Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dega e LDK-së në Skenderaj kërkon bashkimin Rugovian në Drenicë

Shko poshtë

Dega e LDK-së në Skenderaj kërkon bashkimin Rugovian në Drenicë Empty Dega e LDK-së në Skenderaj kërkon bashkimin Rugovian në Drenicë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 20, 2014 2:31 pm

Dega e LDK-së në Skenderaj kërkon bashkimin Rugovian në Drenicë


Dega e LDK-së në Skenderaj kërkon bashkimin Rugovian në Drenicë Rugovas-flag

Skënderaj, më: 20 Janar 2014 – Antarët e Kryesis së Degës së LDK-së në Skënderaj kërkojn prej Krytarit Isa Mustafa bashkimin e elektoratit Rugovian në Drenicë, përndryshe ata thonë se Isa Mustafa do ti bart pasojat në rast të humbjës në zgjedhjet nacionale. Rugova Press boton kërkesën e plotë te Antarit të kryesis se degës së LDK-së ne Skenderaj z.Fatmir Mëziu drejtuar Kryetarit Isa Mustafa

Nga: Fatmir Mziu,anëtarë i kryesisë
Për: Kryetarin e LDK-së z. Isa Mustafa
së LDK-së ,dega në Skenderaj dhe kryesinë e Lidhjes Demokratike
të Kosovës në Prishtinë dhe për
Kryetarin e LDK-së,
Dega në Skënderaj



K Ë R K E S Ë



Unë Fatmir Mziu , anëtarë i kryesisë së LDK-së ,dega në Skënderaj dhe vellau i dëshmorit të kombit Rifat Mziu i vrarë në kufirin shqiptaro-shqiptar në vitin 1998. Duke pasur parasysh se unë personalisht Fatmir Mziu edhe para mbajtjes së zgjedhjeve lokale edhe pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale kam qenë iniciator dhe kam shtruar kërkesën disa herë në kryesinë e LDK-së dega në Skenderaj qe të bëhet bashkimi i elektoratit të LDK-së dhe mbështetësve të presidentit Rugova në Drenicë.
Para zgjedhjeve lokale e kam arsyetuar disi kryetarin dhe kryesinë e LDK-së dega në Skënderaj që ata i mbronin interesat e tyre personale për të qenë bartës të listës së kandidatëve në asamblen komunale. Lidhja Demokratike, dega në Skënderaj në zgjedhjet e fundit nuk ka mundur qe ta plotësoj listen prej 31 kandidatësh për asamble komunale por kemi stagnuar në numrin 17.
Dega e LDK-së në Skënderaj nuk ka mundur që t’i vëjë të gjithë komisionert në të gjitha vendvotimet,një numër i konsiderueshëm i komisionerëve kryesia e LDK-së në Skënderaj nga pakujdesia apo me qëllim kanë qenë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe duke pasur parasysh këtë ne kemi vota edhe më pak se në zgjedhjet lokale të vitit 2009. Në zgjedhjet lokale të vitit 2009 LDK-ja kishte mbi 500 vota dhe 1 anëtarë në asamblenë komunale, ndërsa LDD kishte mbi 1800 vota dhe 3 anëtarë në asmablenë komunale. Kandidati i LDD-sënë vitin 2009 kishte mbi 3000 vota.
Në zgjedhjet 2013 ,LDD-ja nuk kishte kandidat as për asamble dhe as për kryetar dhe LDK dega në Skënderaj nuk mundi të arrij më tepër se 360 vota, që d.t.th se kemi më pak vota se në vitin 2009 dhe kemi vetëm një anëtarë të asmablesë komunale, ndërsa në vitin 2009 elektorati Rugovian i kishte 4 anëtarë në asamble komunale 1( një) LDK dhe 3(tre) LDD.
Unë ka disa muaj qe po mundohem të luaj rolin e ndërmjetësuesit për bashkimin e elektoratit Rugovian dega në Skënderaj dhe në përgjithësi Drenicë dhe në bazë të vlersimeve të mija fajtori kryesor që nuk lejon bashkimin e elektoratit Rugovian është kryetari i LDK-së me bashkëpunëtoret e vet në Prishtinë, sepse kërkesa e LDD-së në Skënderaj para zgjedhjeve lokale ka qenë tjetër edhe pse e arsyeshme sepse kishin 3 (tre) kandiadt në asmable ndërsa pas zgjedhjeve është që bashkimi të bëhet si në komunat tjera p.sh Gjilan, Viti, Ferizaj,Pejë, Drenas dhe komuna të tjera. Aty ku nuk është bërë ky bashkim kemi humbje dhe nëse i krahasojm votat me zgjedhjet e vitit 2009 si p.sh në Prizren , Skënderaj dhe Prishtinë.

Gjatë bisedes me kryetarin e LDK-së dega në Skënderaj kam konsatuar se kryetari Isa Mustafa e ka ndaluar bashkimin e elektoratit Rugovian.Duke pasur parasysh këto që u ceken më lartë kërkoi nga kryetari dhe kryesia Qendrore në Prishtinë që brend a aftit prej 30 (tridhjetë ) ditësh të lejojnë kryetarin e degëssë LDKsë në Skënderaj Cenë Behramin që ta bëjë bashkimin e elektoratit Rugovian sikur në degët e tjera që e përmendum më lartë dhe të përgatitemi pëe zgjedhjet nacionale që priten të mbahen këtë vitë dhe në listën për deputetë të hyn ish deputeti më i votuar i Drenicës që në zgjedhjet e vitit 2007 kishte afër 18.000 vota dhe në zgjedhjet e vitit 2010 pa Skenderajin, pa Drenasin, pa Mitrovicën dhe pa Decanin kishte mbi 7000 vota,sepse në këto komuna u përseriën zgjedhjet dhe LDD nuk mori pjesë në votimin e dytë. Për kthimin e Gani Gecit dhe vellezërve Geci që jetojnë në fshatin Llaushë është kërkesë masive e elektoratit të LDk-së .Nëse kryesia e LDK-së nuk i merr këto kërkesa parasysh pasojat për humbjen e zgjedhjev nacionale dhe pasojav tjera do të bien direkt mbi kryetarine LDK-së z. Isa Mustafa.

Skenderaj 20.01.2014 Fatmir Meziu Antar I kryesis se LDK
Dega në Skenderaj


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi