Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Daçiq: Serbia nuk do të largohet kurrë nga veriu i Kosovës

Shko poshtë

Daçiq: Serbia nuk do të largohet kurrë nga veriu i Kosovës Empty Daçiq: Serbia nuk do të largohet kurrë nga veriu i Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 15, 2013 8:14 pm

Daçiq: Serbia nuk do të largohet kurrë nga veriu i Kosovës


Daçiq: Serbia nuk do të largohet kurrë nga veriu i Kosovës F1_15larg1384521036
Mitrovicë, 15 nëntor – (E plotësuar) Në zgjedhjet lokale që do të përsëriten të dielën, në Veri të Mitrovicës, është e rëndësisë së veçantë nëse serbët duan për kryetar të komunës së tyre, një serb apo shqiptar. Këto komente i ka bërë kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, para rreth 1500 qytetarëve të tubuar në rastin e përmbylljes së fushatës së Iniciativës “Srpska” që po mbahet në Veri të Mitrovicës, transmeton rtv21.
 

Serbia nuk do ta lëshojë kurrë veriun e Kosovës, ka thënë sot kryeministri serb, Ivica Daçiq në veri të Mitrovicës.Këto mesazhe, ai i ka drejtuar në një tubim zgjedhor të Iniciativës Qytetare Serbe e njohur edhe si “lista serbe”.

Bashkë me kryeministrin Daçiq, në këtë tubim kanë marrë pjesë edhe ministrat Aleksandar Vulin dhe Zorana Mihajloviq.

Pjesëmarrja e delegacionit të nivelit të lartë qeveritar serb në këtë miting, ishte shprehje e mbështetjes që Beogradi i jep “listës serbe” në zgjedhjet lokale në Kosovë nëpër komunat ku komuniteti serb përbën shumicën.

Për shkak të incidenteve që ndodhën më 3 nëntor, votimet do të përsëriten në 3 qendra votimi në Mitrovicë. Për këtë arsye, delegacioni qeveritar nga Beogradi ka qëndruar sot në Mitrovicë ku ka ftuar serbët që të dalin të votojnë dhe të mos lejojnë, siç janë shprehur anëtarët e këtij delegacioni, që në krye të Mitrovicës veriore të vjen një shqiptar.

“Serbia nuk do ta lëshoj kurrë dhe nuk do t’i harroj kurrë serbët e veriut të Kosovës”, ka thënë Daçiq, njoftojnë medie.

Më pas ai ka porositur serbët se ata duhet ta dëgjojnë shtetin serb, në mënyrë që Serbia të mund të vazhdoj me praninë e vet në veri.

“Po të mos ishte Serbia, nuk do të ishte edhe ky territor ku sot kemi katër komuna të mëdha e të rëndësishme serbe”, ka thënë Daçiq. 

Për dallim nga gjendja e para dy javëve, tani në Mitrovicën veriore, dominojnë thirrjet për dalje në zgjedhje dhe jo ato për bojkot.

Thirrjet janë të shoqëruara edhe me mesazhin për të votuar listën serbe, e cila po mbështetet fuqishëm nga qeveria e Beogradit.

Autoritetet e atjeshme, po pretendojnë që Mitrovica e veriut të jetë qendra e re administrative serbe, ku do të vendoset edhe Asociacioni apo Bashkësia e Komunave Serbe, organ ky i dalë si rezultat i Marrëveshjes së 19 prillit në Bruksel në kuadër të dialogut Prishtinë – Beograd.

Përmes këtij organi, serbëve lokal u është premtuar një shkallë më e lartë e vetëqeverisjes lokale, përderisa katër komunat veriore do të kenë kompetenca shtesë.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi