Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kush e ndihmoi dhe kush e tradhtoi Adem Jasharin (Video)

Shko poshtë

Kush e ndihmoi dhe kush e tradhtoi Adem Jasharin (Video) Empty Kush e ndihmoi dhe kush e tradhtoi Adem Jasharin (Video)

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 26, 2013 2:04 am

Kush e ndihmoi dhe kush e tradhtoi Adem Jasharin (Video)

Kush e ndihmoi dhe kush e tradhtoi Adem Jasharin (Video) Akteret
Disa fakte ne lidhje me Adem Jasharin dhe ndihmat per te .



Ne vazhdim shikoni nje video ,e cila sqarohet edhe me tekst.


Në këtë video shihet Adem Jashari dhe Hamëz Jashari si dhe nëna e tyre të ulur në odën e Jasharajve. Hamëza thotë se mirë është mirë, punët po vinë tuj u ujdis edhe pse shumë janë dal jashtë, por që ne çka jena mrenda bollë jena, i dalim zot armikut  se hala armiku nuk ka ardhë, këtij farë dushmanit. Se boll e kemi duru.
Kurse Ademi vazhdon të flas duke thënë se edhe ky armik ka me i ngjit dhe se ka me ardhë dita kur kanë me i ngjit, shumë janë ardhë para tij e i kanë ngjit gishtat nga themrat, dhe duhet pak me ia nimue se …..Hamëza po po duhet  se u kanë turku e Serbia e para, Austria e Serbia e dytë e rend që kanë parë e gjermon e italian e tonë janë shku. Edhe ky ka me shku, kush këtu s’ka mujt me ngul. Ademi këtu ndërhynë duke thënë se nuk duron kjo tokë, nuk duron tjetër kënd veq komën e shqiptarit. Vetë toka ia shtin frikën armiqve që vinë, po le të mashtrohen naj ditë sa ta kenë taksirat.
Më pas në video fillon të flas dikush që nuk bahet i qartë identiteti duke thënë se besë tanë kemi dhanë, porse çfardo të ndodh, për tanë së bashku do jet, duke dhënë jetën dhe vetëm besa besë edhe tjetër s’ka ja me dhanë jetën me grykë pushke.(Supozohet se ai eshte zeri i Adem Jasharit)
Në vazhdim të videos janë dhënë disa intervista në lidhje me Adem Jasharin dhe ndihmat që “ iu dhanë”.
Tek intervista e parë është Xhavit Haliti  përgjegjës për formimin e fondit “Vendlindja thërret”, pastaj vëllau i Adem Jasharit, Rifat Jashari si dhe intervista e fundit është e Saim Tahirajt që ishte koordinator për grupin e ushtarëve në stërvitje në Shqipëri me Adem Jasharin.Raporton
 Shqiptari.eu/

Materail shtesë,sqarim i videos.


Fondi “Vendlindja Thërret” është themeluar në vitin 1994 nga Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK), Dega jashtë vendit.  Përgjegjës i parë i fondit është zgjedhur Musa Xhaferi. Ai ka qenë i ngarkuar të kooperojë me arkëtarin e Lëvizjes, Gafurr Elshanin. Meqë Musa Xhaferi nuk ishte mjaftueshëm i zellshëm, në vitin 1996, Lëvizja zgjodhi përgjegjës Jashar Salihun.
Jashar Salihu kishte shfaqur nje dyshim se nga ky fond nuk po ndihmohet Adem Jashari,(shiko minuten 5:35 te videos).Shiko ne vazhdim videon si “e binden” Jashar Salihun se nga ky fond “ndihmohet “Adem Jashari.
Sipas kesaj del qe fondi e ka perdor emrin e Adem Jasharit qe te mbledh miqet e Ademit rreth keti fondi ne menyrë qe te fiton ne reputacion, siq ishin Jashar Salihu etj,por ne fakt Adem Jashari kurr nuk u ndihmue nga ky fond sipas Rifat Jasharit,vllaut te Ademit.
Ne lidhje me kete konstatim shiko videon minuta 9:00,ku flet Rifat Jashari.Sipas Rifatit,jo qe nuk është ndihmuar Adem Jashari nga ky Fond,por edhe ndihmat e dedikuara posaqerisht Ademit, janë bllokuar nga njerzit e keti Fondi.Rifati tregon se si ka fol me Azem Sylen(njeri nga pergjegjesit e keti fondi) per kete temë,sipas Rifatit aty ishte edhe Milaim Zeka…
Nuk ishte kohë e shkurter,por gati dy vite kishin kaluar nga shqetesimi i Jashar Salihut(pergjegjes i Fondit Vendlindja Thërret),shqetsim qe ju kishte  qe jukishte paraqitur Xhavit Halitit(shefit te LPK se) ,deri sa u masakruan Familja Jashari,por ndihma kurr nuk u arrit edhe pse Adem Jashari kishte alarmuarper krizen qe kishte per finansa per furinizim te  nevojshem me armatim.Pra kaluan dy vite dhe ndihma nuk pati per Adem jasharin nga Fondi Vendlindja Thërret.
Ne lidhje me kete ,se kush ne te vertet e ndihmoi ,flet minuta 12:30 e videos se Saim Tahirajt me disa fakte te dokumentuara.Sipas Saim Tahirajt,jo qe su ndihmua Ademi,por ai u quajt bashkpunetor i Serbisë ,vetem per faktin se Ademi nuk ishte ne strukturat e LPK se.Pas masakrimit te kesaj familje ,ishin te njejtit ata qe e akuzuan Ademin per bashkpunetor te Serbisë, qe perfituan duke shitur postera te Ademit nga 200 franga…
Len shumë per te argumentuar te gjitha keto edhe fakti se ne sec 00:50  ne video mund te identifikohet posteri i Ibrahim Rugoves ne murin e kulles se Adem Jasharit,cka dmth se me te vertet Adem Jashari ishte institucional dhe respektonte Ibrahim Rugoven si kryetar te Kosoves.


Ne foto Ibrahim Rugova dhe Bob Dol ne Kullen e Jasharajve-Prekaz

Kush e ndihmoi dhe kush e tradhtoi Adem Jasharin (Video) Eeeyy1
Kush e ndihmoi dhe kush e tradhtoi Adem Jasharin (Video) MiqetKush e ndihmoi dhe kush e tradhtoi Adem Jasharin (Video) Qqq1
 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi