Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosovarët më pro amerikanë se vetë amerikanët

Shko poshtë

Kosovarët më pro amerikanë se vetë amerikanët Empty Kosovarët më pro amerikanë se vetë amerikanët

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 04, 2014 8:30 pm

Kosovarët më pro amerikanë se vetë amerikanët

Kosovarët më pro amerikanë se vetë amerikanët F1_04pro1388827563
Washignton, janar - Njëri ndër amerikanët që ka njohur Kosovën është edhe ish ligjdhënësi i shtetit Iowa, Steve Warnstadt, i cili për një vit të qëndrimit në Kosovë ka krijuar përshtypjen se ‘populli dhe Qeveria e Kosovës janë jashtëzakonisht pro amerikane’. 

Warnstadt, një kolonel në kuadër të NATO-së shërbeu në Kosovë si këshilltar i Forcës së Sigurisë.

“Në sondazhet e parvjetshme të Gallup-it në mbi 100 vende rreth mbështetjes së politikave amerikane, Kosova ka një vlerësim të aprovimit 88 për qind e politikave amerikane. Është ky një nivel i mbështetjes që sigurisht duhet të jetë më i lartë se sa në mesin e amerikanëve”, thotë Warnstadt dhe nënvizon se derisa ecën në Prishtinë ‘është një gjë e zakonshme të vëzhgosh flamurin amerikan të valojë po aq shpesh sa edhe flamuri i Kosovës’.

Ai këtu përmend Boulevardin Bill Clinton dyqanin ”Hillary,” rrugën Bob Dole, rrugën tjetër George W. Bush, emrat e rrugëve dhe shesheve, Madeline Albright dhe Wesley Clark. 

Kolonel Warnstadt më tej shkruan se Garda Kombëtare e Iowa-së dhe FSK e Kosovës janë të lidhura në Programin e Partneritetit Shtetëror të Gardës Kombëtare, një program i hartuar në fund të Luftës së Ftohtë për të ndihmuar vendet e Evropës Lindore gjatë kalimit në demokraci, transmeton RTK.

“Partneriteti Iowa-së është i veçantë, sepse ai po ndihmon Kosovën për të ndërtuar profesionalizimin e forcave të saja të sigurisë dhe është i njohur si një nga programet më aktive dhe më të fuqishme të partneriteteve shtetërore”.

Warnstadt thekson më tej se Kosova ‘përballet me një numër sfidash ku të ardhurat për kokë banori janë më e ultat në Evropë; ku vendi ka moshën më të re mesatare dhe një nga shkallët më të larta të papunësisë. Mungesa e perspektivës ka ndikuar që shumë të rinj të largohen duke i krijuar mungesën e disa prej talenteve të saj më të mirë.

“Përkundër këtyre vështirësive, shumica e kosovarëve janë optimist për të ardhmen dhe i shikojnë Shtetet e Bashkuara si një model në përballjen me sfidat e tyre”, shkruan ndër të tjera në gazetën ''''Sioux City Journal'''', 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi