Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Isa: Nuk e pimë SHIK-un po ujin – Debati live Isa dhe Shpendi (Video)

Shko poshtë

Isa: Nuk e pimë SHIK-un po ujin – Debati live Isa dhe Shpendi (Video) Empty Isa: Nuk e pimë SHIK-un po ujin – Debati live Isa dhe Shpendi (Video)

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 08, 2013 11:59 pm

 
Isa: Nuk e pimë SHIK-un po ujin – Debati live Isa dhe Shpendi (Video)
 
Isa: Nuk e pimë SHIK-un po ujin – Debati live Isa dhe Shpendi (Video) Debat
Uji – infrastruktura
 Isa Mustafa duke folur për çështjen ujit tha se janë riparuaar dhe rikrijuar rrjeti magjistral i ujit, dhe se tani është duke vazhduar të punohet në ndërtimin e fabrikës së ujit
Ndërsa, 52 për qind e prodhimit të ujit humb nga problemet teknike. Ai tha se me projektin e ri parashihet që të realizohet dhe të përmbushë nevojat fabrika e ujit në Shkabaj, për 30 vjetët e ardhshme, ndërsa projekti përmbyllet në 2016 sipas projektit.
Shpend Ahmeti tha se çështja e ujit del se një problem shumë më serioz. Ai tha se jnë 178 mijë veta të kyçur në ujësjellës dhe del se 300 litra ujë në ditë prodhohen për çdo person, ka problem me kyçjet e ujit, ndërsa 53 për qind të ujit nuk faturohet. Ai tha se nevojitet një plan aksionar për ujin, dhe se as fabrika e ujit nuk do ta zgjidhë çështjen e ujit. Ai tha se ka edhe kompani izraelite të investojnë në ujë. Uji do të jetë prioritet i Vetëvendosjes dhe se do të krijojë drejtorin e ujit, dhe se do të krijojë politikë sociale për këtë. Ai tha se ka borxhlinj të mëdhenj. Reduktimin e ujit për person, dhe në këtë mënyrë të reduktohen problemet, dhe të lirohen nga uji ata që nuk kanë mundësi për 18 kubik ujë.
Mustafa tha se konstaton se ka pasur ngecje, pasi për shkak të ujit kanë mbetur pa ndërtuar rrugë në lagje, por tha se për ta zgjidhur problemin janë bërë investime vetanake. Humbjet komerciale të ujit tha se janë 30 për qind sipas raportit të ujësjellësit, jo vetëm në Prishtinë, por për gjithë rajonin e furnizimit.
Ahmeti tha se mungesa e ujit është problem tjetër, dhe sipas tij mungesa e ligjit i ka konvenuar dikujt se si ka ndodh dhe ndikuar kaosi urbanistik që ka shkaktuar krizën e ujit, pasi kyçjet janë ilegale. Ai tha se mund të matet se sa ujë hyn në një lagje dhe sa faturohet e paguhet.
Ai tha se problemet janë edhe kyçjet ilegale, korrupsioni etj. Ai tha se edhe nëse ka qenë i implikuar sikurse SHIK-u, që ka deklaruar Isa, çështjka është dashur të adresohet që në fillim.
Mustafa tha se kyçjeve iu adresua përveç atyre ilegale, por edhe kjo çështje po zgjidhet me investimin e 62 milionë eurove dhe se ata do të kenë ujë.
Mustafa tha se nuk e pimë SHIK-un po ujin. “Ju çfarëdo keni premtuar nuk keni me realizuar. Ne kemi filluar dhe do ta përfundojmë”, tha ai.
Ahmeti tha se kryesore i kanë shti me u marrë e me fol me çështjen e ujit. Ndërsa, Isa i tha se punët nuk bahen me fjalë, por me punë, e Vetëvendosje ka veç fjalë”, tha Mustafa.
Trafiku në kryeqytet
Isa Mustafa tha se një premtim nga agjencia japoneze për donacion për të zgjidhur çështjen e trafikut me donacion pasi qeveri e Kosovës i ka dhënë informacione të gabuara, dhe ka dështuar me faj të qeverisë. Ai tha se një studim është kryer nga USAID-i dhe se janë ndarë mjete për të ristrukturuar trafikun.
Ahmeti e ka pyetur Mustafën se çfarë do të ndodhë për rrogat që nuk i kanë marrë për 24 muaj pagat.
Mustafa tha se çështja e pagave është çështje e trafikut urban, dhe se ata duhet të angazhohen më shumë. Ai tha se çështja e afarizmit të një ndërmarrje nuk është çështje sociale. Ai tha se nuk duhet të krijohet ndjenja e përtacisë tek punëtorët.
Arsimi
Shpend Ahmeti ka thënë se aq shumë ka degraduar niveli arsimit pas luftës, sa mësimi ka qenë më kualitativ para luftës pavarësisht kushteve, qoftë për shkak të idealit, por ka pasur më shumë barazi e edhe kualitet. Ai ishte kritik për numrin e çerdheve dhe kërkonte reformim të sistemit arsimor.
Ai tha se vetëm në dy vitet e fundit kanë lindur rreth 8 mijë fëmijë, ndërsa numri aktual në çerdhet është rreth 8 mijë vende. Ai tha se kjo po e dëmton dhe diskriminon femrën, pasi detyrohet të lë punën. Ahmeti tha se e ka anashkaluar totalisht çështjen e çerdheve.
Ai tha se Prishtina është bërë një qytet thuajse i pajetueshëm për familjet e reja.
Isa Mustafa tha se janë të kufizuar nga buxheti dhe se nuk qëndron akuza për anashkalim të çështjes së çerdheve, duke hapur disa çerdhe, disa duke i kthyer në partneritet publiko-privat, po ashtu se nuk ka diskriminim të femrave. Ai tha se çështja e çerdheve mbetet të zgjidhet.
Mustafa tha se orientimi i parë është ndërtim i anekseve për parashkollorët, uljen e numrit të nxënësve në klasa, të ndryshohet baza ligjore. 
Shqiptari
Në bashkëpunim me RTK, lajmi.net sjell drejtpërdrejt debatin e parë televiziv për Prishtinën ndërmjet Isa Mustafës së LDK’së dhe Shpend Ahmetit të Vetëvendosjes, sonte në 20:30.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Isa: Nuk e pimë SHIK-un po ujin – Debati live Isa dhe Shpendi (Video) Empty Re: Isa: Nuk e pimë SHIK-un po ujin – Debati live Isa dhe Shpendi (Video)

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 09, 2013 12:00 am

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi