Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sevëme Fetiqi:KUVENDI THEMELUES I KRIJUESVE SHQIPTARË NË MËRGATË- KOBLENZ 2013

Shko poshtë

Sevëme Fetiqi:KUVENDI THEMELUES I KRIJUESVE SHQIPTARË NË MËRGATË- KOBLENZ 2013 Empty Sevëme Fetiqi:KUVENDI THEMELUES I KRIJUESVE SHQIPTARË NË MËRGATË- KOBLENZ 2013

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 26, 2013 11:51 am

Sevëme Fetiqi:KUVENDI THEMELUES I KRIJUESVE SHQIPTARË NË MËRGATË- KOBLENZ 2013 1477526_10202772211296230_817561004_a

SEVEME FETIQI:KUVENDI THEMELUES I KRIJUESVE SHQIPTARË NË MËRGATË- KOBLENZ 2013

 MINI GLOB KRIJUESISH NË KOBLENC TË GJERMANISË
 
Të shtunën e kaluar gjegjësisht më 23 nëntor, nën patronatin e Ministrisë së Diasporës të Republikës së Kosovës, në sallën e hotelit Continental në Koblenc të Gjermnisë u mbajt Kuvendi i parë nismëtar i krijuesve shqipëtarë nga e tërë Bota. Në këtë manifestim me rëndësi të madhe historike, përveç Ministrit të Diasporës z. Ibrahim Makolli dhe stafit diplomatik të Konsulatës së Republikës së Kosovës në Frankfurt (Konsuli z.Milazim Vllasaliu dhe znj. Fatmire Musliu)  ishin prezent edhe figura e qëndresës sonë kombëtare, shkrimtari z. Adem Demaçi, kryetarja e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, poetja dhe deputetja dr.Flora Brovina, mysafire nga Maqedonia, poete dhe krijuese dr. Zejnepe Alili-Rexhepi, shumë krijues, anëtarë dhe përfaqësues të shoqatave krijuese nga tërë Europa, SHBA dhe Australia, poetë mysafirë dhe mediat e të tjerë.
Kuvendin e hapi Kryetari i LSHAKSH në Gjermani z.Hasan Qyqalla ku në fjalën e tij përshëndetëse, ndër të tjera theksoi „ Shumë të nderuara motra e vëllezër, zonja dhe zotrinjë! Të dashur krijues, dashamirë të artit e të fjalës së bukur!
Ndihem mjaft i privilegjuar, që sot, para jush, të hap punimet e Kuvendit Themelues të Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve shqiptarë, që besoj se do të shenojë një ngjarje tejet të rëndësishme, duke lënë gjurmë në epokën e dytë të këtij fillimshekulli nga Shpallja e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, 135 - vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, 105 – vjetorit te Kongresit te Manastirit, Ditës së Alfabetit, si dhe 5 – vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shtetit të Kosovës! Mirë se keni ardhur…! “Ka tre mënyra për të përballuar sfidat e jetës, dhe atë: me indiferencë, me filozofi dhe me art”, shkruan filozofi i njohur, Carls Kolton! Andaj edhe ne, krijuesit shqiptarë të Mërgatës u mblodhëm rreth bërthamës së artit, mbase mendoj se është forma më e përsosur e reflektimit të identitetit të kulturës sonë kombëtare drejtë intensifikimit në mjediset ku jetojmë e veprojmë, këtu në botën Perëndimore.
Pastaj me fjalën përshëndetëse të tij të pranishmit i përshëndeti edhe Ministri i Diasporës z.Ibrahim Makolli. Fjala iu dha edhe z.Adem Demaçit, znj.dr.Flora Brovinës,Kosove; prof.dr Zejnepe Alili-Rexhepi, Maqedoni dhe  poeti Arqile Gjata, Greqi.
Të pranishëm ishin edhe përfaqësusesit-krijuesit e shoqatave dhe lidhjeve nga SHBA, Australia, Suedia, Norvegjia, Anglia, Franca, shtetet e Beneluksit(Belgjika), Austria, Kroacia, Greqia, dhe kuptohet nikoqire Gjermania. Për ti vazhduar punët koordinative dhe për ta zgjedhur Kryesinë e Kuvendit të Krijuesve shqiptarë në tërë mërgatën, u caktua së pari Komisioni i punës, i cili kishte për detyrë të mbikqyrë punimet, propozimet dhe aprovimet për zgjedhjen e Kryesisë. Kuvendi i përbërë nga të gjithë përfaqësusesit e lartëpërmendur, i tërhequr në mbledhjen e mbyllur, me vota unanime, për Kryetar e zgjodhi  poetin dhe kryetarin e deritashëm të LSHAKSH në Gjermani, z. Hasan Qyqallën, me mandat dyvjeçar me të drejtë rizgjedhjeje, ku pas mandatit të kryer do të zgjedhet kryetari i ri nga shtetet tjera përkatëse. Nënkryetarët u zgjodhën : Hysen Ibrahimi (SUEDI), Musa Jupolli (FRANCE), Anton Marku (AUSTRI), Besnik Camaj (ZVICER), Rita Salihu( SHBA), Imri Trena (NORVEGJI), Valdete Berisha ( BELGJIKE ), dhe Arqile Gjata (GREQI ). Përfaqësuesit nga shtetet tjera Anglia ( Sadije Kryeziu), nga Australia( Silva Tërnava) , Kroacia (Shenida Bilalli) si dhe Italia(në mungesë të përfaqësuesit) i kanë vendet e hapura në mungesë të shoqatave të perfaqsuesëve të tyre. Por, në çdo kohë do të pranohen  në Kuvend, kur do të jenë të gatshëm, me rezultatet dhe sukseset e tyre të arritura të dëshmohen në këtë drejtim.
Sekretar i këtij Kuvendi u zgjodh poeti dhe nënkryetari i deritashëm i LSHAKSH në Gjermani, Fran Tanushi, arkatar poeti dhe nënkryetari i deritashëm i LSHAKSH në Gjermani , z.Mentor Thaqi si dhe zëdhënësit Imri Trena, Norvegji(MEDIA-RADIO), Besnik Camaj, Zvicër (PUNE TEKNIKE KOMPJUTERISTIKE) dhe Sevëme Fetiqi (PRESSE ), Gjermani.
Pas Kuvendit u dha një darkë solemne për nder të mysafirëve nga e tërë Bota, ku krijuesit u argëtuan edhe me një mini- orë letrare , recitime, këngë dhe valle. Mbrëmjen e bërën edhe më festive dhe të të bukur,  grupi MINATORI nga Kosova si dhe këngëtarja e mirënjohur znj. Selvete Tërstena- Halili. Punimet e Kuvendit vazhduan edhe të nesërmen. Atmosfera kolegiale dhe miqësore bëri, që deri në orët e vona të pasdites së të dieles, të jemi së bashku në sallën e hotelit CONTINENTAL duke u çmallur dhe biseduar. Të gjithë me përvoja shumë më të mëdha, të çmallur me njëri-tjetrin, secili udhëtoi në shtetin e vet ku jeton me valixhen plot kujtime te bukura, me premtime dhe dëshira, që të punohet shumë në këtë drejtim, që të kemi një përfaqësim të denjë të Kombit tonë dhe fjalës së bukur artistike. Me këtë edhe njëherë ne krijuesit dëshmuam se dojmë, dijmë dhe mundemi të bashkohemi rreth fjalës së bukur artistike dhe ti tregojmë botës së mbarë se me punë të përbashkët, do të ecim shtigjeve të sukseseve edhe më të mëdha, ku do ta përfaqësojmë shtetin dhe kombin tonë në menyrë të denjë me fjalën e shpirtit.


P.S
FALËNDERIM
Kuvendi i themelimit të krijuesve në mërgate falënderon Ministrinë e Diasporës- z.Ibrahim Makolli, për mbeshtetje financiare, znj. Saranda Hyseni nga Suedia per moderimin e shkelqyeshem, z. Sami Hysenin, pronarin e Hotelit Continental në Koblenz, për gadishmërinë e tij, që dy ditë të jetë nikoqir i mrekullueshëm i bashkatdhetarëve të vet si dhe për mbështetjen morale, mediat RTK me xhirues dhe gazetar Z. Halil Rrustemaj dhe kameraman z.Ahmet Konjusha, si dhe gazetarin e RTK  z. Ragip Rama.
 
PËR KUVENDIN THEMELUES TË KRIJUESVE NË MËRGATË
Zëdhënësja Sevëme Fetiqi

 
Sevëme Fetiqi:KUVENDI THEMELUES I KRIJUESVE SHQIPTARË NË MËRGATË- KOBLENZ 2013 1460197_10202780990515705_1867685697_n
Sevëme Fetiqi:KUVENDI THEMELUES I KRIJUESVE SHQIPTARË NË MËRGATË- KOBLENZ 2013 1424541_10202780994555806_1094633779_n
Sevëme Fetiqi:KUVENDI THEMELUES I KRIJUESVE SHQIPTARË NË MËRGATË- KOBLENZ 2013 1475991_10202781000675959_758535890_n
Sevëme Fetiqi:KUVENDI THEMELUES I KRIJUESVE SHQIPTARË NË MËRGATË- KOBLENZ 2013 1453532_10202781007916140_638061748_n
Sevëme Fetiqi:KUVENDI THEMELUES I KRIJUESVE SHQIPTARË NË MËRGATË- KOBLENZ 2013 1470033_10202781011516230_440597951_n
Sevëme Fetiqi:KUVENDI THEMELUES I KRIJUESVE SHQIPTARË NË MËRGATË- KOBLENZ 2013 1459802_10202781023676534_1279413155_n
Sevëme Fetiqi:KUVENDI THEMELUES I KRIJUESVE SHQIPTARË NË MËRGATË- KOBLENZ 2013 1477851_10202781027596632_992300141_n
Sevëme Fetiqi:KUVENDI THEMELUES I KRIJUESVE SHQIPTARË NË MËRGATË- KOBLENZ 2013 579317_10202781032316750_1455505215_n
Sevëme Fetiqi:KUVENDI THEMELUES I KRIJUESVE SHQIPTARË NË MËRGATË- KOBLENZ 2013 1463945_10202781035036818_1102023997_n
Sevëme Fetiqi:KUVENDI THEMELUES I KRIJUESVE SHQIPTARË NË MËRGATË- KOBLENZ 2013 1477981_10202781038076894_259862129_n


Gefällt mir

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sevëme Fetiqi:KUVENDI THEMELUES I KRIJUESVE SHQIPTARË NË MËRGATË- KOBLENZ 2013 Empty Re: Sevëme Fetiqi:KUVENDI THEMELUES I KRIJUESVE SHQIPTARË NË MËRGATË- KOBLENZ 2013

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 27, 2013 10:02 pm

Sevëme Fetiqi:KUVENDI THEMELUES I KRIJUESVE SHQIPTARË NË MËRGATË- KOBLENZ 2013 936819_618154051529314_181783215_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sevëme Fetiqi:KUVENDI THEMELUES I KRIJUESVE SHQIPTARË NË MËRGATË- KOBLENZ 2013 Empty Re: Sevëme Fetiqi:KUVENDI THEMELUES I KRIJUESVE SHQIPTARË NË MËRGATË- KOBLENZ 2013

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 27, 2013 10:03 pm

Sevëme Fetiqi:KUVENDI THEMELUES I KRIJUESVE SHQIPTARË NË MËRGATË- KOBLENZ 2013 481407_543240299020690_149214321_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sevëme Fetiqi:KUVENDI THEMELUES I KRIJUESVE SHQIPTARË NË MËRGATË- KOBLENZ 2013 Empty Re: Sevëme Fetiqi:KUVENDI THEMELUES I KRIJUESVE SHQIPTARË NË MËRGATË- KOBLENZ 2013

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi