Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:DASHURIA NUK NJEF MOSHË

Shko poshtë

AGIM GASHI:DASHURIA NUK NJEF MOSHË Empty AGIM GASHI:DASHURIA NUK NJEF MOSHË

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 28, 2014 2:22 pm

AGIM GASHI:DASHURIA NUK NJEF MOSHË 1891067_10151987971224077_805359056_n


AGIM GASHI:DASHURIA NUK NJEF MOSHË

Qil dritaren zemra ime
Edhe ndima kangen mu, 
Po të luti deri n´kupë të qiellit
Eja ti jeto me mu.

Tash po qel syni pranverës
Qelin edhe kangët e mia, 
Sikur lulet në fllad të bjeshkës
Le të lulzon në ne dashnia.

Ti moj e bukura e Dardanisë
Që mi ke dhanë fjalë e besë, 
Eja shpejt shpëtoma jetën
Se po më dalin ment e kresë.

Në rini sna eci fati
Plot me vujtje erdhi pleqnia,
Eja n´përqafimin tim, 
Le të lulzon tash dashunia.

Ndëgjoi lutjet, nisu me ardhë
Mos gabo si herat tjera, 
Duhet ta dish e dashtuna ime
Njëherë vjen vera kah dera.

Kjo pleqnia nuk ashtë rini
Nga dështimet jem mbush me helm, 
E dime sa hallet i ka jeta
Nuk i mshojmë t´mirës me shqelm.

28.02.2014
Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi