Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Regjistri i diaspores dhe mergates

Shko poshtë

Regjistri i diaspores dhe mergates Empty Regjistri i diaspores dhe mergates

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 16, 2014 3:56 pm

Regjistri i diaspores dhe mergates Stratergjia-D-copy1-220x160
Janar 13, 2014

Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës i njofton pjesëtarët e diasporës se prej sot është plasuar platforma elektronike (online) për regjistrimin e diasporës dhe mërgatës.

Adresa e platformës elektronike për t’u regjistruar është www.rdks.info

Ministria e Diasporës i lut bashkatdhetarët që të bëhen pjesë e këtij procesi.
Qëllimi i regjistrimit është evidencimi i numrit të saktë të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës, shtrirja e tyre gjeografike, struktura demografike, shtetet ku jeton dhe vepron diaspora e mërgata, si dhe regjistrimi i shoqatave dhe formave të tjera të organizimit të tyre.
Pjesë e këtij regjistrimi është çdo person që ka vendbanim apo vendqëndrim jashtë Republikës së Kosovës, që ka lindur ose ka prejardhje nga Kosova.
Ky proces realizohet nga Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) dhe me institucionet e tjera.
Të dhënat në këtë proces janë të mbrojtura me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Regjistri i diaspores dhe mergates

Të nderuar,

Fillimisht më lejoni të ju përshëndes dhe të ju uroj, në emër të stafit të Ministrisë së Diasporës, për punën e palodhshme që ju e bëni për të informuar saktë dhë në kohë, të gjithë pjesëtarët e diasporës, për të gjitha lajmet dhe të rejat nga vendlindja, rajoni dhe bota.

Siç e dini, Ministria e Diasporës, vetëm ka filluar procesin e regjistrimit të diasporës dhe mërgatës shqiptare, andaj shpresoj që së bashku me ne edhe ju te jeni pjesë e promovimit të këtij procesi të rëndësishëm, si për shtetin tonë ashtu edhe për diasporës shqiptare.

Pasi që sfida kryesore e jona është promovimi, sensibilizimi dhe vetëdijësimi për këtë proces, ju lus për bashkëpunim edhe në këto fusha. Jam i bindur që përkrahja juaj do të vazhdoj të jetë ashtu siç ka qenë edhe deri më tani.

Në vazhdim gjeni lidhjen e njoftimit të lëshuar nga ana e Ministrisë së Diasporës rreth këtij procesi.

Lidhja: http://medrks-gov.net/filloi-procesi-i-regjistrimit-te-diaspores-dhe-mergates/

Me respekt,

Zgjim Gashi
Këshilltar Politik/Zëdhënës
Political Adviser/Spokesman
Kabineti i Ministrit/Cabinet of Minister
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi