Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Medvegja” jep 200 mijë euro për Shqipërinë dhe Kosovën

Shko poshtë

“Medvegja” jep 200 mijë euro për Shqipërinë dhe Kosovën Empty “Medvegja” jep 200 mijë euro për Shqipërinë dhe Kosovën

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 12, 2014 7:53 pm

“Medvegja” jep 200 mijë euro për Shqipërinë dhe Kosovën
“Medvegja” jep 200 mijë euro për Shqipërinë dhe Kosovën Ldquo-medvegja-rdquo-jep-200-mij-euml-euro-p-euml-r-shqip-euml-rin-euml-dhe-kosov-euml-n_hd

Shoqata Humanitare “Medvegja”, me seli në Fully të Zvicrës, është duke e shqyrtuar mundësinë që të ndihmojë shtetin shqiptar dhe atë kosovar me 200 mijë euro.


Kjo shoqatë, siç raporton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”, shtetit shqiptar 100 mijë euro do t’ia dedikojë për sanimin dhe rregullimin e rrethojave mburojë të Rrugës së Kombit,” në mënyrë që bandat dhe gomarët të mos pushtojnë autostradën”.

Shtetit të Kosovës, 86.800 mijë euro, sipas prijësve të shoqatës “Medvegja”, “do t’i ndahen për botime dedikuar nxënësve dhe studentëve si dhe oligarkisë intelektuale në mënyrë që përfundimisht të mësojnë ku edhe gjeografikisht shtrihet Medvegja, Presheva dhe Bujanoci, ndërkaq 13.200 euro të tjera i dedikohen projektit ‘Kthehuni’ si dhe trajtimit më adekuat të refugjatëve nga Lugina që kanë gjetur strehim në Kosovë e që duhet të trajtohen si Luginarë e jo legjionarë".

Kryetari i shoqatës, Zenel Neziri njofton se vendimin përfundimtar për ndarjen e këtyre mjeteve do e marrë së shpejti kryesia e shoqatës në mbledhjen e saj të rregullt, që pritet të mbahet sa më shpejt. /Presheva Jonë/Telegrafi/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi