Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ALARMOHET BE, KOSOVA ME 200 LUFTËTARË NË SIRI

Shko poshtë

ALARMOHET BE, KOSOVA ME 200 LUFTËTARË NË SIRI Empty ALARMOHET BE, KOSOVA ME 200 LUFTËTARË NË SIRI

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 05, 2013 1:13 pm

ALARMOHET BE, KOSOVA ME 200 LUFTËTARË NË SIRI

ALARMOHET BE, KOSOVA ME 200 LUFTËTARË NË SIRI Siria_421330

 
Shefi antiterror i Bashkimit Evropian, Gilles de Kerchove, pritet të tërheqë vërejtjen në një takim të ministrave të Brendshëm të BE-së për “kërcënimin e madh të sigurisë” që paraqet rritja e numrit të luftëtarëve të huaj në Siri.Deklarata e siguruar nga agjencia AP, në mënyrë specifike bën thirrje për përdorim më të mirë të informacioneve të pasagjerëve, për të gjurmuar se kur dhe si udhëtojnë rebelët për në Siri.
 
Ministrat e Brendshëm të BE-së do të shohin edhe për mënyrat se si të bashkëpunojnë më afër me fqinjin e Sirisë, Turqinë, përmes së cilës shumica e luftëtarëve arrijnë në Siri.
 
“Bashkimi Evropian duhet të ndihmojë Turqinë në përmirësimin e kontrollit në kufij dhe aeroporte dhe duhet të bëjë më shumë në parandalimin e radikalizmit të individëve, posaçërisht në kampet e refugjatëve”, thuhet në deklaratë.
 
Një zyrtar i lartë i BE-së, i cili ka kërkuar të mbetet anonim për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, ka thënë se përveç luftëtarëve nga Bashkimi Evropian, ka rreth 500 nga vendet e Ballkanit. Ai ka theksuar në veçanti kontributin nga Bosnja dhe Kosova.
 
“Kosova ka 80 deri në 200, nga 2 milionë banorët e saj”, ka thënë ai.
 
Zyrtari ka thënë se numri total i luftëtarëve të BE-së mund të jetë mbi 1,000.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi