Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një parti e re

Shko poshtë

Një parti e re Empty Një parti e re

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 04, 2009 8:59 pm

Një parti e re

Një parti e re A_astrit_ibrahimi-490x320
Politologu Ramush Tahiri nuk do të jetë kandidat për kryetar të Ferizajt. Ambiciet e tij politike janë shumë më të mëdha. Ai po punon në krijimin e një partie të re politike e cila do të garojë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011. Angazhimi i tij aktual nuk përfundon me kaq. Ai po ndihmon përgatitjen e disa iniciativave qytetare për zgjedhjet lokale të kësaj vjeshte.

Nga Bekim Greiçevci më 04.05.2009 në ora 7:16

Politologu dhe njëri nga analistët politikë më të shquar në Kosovë, Ramush Tahiri, nuk e ka ndërmend të kandidohet për kryetar të Ferizajt në zgjedhjet lokale në vjeshtë të këtij viti.
Liderë partiakë lokal në Ferizaj për herë të dytë, të premten e kaluar, kanë spekuluar se Ramush Tahiri mund të pranojë ofertën për të sfiduar Bajrush Xhemajlin e PDK’së në zgjedhjet lokale në këtë qytet.

Tahiri nuk do të jetë kandidat as i LDD-së, as i AAK-së, as i të dyjave së bashku.

“Është e mundshme që partitë politike kanë biseduar edhe për kandidaturën time si më të përshtatshme. Unë deklaroj se me mua askush nuk ka biseduar zyrtarisht. Deklaroj se unë nuk e kam ndërmend të kandidohem në Ferizaj”, ka thënë ai, të dielën, për Express.

Ambiciet e Ramush Tahirit janë shumë më të mëdha se synimi i karriges së kryebashkiakut në qytetin e tij të lindjes.

Ai për herë të parë ka pranuar të flasë për media rreth planeve të tij për krijimin e një partie të re politike, e cila do të ishte e gatshme të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Unë kam synime tjera politike. Kam synime për zgjedhjet e vitit 2011, por jo për zgjedhjet lokale”, ka theksuar ai.

“Me një grup shokësh jam duke punuar për krijimin e një subjekti të ri politik. Mendojmë ta finalizojmë diku kah viti 2010, edhe mendojmë një opsion pak a shumë qytetar - popullor, domethënë i orientimit të djathtë-qendrës”, ka shtuar Tahiri.

Ai vlerëson se Kosova ka nevojë për këtë opsion politik, prandaj është duke punuar në këtë projekt, por konsideron se është ende herët të përmendë me emra bashkëpunëtorët e tij.

Megjithëse nuk do të jetë pjesëmarrës në zgjedhjet lokale, Ramush Tahiri do të ushtrojë ndikimin e tij edhe në këtë proces, por në mënyrë indirekte.

“Për zgjedhjet lokale jam shumë i interesuar të ketë iniciativa qytetare për disa qytete të cilat e shprehin orientimin qytetar të këtyre qyteteve. Për shembull, jam i interesuar që Prishtina të ketë një iniciativë qytetare, Gjakova, Prizreni”, ka thënë ai.

Ai vlerëson se këto nisma qytetare ose parti politike lokale do të mund të kenë ndikim vendimtar për ndërtimin e pushtetit, por edhe në uljen e tensioneve ose konfrontimeve mes subjekteve politike në Kosovë, sidomos mes PDK-së dhe AAK’së.

Tahiri do të japë ndihmë profesionale për krijimin e këtyre iniciative qytetare.

“Do t’i ndihmojë të ndërtojnë platformën dhe veprimin”, ka theksuar ai.

Ndonëse nuk ka mbajtur poste vendimmarrëse, Ramush Tahiri ka një karrierë të gjatë politike. Në forma të ndryshme, përmes këshillave profesionale, ka ndihmuar pothuajse të gjitha partitë politike në vend në zhvillimin e projekteve dhe opsioneve të ndryshme politike, por asnjëherë nuk ka shfaqur aspirata karrieriste.

Pas zgjedhjeve të para parlamentare pas luftës në Kosovë, për disa vjet me radhë ka qenë këshilltari kryesor politik i ish-Kryeparlamentarit Nexhat Daci.
Gjatë viteve të 90-ta ka punuar edhe në Qeverinë në ekzil të udhëhequr nga Bujar Bukoshi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi