Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nga aktiviteti i publicistit Fahri Balliu, gjatë vizitës në SHBA

Shko poshtë

Nga aktiviteti i publicistit Fahri Balliu, gjatë vizitës në SHBA Empty Nga aktiviteti i publicistit Fahri Balliu, gjatë vizitës në SHBA

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 04, 2009 8:52 pm

Nga aktiviteti i publicistit Fahri Balliu, gjatë vizitës në SHBA

Vizita të frytshme në “Vatra” dhe redaksinë e kombëtarës “Bota sot”
Nga aktiviteti i publicistit Fahri Balliu, gjatë vizitës në SHBA Sh_b
Nga aktiviteti i publicistit Fahri Balliu, gjatë vizitës në SHBA 000%20F.Balliu%20ne%20Vatra
Fahri Balliu në mesin e vatranëve në Nju Jork

Publicisti Fahri Balliu, botuesi i gazetës “55” ka marrë pjesë si i ftuar nderi në Konventën vjetore të Partisë Republikane të rajonit të Nju-Jorkut, një aktivitet partiak me mjaft influencë në jetën politike të atij shteti. Ai ndodhej në SHBA për një vizitë pune disaditore, si dhe për promovimin zyrtar të monografisë “Zonja e zezë Nexhmije Hoxha”. Gjatë vizitës Balliu ka zhvilluar takime edhe me përfaqësues të diasporës shqiptare, si dhe me mjaft personalitete të njohura të jetës shoqërore, sociale, politike e kulturore në SHBA.
Përkthimi anglisht i monografisë bestseller të publicistit Balliu pati, edhe në Klubin kombëtar të Shtypit në Uashington prezantimin e parë me publikun. Në mjediset e “National Press Club”, mjedisi më i rëndësishëm i botës mediatike të Uashingtonit, në sallën më të madhe të tij, u mbajt prezantimi i parë i librit “The Ghoulish Lady - Nexhmije Hoxha” - “Zonja e zezë Nexhmije Hoxha”, përkthimit në anglisht të monografisë bestseller në gjuhën shqipe të shkrimtarit dhe publicistit Fahri Balliu.
Në prezantim merrnin pjesë përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në kryeqytetin e SHBA-së, gazetarë të njohur, përfaqësues nga Radioja kombëtare e Uashingtonit, drejtues të “Think-tank”-eve më të njohur, drejtues të organizatavetë mendimit politik si dhe dashamirës të Shqipërisë e të librit shqip.
Edhe Federata PanShqiptare e Amerikës, Vatra, organizoi me bashkësine shqiptare ne Nju Jork dhe rrethinë promovimin e librit “Zonja e zezë - Nexhmije Hoxha”, të autorit Fahri Balliu, publicist dhe botuesit të gazetës 55 .
Gjatë vizitës në Nju Jork, publicisti i njohur Fahri Balliu, botuesi i gazetës “55”, u pritë në shtëpinë e Vatrës, nga kryetari i saj Agim Karagjozi dhe nënkryetari dr. Gjon Buçaj. Në pritje morën pjesë edhe anëtarë të tjerë të kryesisë së Vatrës, veprimtarët, Zef Balaj, Idriz Lamaj, Zef Përndocaj dhe Musli Mulosmani. Takimi qe i ngrohtë dhe rivilatizojë marrëdhëniet e shklëqyera mes vatranëve dhe publicistit Fahri Balliu, botuesi i gazetës “55”, një figurë e respektuar në gjirin e vatranëve.
Në shtëpinë e Vatrës, kryetari i saj Agim Karagjozi, i përcolli zotit Balliu mirënjohjen e thellë dhe vlerësuese që "Vatra"- siç u shpreh ai, kishte për punën e madhe që ka bërë Balliu në favor të së djathtës shqiptare, patriotizimit, demokracisë dhe në dobi të atdheut dhe popullit shqiptar, sidomos në librat e tij dhe gazetën “55”. Në faleminderimin e vatranëve, përmendi Karagjozi, bënë pjesë edhe nderimi që kanë vatranët për librin “The Ghoulish Lady - Nexhmije Hoxha” - “Zonja e zezë Nexhmije Hoxha”.
Vet Balliu, tha se vizita tek shtëpia e Vatrës, ishte një dëshirë e hershme tij për një takim me vatranët, që kishte shfaqur me të arritur për vizitë në SHBA. Me këtë rast, për nder të publicistit të njohur Fahri Balliu, botuesi i gazetës “55”, Vatra, shtroi një darkë nderi në Nju Jork. Në "kryeqytetin" e shqiptarëve të Amerikës, Nju Jork, zoti Balliu bëri edhe një vizitë në redaksinë e gazetës kombëtare “Bota sot”, ku u pritë nga redaktori përgjegjës për SHBA, Dervish Jahjaga .
Balliu viztoi biblotekën edhe koleksionin historik të gazetës "Dielli", organ i Vatrës, gazetë, e cila sapo ka festuar 100-vjetorin e daljes së numrit të parë të saj. Pritja që iu rezervua Balliut nga Vatra dhe redaksia e gazetës kombëtare “Bota sot”, ishte mjaft e ngrohtë. Gjatë vizitës në shtëpinë e Vatrës, Balliu, nderimin e parë ua bëri themeluesve të Vatrës. Ai tha se në shenjë respekti të thellë këto ditë do të vizitojë edhe Bostonin, në varrezat ku prehen edhe eshtrat e dy kolosëve të shqiptarizmës, Fan S. Nolit dhe Faik Konicës. Ai ka në plan për të vendosur kurora me lule edhe në varrin e Nolit dhe Konicës.
Midis krerëve të Vatrës dhe publicistit të njohur Fahri Balliu, botuesi i gazetës “55”, u folë për pavarësinë e Kosovës, çështjen shqiptare, dhe anëtarësimin në NATO. Krerët e Vatrës, thanë se në këto zgjedhje ata do t'i japin mbeshtetjen pa rezerva kryeministrit Berisha dhe forcave të djathta në Shqipëri. Ata vlersuan arritjet e Shqipërisë gjatë këtij mandati, sidomos anëtarësimin në NATO dhe ndërtimin e rrugës, siç u shprehen ata, arteries kombëtare Durrës – Kukës - Morinë.
"Kjo Federatë, tha kryetari i Vatrës, Agim Karagjozi, i dha përkrahje të madhe për 100 vjet me radhë, çështjes kombëtare në mërgim. Vatra, luftoi dhe kontriboi pa rezerva, se për tetëmbëdhjetëvjet, për demokracinë në Shqipëri. Vatra ishte e pandryshuar gjatë gjithë historisë së saj në qëndrimet për rrëzimin e komunizimit dhe dhënien fund të sundimit diktatorial të Enver Hoxhës".
Publicistit të njohur Fahri Balliu, botuesi i gazetës “55”, u shfaqi falënderime të përzemërta, duke e vlerësuar Vatrën patriote, që kishte bërë shumë për atdheun dhe kombin shqiptarë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi