Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NGUSHLLIME PËR SHUARJEN E BIRIT TË POPULLIT SOKOL OLLDASHIT

Shko poshtë

NGUSHLLIME PËR SHUARJEN E BIRIT TË POPULLIT SOKOL OLLDASHIT  Empty NGUSHLLIME PËR SHUARJEN E BIRIT TË POPULLIT SOKOL OLLDASHIT

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 21, 2013 12:20 pm



NGUSHLLIME PËR SHUARJEN E BIRIT TË POPULLIT SOKOL OLLDASHIT
 
Në emrin tin dhe të Akllapit.net, Familjes, farefisit, PD-së dhe mbar kombit shqiptar e posaqërisht Kozeta Mamaqit, u shprehim ngushllimet më të sinqerta për humbjen e birit të Juaj Sokol Olldashit.
Pushoft në paqë shpirti i tij fisnik.
 
Agim Gashi
 
 
NGUSHLLIME PËR SHUARJEN E BIRIT TË POPULLIT SOKOL OLLDASHIT  1452182_615923058464900_1281316682_nNGUSHLLIME PËR SHUARJEN E BIRIT TË POPULLIT SOKOL OLLDASHIT  1465145_10151797418419077_1583515576_n
 
 
 
 
 
NGUSHLLIME PËR SHUARJEN E BIRIT TË POPULLIT SOKOL OLLDASHIT  Largea_vvwlo20130704112144_040713371384985261
 
(I plotësuar) -- Homazhet per nder te deputetit Sokol Olldashit, ish ministrit te Transporteve do te nisin ne oren 11.00 ne sallen e Kuvendit te Shqiperise.
 
Nderkohe qe ne oren 14.00 do te zhvillohet percjellja e tij per ne banesen e fundit.
 
 
 
Humb jetën deputeti Sokol Olldashi, aksidentohet në aksin Elbasan-Tiranë
 

Deputeti i PD, ish-ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, ka humbur jetën në një aksident në rrugën Tiranë-Elbasan. Lajmi konfirmohet nga burime nga burime të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme.

 
Siç informon nga vendngjarja korrespondenti i 'A1 Report", Arsen Rusta aksidenti ka ndodhur sot në mbrëmje në aksin rrugor Tiranë-Elbasan në lapidarin e Kërrabës rreth orës 21:20 minuta të mbrëmjes së sotme tek zona e quajtur lapidari i Kërrabës, në kilometrin e 6 të rrugës Tiranë-Elbasan, ku automjeti, tip Benz, me targë AA003NH, në zotërim të Olldashit ka dalë nga rruga.
 
Siç konfirmoi më vonë policia, mendohet se veprimi fatal ka ndodhur ngjitur me varrezat dhe xhaminë e fshatit Kërrabë në një kthesë të harkuar për shkak të shpejtësisë së madhe, kthesës së fortë dhe terrenit të lagësht, në një përzierje të baltës me shiun, që binte rrebesh në ato momente. Më pas automjeti ka bërë disa rrotullime dhe ka rënë në një humnerë 100 metra të thellë. Ngjarjen fillimisht e kanë pikasur banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Po ashtu kanë mbërritur edhe dy ambulanca, e para ka mbërritur ambulanca nga Elbasani, e dyta ajo nga Tirana, po ashtu dhe forcat e policisë së komisariatit numër 1 dhe policia rrugore.
 
Ka qenë e vështirë fillimisht të konfirmohej humbja e jetës së deputetit Olldashi për shkak se pamja e tij ishte shfytyruar dhe makina gjendej e përmbysur 180 gradë në një terren të vështirë. Por tek trupi i tij janë gjetur syzet dhe dokumentet e identifikimit të deputetit, të cilat krijuan menjëherë idenë se viktima është pikërisht Olldashi, i cili ka qenë në timon në çastin e aksidentit dhe i vetëm në makinë. Është provuar edhe të telefonohej Olldashi dhe telefoni binte, por askush nuk përgjigjej. Rreth një orë pas aksidentit, në 23:35 është bërë e mundur dhe nxjerrja e trupit të tij.
 
Në vendgjarje kanë mbërritur të parët deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Astrit Patozi, më pas ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, më pas edhe kreu i PD, Lulzim Basha, ish-kreu i PD, Sali Berisha, djali i Berishës, Shkëlzen Berisha. I gjithë grupi parlamentar i PD ka mbërritur në vendngjarje, gjithashtu edhe deputetë të PS, si Taulant Balla, Ilir Beqaj, Alfred Peza, por dhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit. Nuk ka munguar as kryetari i Kuvendit dhe kryetari i LSI, Ilir Meta apo edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.
 
Në vendngjarje edhe bashkëshortja e Sokol Olldashit, e cila ka pësuar një tronditje tepër të madhe kur ka mësuar lajmin. Ajo shoqërohej nga deputetja e PD, Mesila Doda, e cila më parë përpiqej t'i fshihte të vërtetën, duke i thënë se "Sokolin po e çojnë në spital".
 
Trupi i Olldashit është çuar në morg, ku kanë mbërritur të shumtë figura të politikës, miq të tij, të njohur, ku nuk ka munguar Lulzim Basha, Edi Paloka, Gerti Bogdani, Ilir Beqja etj. Familja e Olldashit ka hapur dyert e zisë në apartamentin në rrugën e Elbasanit, përballë Ambasadës amerikane.
 
Ndërkohë që pritet ekspertiza mjeko-ligjore dhe është ngritur edhe një grup hetimor për rastin. Aktualisht rruga është e bllokuar, ka shumë trafik dhe po bie shi i rrëmbyeshëm. Zjarrfikësja pas dy orë përpjekjesh ka tërhequr fuoristradën, e cila gjendej 180 gradë e përmbysur.
 
ORA 01:15 - NISIN NGUSHËLLIMET NË SHTËPINË E OLLDASHIT
 

Nga morgu, miqtë dhe kolegët më të ngushtë të Olldashit janë zhvendosur te banesa e tij. Ndër të parët ka mbërritur kreu i PD, Lulzim Basha bashkë me kreun e grupit parlamentar të PD, Edi Paloka. Më pas deputetët e PD, Genc Ruli, Jozefina Topalli, Ridvan Bode apo dhe pronari i TV Klan, Aleksandër Frangaj etj.

 
Ora 01: 10, PEZA: KOLI, DO NA MUNGOSH TË GJITHËVE
 

“Sapo u ktheva nga morgu i Tiranës. Jeta është e padrejtë shpeshherë. Si edhe në këtë rast. Lamtumirë miku ynë, Sokol Olldashi! Do na mungosh të gjithëve”, shkruan deputeti socialist, Alfred Peza në profilin e tij në Facebook.

 
ORA 01:00 BOGDANI: NJË LAJM I TMERRSHËM
 

Mesazhe të shumta janë drejtuar familjes Olldashi, pas humbjes tragjike të deputetit, Sokol Olldashi. Mijëra qytetarë kanë ngushëlluar familjen nëpër rrjetet sociale dhe mes 
tyreNGUSHLLIME PËR SHUARJEN E BIRIT TË POPULLIT SOKOL OLLDASHIT  Arrow-10x10 nuk kanë munguar as miqtë dhe kolegët ish-ministrit. “Një lajm i tmerrshëm dhe fatkeq, që sikurse shkreptima e natës kur vjen prishi qetësinë e familjes, miqve, atyre që e kanë njohur apo jo!!! Një humbje jashtëzakonisht e rëndë për familjen, miqtë, shoqërinë dhe politikën shqiptare!!! Lutjet e shkojnë për shpirtin e tij që të prehet në paqe dhe për familjen që Zoti t'i japë forcë në momentin më të vështirë të jetës së tyre!!! R.I.P. MIK!!!”, shkruan Gerti Bogdani në Facebook.

 
 
Kush ishte Sokol Olldashi 
 
Sokol Olldashi ka lindur më 17 dhjetor 1972 në Durrës. Është deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë dhe ish Ministër i Punëve Publike dhe Transportit në qeverinë shqiptare. Shkollimin e mesëm e ka kryer në vendlindje ndërsa studimet e larta për drejtësi i kreu më 1995 dhe në vitin 2004 në Kolegjin e Mbrojtjes, pranë Komandës së Doktrinave. 

Që nga koha e studimeve fillon të punojë si gazetar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe bëhet kryeredaktor i televizionit ATN pastaj zgjidhet në krye të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, dhe në vitin 2001, zgjidhet deputet në Parlament.[1]Në vitin 2007, mer postin e Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit në qeverinë e Shqipërisë.  I martuar dhe ka dy fëmijë. 

 
NGUSHLLIME PËR SHUARJEN E BIRIT TË POPULLIT SOKOL OLLDASHIT  Largea_vvwlo20130704112144_040713371384985261
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGUSHLLIME PËR SHUARJEN E BIRIT TË POPULLIT SOKOL OLLDASHIT  Empty Re: NGUSHLLIME PËR SHUARJEN E BIRIT TË POPULLIT SOKOL OLLDASHIT

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 21, 2013 1:18 pm

NGUSHLLIME PËR SHUARJEN E BIRIT TË POPULLIT SOKOL OLLDASHIT  U2_Sokolifjalim
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi