Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Flaka Surroi: KOHA nuk është në shitje

Shko poshtë

Flaka Surroi: KOHA nuk është në shitje Empty Flaka Surroi: KOHA nuk është në shitje

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 24, 2014 8:37 pm

Flaka Surroi: KOHA nuk është në shitje

Flaka Surroi: KOHA nuk është në shitje 20140224181615143646


Gjatë ditës së sotme, ueb-faqja “gazetaexpress” publikoi një artikull për kinse interesimin e biznesmenit shqiptar nga Maqedonia, Lazim Destani, për të blerë grupin medial “Koha”.

Ndaj këtij shkrimi ka reaguar Drejtoresha Grupit “Koha”, Flaka Surroi, e cila tërë këtë shkrim e ka quajtur humoristik, nisur nga fakti se del nga një e ashtuquajtur gazetë.

“E mahnitur me serinë humoristike e cila gatuhet në kuzhinën e një të ashtuquajture gazetë, që është kapluar nga paniku sepse regjimi po i humb, veç mundem të komentoj për mjerimin dhe mungesën e etikës së një kuazimediumi që e mban vetën duke i vjedhur informatat që i punojnë dhe i hulumtojnë redaksi të tëra, si dhe duke botuar një sërë rrenash sensacionaliste që udhëheqësit e saj me gjasë i shohin ëndërr”, ka thënë Flaka Surroi, Drejtoreshë e Grupit “Koha”.

Drejtoresha Surroi ka theksuar se, përkundër dëshirës së “këtij shtypi të verdhë dhe shefave të vet politikë, KOHA NUK është shitje”.

“Nuk e di se përse nuk u befasova kur dëgjova që firma ime e falimentuar (kjo është ëndrra e atij mediumi tjetër që e udhëheq regjimi) qenka bërë synim i një biznesmeni shqiptar nga Maqedonia. Se çfarë synimesh ka z. Destani, unë nuk e di, e mbase këtë është dashur ta pyesin ata që e plasuan lajmin sot në ueb, por atë që e di është se KOHA, përkundër dëshirës së këtij shtypi të verdhë dhe shefave të vet politikë, NUK është në shitje”, ka përfunduar Drejtoresha Surroi.

© KOHA.net
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi