Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ftese per Media-Grupi i Pavarur i Studentëve

Shko poshtë

Ftese per Media-Grupi i Pavarur i Studentëve Empty Ftese per Media-Grupi i Pavarur i Studentëve

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 29, 2014 3:09 pm

E martë 28/01/2014

Ftese per Media

Ftese per Media-Grupi i Pavarur i Studentëve F1_29up1390987234

Me shqetesim po percjellim protestat e organizatave studentore KSP-se dhe SKV-se.
Mënyra skandaloze e përballjes me protestuesit dhe qytetarët që po protestojnë në mënyrë legjitime tregon masën në të cilën janë në gjendje të shkojnë këta udhëheqës falcifikatorë të një institucioni shumë të rëndësishëm.
Ju ftojmë që të mërkurën më 29 janar 2013, para Rektoratit të UP-së, të përcillni protestën paqesore te radhës të organizuar nga Grupi i Pavarur i Studenteve.
Ne si grup studentesh kërkojmë të reagojmë ndaj keqpërdorimeve në Universitetin e Prishtinës. Për krimin në UP duhet të japin llogari strukturat udhëheqëse të tij. Dhe ata që i kanë caktuar ata me plot vetëdije në këto struktura.
Ne si grup i organizuar studentesh kërkojmë që urgjentisht të merren masa ndaj të gjithë keqpërdoruesve në Universitet. Pas ngjarjeve të fundit dhe gjatë këtyre ditëve në shumë takime me student kemi diskutuar dhe kemi plotësuar dhe definuar kërkesat tona dhe ato janë:
1. Dorëheqja e rektorit;
2. Hetimi deri në fund i të gjitha keqpërdorimeve në UP;
3. Verifikimi i të gjitha thirrjeve akademike dhe doktoratave;
4. Ndryshimi i Statutit të UP-së, për ta shtuar autonominë, transparencën dhe për të larguar politikën nga UP-ja;
5. Lirimin e të gjithë studentëve të arrestuar gjatë protestave;

 
Me 29.01.2014, e mërkure ora 12:00 përpara Rektoratit.
 

Organizator:
Grupi i Pavarur i Studentëve
045 563 398
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi