Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Komandanti i Al-Kaidas për Siri Abu Khaled al-Suri vritet në Aleepo

Shko poshtë

Komandanti i Al-Kaidas për Siri Abu Khaled al-Suri vritet në Aleepo Empty Komandanti i Al-Kaidas për Siri Abu Khaled al-Suri vritet në Aleepo

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 23, 2014 8:47 pm

Komandanti i Al-Kaidas për Siri Abu Khaled al-Suri vritet në Aleepo
Komandanti i Al-Kaidas për Siri Abu Khaled al-Suri vritet në Aleepo 20140223183030156646

Bashkëthemeluesi i Al-Kaidas, Abu Khaled al-Suri është vrarë të dielën në qytetin verior të Sirisë, Aleepo.

Mediat botërore citojnë kryengritësit sirian dhe aktivistët teksa thonë se është vrarë njëra ndër figurat më të larta të Al-Kaidas në këtë vend.
Ahrar al-Sham, një grupim radikal sirian, njoftoi përmes një deklarate se Abu Khaled al-Suri është vrarë nga dy sulmues vetëvrasës që kanë hedh vetën në erë brenda kompleksit ku gjendej komandanti i tyre.
Al-Suri thuhet se ishte përfaqësuesi i shefit të Al-Kaidas Ayman al-Zavahiri në Siri.
Organizata pro-opozitare Observatoriumi Sirian për të Drejtat e njeriut, me seli në Londër, tha të dielën se vrasja e al-Surit është bërë nga sulmuesit vetëvrasës të Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit (ISIL).
Edhe ky grupim një degë e shkëputur e Al-Kaidas në Siri, e cila është zhytur në luftë me grupe të tjera kryengritëse në Siri.
Luftimet mes grupeve të ndryshme radikale dhe ISIL-it kanë lënë mijëra të vdekur që nga muaji janar.
 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi