuar në minierë

Pesë të rinj kanë humbur jetën, pasi kanë mbetur të bllokuar në minierën e fshatit Beragozhde të komunës Dardhas në Pogradec.

Viktimat janë vëllezërit Edison, Nertil dhe Ledion Hamolli, përkatësisht 23, 25 dhe 24 vjeç, si dhe dy vëllezërit e tjerë, Sazan dhe Arjan Hamolli 23 dhe 30 vjeç.
Deri tani është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të Edisonit dhe Nertil Hamollit, ndërkohë që grupi i kërkim-shpëtimit të cilët ndodhen në vendngjarje po bëjnë të mundur nxjerrjen e 3 trupave të pajetë nga miniera.
Nxjerrja e trupave është bërë e vështirë jo për shkak të thellësisë së minierës, por për shkak të pranisë së madhe të gazit në gjatësinë e saj prej më shumës e 300 metrash.
Dyshohet se shkak i vdekjes së të rinjve është bërë një gjenerator, me anë të të cilit vihej në punë një pompë që shërbente për nxjerrjen e ujit jashtë minierës. Tymi i gjeneratorit dyshohet t’i ketë asfiksuar të rinjtë.
Po, në të njëjtën minierë një javë më parë mbeti i bllokuar një i ri tjetër, i cili kishte hyrë në minierë për të mbledhur skrap, por fatmirësisht ai u nxor i gjallë nga galeria nga grupi i kërkim-shpëtimit.
Në shenjë nderimi për vdekjen e 5 të rinjve, komuna Dardhas shpall dy ditë zie. Sot dhe nesër komuna do të mbajë zi për vdekjen e 5 djemve nga i njëjti fis që humbën jetën nga asfiksia në Beragozhd, brenda një miniere.
Ngjarja
Reparti i Inspektimit dhe Shpëtimit të Minierave është informuar rreth orës 23:00 të së mërkurës se disa persona kanë mbetur të bllokuar në ish-minierën e qymyrit në Dardhas të Pogradecit.
Është konstatuar se në minierën e cila rezulton të jetë pa aktivitet dhe e mbyllur prej 20 vitesh, disa persona kanë hyrë në mënyrë ilegale për të marrë materiale ndërsa kanë marrë me vete edhe një gjenerator me benzinë. Gjatë punës së gjeneratorit është prodhuar sasi e konsiderueshme oksid karboni e cila është përhapur brenda galerive.
Zv.ministri i Energjisë dhe Industrisë z. Ilir Bejtja, Prefekti i Qarkut, drejtuesit e RISHM-it dhe forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes ndërsa po punohet edhe për të sqaruar rrethanat e plota.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi