Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fotografia e shqiptarit me kancelaren Merkel, më e mira e vitit

Shko poshtë

Fotografia e shqiptarit me kancelaren Merkel, më e mira e vitit Empty Fotografia e shqiptarit me kancelaren Merkel, më e mira e vitit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 18, 2014 9:10 pm

Fotografia e shqiptarit me kancelaren Merkel, më e mira e vitit

Fotografia e shqiptarit me kancelaren Merkel, më e mira e vitit Largea_g3mpbfh1390059620
Gazeta me tirazhin më të madh në Zvicër, “20 Minuten” ka bërë përmes votave të lexuesve të saj zgjedhje e fotografisë më të mirë të vitit 2013, me autor “lexuesit reporterë”. Vendin e parë në një konkurrencë të fortë e ka zënë fotografia e të riut shqiptar Rafael Lluka nga Flawili i kantonit St. Gallen, transmeton albinfo.
E veçanta në fotografinë e tij është prania e gruas më të fuqishme të botës, kancelares gjermane Angela Merkel. Dhe, siç mund të merret me mend, shqiptari nuk e ka lënë t`i ikë rasti që të pozojë me kancelaren.
Në garë për fotografinë më të mirë ishin 12 reporterë-lexues që janë shpallur fitues muaji, gjatë vitit 2013 dhe ishin shpërblyer me nga 1000 franga secili. Ndërsa fituesi i çmimit te vitit shpërblehet me një Carry-on-Roller të firmës Dakine.
Nga 5000 lexuesit që kanë votuar, 1250 ia kanë dhënë votën e tyre Rafael Lukës, duke e ngritur atë në vendin e parë.
Historia e fotografisë është e thjeshtë. Rafaeli ndodhej në Berlin së bashku me shokët dhe shoqet e shkollës, në ekskursionin në përfundim të shkollës së mesme profesionale në Uzwil.
Duke kaluar pranë Bundestagut gjerman kupton rastësisht nga gazetarët që po prisnin se së shpejti aty do të vinte kancelaria Merkel. Kur ajo doli nga makina e zezë, Luka e shfrytëzoi shansin e tij duke e lutur zonjën e madhe për një fotografi të përbashkët. Ajo pranoi dhe ja rezultati!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi