Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skender Zogaj:Sa larg e sa afër jemi

Shko poshtë

Skender Zogaj:Sa larg e sa afër jemi Empty Skender Zogaj:Sa larg e sa afër jemi

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 16, 2013 1:20 pm

Skender Zogaj:Sa larg e sa afër jemi 197527_100397076649024_1689665_n
Skender Zogaj::Sa larg e sa afër jemi

(Një muaj pa Sabit Hykollin)


Skender Zogaj:Sa larg e sa afër jemi 1456088_672176666137726_1815011393_n


Shtatë ditë lotin në qepallë e mbajta për ty 
e shtatëmilionë vjet drite kam me të kërku nëpër yje
derisa të të gjej, o vëlla -
për me të marr ngryk , e fort me u përla me Ty, 
pse i mbylle sytë, 
pse e ndërpreve udhën 
dhe gjithcka që ka të bëjë me rrugëtimin…

Ktheve shpinën ike matanë xhamit 
pa më thanë lamtumirë, 
por sado larg të kesh shkuar 
s’i ndalon dot kujtimet e mia 
se je shkëlqimi që gjithandej përhapet
e kurrë nuk mund ta mbulojë hija. 

I mbylle sytë dhe shkove kah drita 
pikëllimin për ta zbrazur sa më larg nesh.
Oooo…, i mjeri u për ty, e di –
zemrën ta plasi koha mbushur me lytha
e plot njolla mavi…! 

Ike nga kjo botë e rrejshme, Maestro –
me “Vajtimin e mbretëreshës së qiejve”
mbushe qiellin fluturime zogjsh
sipri “Kullës” tek “Molla e tejdukshme” 
të pikojë magjia e lotit të hyjnive 
sa larg e sa afër jemi -
larg kabareut të duartrokitjeve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi