Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rexhep Elezaj:GËNJESHTRAT APO TRILLIMET E RADHËS SË AKADEMIK REXHEP QOSJES..!

Shko poshtë

Rexhep Elezaj:GËNJESHTRAT APO TRILLIMET E RADHËS SË AKADEMIK REXHEP QOSJES..! Empty Rexhep Elezaj:GËNJESHTRAT APO TRILLIMET E RADHËS SË AKADEMIK REXHEP QOSJES..!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 26, 2013 2:00 am

Rexhep Elezaj:GËNJESHTRAT APO TRILLIMET E RADHËS SË AKADEMIK REXHEP QOSJES..! 1467209_673818075996927_1429316401_a



GËNJESHTRAT APO TRILLIMET E RADHËS SË AKADEMIK REXHEP QOSJES..!


GËNJESHTRA TRILLIMET E RADHËS SË AKADEMIK REXHEP QOSJES..!?

Shkruan: Rexhep Elezaj

Rexhep Qosja, në intervistëne fundit dhënë dje gazetës “MAPO” e cila botohet në Tiranë, për herë të parë në jetën e tij e ka pranuar faktin publikisht se Dr. Ibrahim Rugova ka qenë president legjitim i Kosovës si dhe kryetar i LDK-së. Madje, e paskësh pranuar se edhe LDK-ja ka qenë dhe është subjekti i parë politik dhe më i madhi në Kosovë..! Ngase, ai që e lexon më vëmendje atë që paska thënë Qosja në këtë intervistë e kupton ashiqare se në mënyrë të tërthortë iu paskësh rënë pishman të gjitha shpifjeve dhe akuzave që ia ka bërë në vazhdimësi presidentit Rugova dhe LDK-së si parti, qëkur ajo doli në skenën politike në Kosovë dhe qëkur Ibrahim Rugova u zgjodh president i Kosovës..!


Rexhep Elezaj:GËNJESHTRAT APO TRILLIMET E RADHËS SË AKADEMIK REXHEP QOSJES..! 1482779_684792511566150_898852527_n
Ja, lexoni titullin në faqe të parë të kësaj gazete, çfarë kërkon R. Qosja..nga LDK-ja dhe Vetvendosja ?!


Rexhep Elezaj:GËNJESHTRAT APO TRILLIMET E RADHËS SË AKADEMIK REXHEP QOSJES..! 1505027_684799678232100_832910702_n
Në Rambuje, akad. R. Qosja po e takonte për herë të parë presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova dhe asnjëherë më..?!



Me një fjalë, Rexhep Qosja duke i përsëritur edhe kësaj radhe sharjet dhe akuzat ndaj Rugovës dhe LDK-së, siç ka bërë në këtë intervistë, por tash më një ton pakëz më të “butë” dhe fjalorë më “pak” agresiv, se sa për të gjallë të presidenti Rugova, të cilat akuza, siç e dimë ia ka drejtuar për 17 vite rresht.
Kjo dëshmon se më në fund, ndoshta për shkak të moshës, Rexhep Qosja e ka pranuar të vërtetën (nënvetëdije) se Kosova ka pasur institucione paralele nën regjimin kriminal serb të instaluar në Kosovë në vitin 1990, por të cilat ai kurrë nuk i ka pranuar, se Kosova ka pasur një president legjitim të zgjedhur nga votat e popullit, dhe se ai ka qenë Ibrahim Rugova, e ka pranuar se ka pasur një Lëvizje të rezistencës gjithpopullre të cilën e ka udhëhequr pikërisht Dr. Ibrahim Rugova bashkë më elitën intelektuale të atyre viteve përmes LDK-së, se në Kosovë ka pasur politikë aktive (është shpifje e kulluar se ka pasur një lëvizje pasive) kundër represionit dhe dhunës serbe, e shprehur pikërisht përmes thënies historike të Ibrahim Rugovës, se "shqiptarët duhet ta mbrojnë pragun e shtëpisë së tyre.." etj, etj. Duke e pranuar indirekt se figura e presidentit Ibrahim Rugova bashkë më LDK-në ishin strumbullari i rezistencës paqësore si dhe i luftës çlirimtare të shqiptarëve kundër okupimit barbar serb të Kosovës..!


Rexhep Elezaj:GËNJESHTRAT APO TRILLIMET E RADHËS SË AKADEMIK REXHEP QOSJES..! 1482967_684796948232373_1096116220_n
Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova



Pse i them këto ? I them sepse ajo që lexohet në mes të rreshtave në këtë intervistë të R. Qosjes, lenë të kuptohet qartë se mendimi i tij armiqësor ndaj presidentit Rugova paskësh pësuar metamorfozë rrënjësore, si në përmbajtje, ashtu dhe në qëndrimet e tij abuzive ndaj LDK-së, me vet faktin sepse krejt çka paskësh thënë edhe kësaj radhe, ani pse duken si akuza të rënda, në fakt në brendinë e tyre flasin qartë për ndërrim të "kursit" politik të Qosjes ndaj gjithë atyre shpifjeve dhe kritikave që ia ka bërë LDK-së dhe presidentit Ibrahim Rugova. Është kështu për faktin, sepse, së pari nuk ka thënë asgjë të re, e që nuk e ka thënë më përpara ndaj Rugovës dhe LK-së, pra vetëm se i ka përsëritur të njëjtat akuza tani më një zë më të "butë", i bindur edhe vetë se krejt ajo që ka thënë kundër Ibrahim Rugovës gjatë 20 viteve të kaluara kanë qenë dhe janë shpifje dhe se asnjë nga ato trillime nuk janë të vërteta, duke filluar që nga akuza për tradhti dhe deri tek ajo se Rugova ishte anëtar i LKJ-së, meqë Qosja edhe vetë ka qenë anëtar i LKJ-së dhe ende nuk e ka kthyer dekoratën që ia kishte dhënë Tito, se Rugova ishte sekretar i partisë komuniste në Institut, se ishte veprimtar në strukturat komunale të partisë komuniste, gjë që janë krejtësisht të pavërteta, të cilat Qosja i dinë mirë, por e shton këtu më qëllim të caktuar, se Rugova është përdorë për tribuna dhe tryeza kundër nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar, po ashtu është e pa vërtetë, por e shton qëllimisht, se Rugova e ka trajtuar diferencimin politik ndaj studentëve pas demonstratave të vitit 1981, edhe kjo është rrenë e kulluar, por e shton prapë më qëllim, se do të bëhet kryetari LDK-së pasi që disa nuk e pranojnë atë post (e që dihet publikisht se është pikërisht Qosja ai i cili nuk e ka pranuar ofertën që i është bërë para Rugovës për t’u zgjedhur kryetar i LDK-së), dhe se është zgjedh kryetar i partisë me sugjerimin e organeve partiake të Prishtinës, është prapë rrenë, se ai e ka aprovuar Programin e partisë ku Kosova do të ishte më një autonomi më të ultëse ajo e vitit 1974, edhe kjo është rrenë, sepse në Program të LDK-së kanë qenë të përfshira tri opsionet për statusin e ardhshëm të Kosovës, siç ishin; ai i republikës si njësi e barabartë federale, ai i pavarësisë si kompromis për shqiptarët, dhe i treti ai i bashkimit kombëtar po qese dështojnë dy opsionet e pra, dhe krejt këto opsione ishin aprovuar nga Kuvendi i LDK-së në harmoni me rrjedhat e ngjarjeve, ngase në fund të vitit 1989 kur është themeluar LDK-ja ende funksiononte Federata jugosllave dhe ka qenë e pa mundur që në Program të mos përfshihej opsioni i republikës brenda asaj federate, sepse ndryshe as që ka qenë e mundur të bëhej regjistrimi i LDK-së si parti e parë pluraliste në ministrinë federative të drejtësisë, e jo në atë të Serbisë etj, etj..!?

Që të gjitha këto akuza si dhe ajo se Rugova ka shkuar më vetë dëshirë te Millosheviçi, se ka kërkuar ndalimin e bombardimeve, kur dihet se Rugova ishte i pari ai i cili kishte kërkuar intervenimin e NATO-s në Kosovë, ose, se ka qenë tradhtar, se ka kundërshtuar demonstratat e vitit 1997/98, se e ka kundërshtuar UÇK-në, etj, janë shpifje dhe akuza të pavërteta, që të gjitha të instrumentalizuara nga grupe dhe individ të cilët nuk e pranonin LDK-në dhe Ibrahim Rugovën për faktorë politik dhe nacional, duke i nxjerr të gjitha akuzat dhe trillimet nga konteksti i mbrapsht kohor si dhe i ngjarjeve që zhvilloheshin në Kosovë në rrethana të okupimit klasik, se gjoja na qenkan në dëm të Kosovës dhe kauzës shqiptare, e që për kohën dhe rrethanat e represionit dhe dhunës së regjimit serb, politika e presidentit Rugova dhe Programi i LDK-së ishin alternativa e vetme e veprimit dhe rezistencës kundër atyre masave të dhunës e cila ushtrohej tmerrësisht ndaj shqiptarëve, që nga viti 1990 dhe deri më 1998, kur do tëfillojë lufta e armatosur. Pra, që të gjitha këto fakte dhe rrethana kohore Rexhep Qosja i ka pasur shumë të qarta sikur dielli në ditë të verës, por ai asnjëherë nuk ka pasur forcë intelektuale dhe as moral njerëzor që ta pranojë realitetin e krijuar në Kosovë pas vitit 1989, sidomos nuk ka mundur ta kapërcejë egon evetë (mendjemadhësinë dhe kapriciozitetin) në marrëdhëniet e tij intelektuale dhe karizmit në raport më Dr. Ibrahim Rugovën, ndaj të cilit edhe për së vdekuri, njëjtë sikur Adem Demaçi, po vazhdon të vjellë helme dhe shpifje, sjellje këto, jo vetëm që nuk i kanë hije një akademiku, por do të ishin të turpshme për çdo shqiptar i cili i thotë vetës shqiptar dhe që ia donë të mirën Kosovës dhe gjithë popullit shqiptar në Ballkan..!? 

Rexhep Elezaj:GËNJESHTRAT APO TRILLIMET E RADHËS SË AKADEMIK REXHEP QOSJES..! 1526930_684806304898104_1345383894_n
Sheshi i pavarësisë "Ibrahim Rugova" në qender të kryeqytetit të Kosovë..


Rexhep Elezaj:GËNJESHTRAT APO TRILLIMET E RADHËS SË AKADEMIK REXHEP QOSJES..! 1393222_684798254898909_737047291_n
Autostrada "Ibrahim Rugova"


Rexhep Elezaj:GËNJESHTRAT APO TRILLIMET E RADHËS SË AKADEMIK REXHEP QOSJES..! 1486890_684810191564382_171611167_n
Po kompleksi memorial për Ibrahim Rugovën, kur të ndërtohet, a thua çdo do të thotë Rexhep Qosja ?!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi