Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vritet edhe një shqiptar i Kosovës në Siri

Shko poshtë

Vritet edhe një shqiptar i Kosovës në Siri Empty Vritet edhe një shqiptar i Kosovës në Siri

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 07, 2014 3:32 pm

Vritet edhe një shqiptar i Kosovës në Siri

Vritet edhe një shqiptar i Kosovës në Siri Largea_dema_bs1389087803

I VRARI NË SIRI ISHTE VETERAN I UÇK’SË

(I plotësuar) -- Hetem Dema nga Kaçaniku i vrarë në luftën e Sirisë në përballje me forcat e regjimit të Bashar Al Assadit ishte edhe veteran i Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Sipas këtyre burimeve, i njëjti ka qenë shumë aktiv në jetën publike në Kaçanik, duke qenë edhe një nga sportistët e dalluar të kësaj qyteze. Ai është marrë me futboll.

Njerëz që e kanë njohur për së afërmi Hetem Demën tregojnë që i njëjti nuk ka pasur vazhdimisht qasje ekstreme ndaj koncepteve të islamit, deri sa luftën e ka konsideruar si të domosdoshme duke parë , sipas tyre, krimin që regjimi i Asadit po bënte mbi popullatën e Sirisë.
Hetem Dema, i lindur në vitin 1974 së fundi ka punuar në kompaninë e mobilieve “Divani & Deco” në Ferizaj, derisa pas ka lënë gruan, një vajzë dhe një djalë.
Express ka provuar që të kontaktoi me familjen me numrat që ka pasur në dispozicion, por kjo deri tash ka qenë e pa mundur.
Tash, në profilin e tij në facebook kanë filluar të vijnë “urimet” nga shokët e tij të luftës për rënien e tij “shehid”, dhe disa e kanë publikuar në këtë profil edhe fotografinë e tij i vrarë.

Vritet edhe një shqiptar i Kosovës në Siri

Luftimet në Siri i kanë marrë jetën edhe një shqiptari nga Kosova.
Ai është H. Dema nga Kaçaniku, vullnetar nga Kosova, më konrektisht nga qyteti i Kaçanikut, i cili kishte shkuar në Siri për të luftuar kundër regjimit të pushtetit të presidentit, Bashar Al Assad.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi