Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ja kush ishin 52 luftëtarët e parë të Kosovës që u stërvitën në Shqipëri

Shko poshtë

Ja kush ishin 52 luftëtarët e parë të Kosovës që u stërvitën në Shqipëri Empty Ja kush ishin 52 luftëtarët e parë të Kosovës që u stërvitën në Shqipëri

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 05, 2014 4:44 pm


Ja kush ishin 52 luftëtarët e parë të Kosovës që u stërvitën në Shqipëri Heronjet-ert15_900855Shqiptari.eu sjell emrat e 52 luftëtarëve kosovarë që u stërvitën në Shqipëri. Nga kjo listë, asnjëri prej tyre nuk është sot personalitet publik, e as nuk mbanë ndonjë funksion të lartë shtetëror.

Stërvitja e grupeve të para ushtarake të Kosovës të stërvitura në Shqipëri, ende vazhdon të ketë një vello mosnjohje. Në fakt dëshmitarë dhe organizator të kohës e kanë sqaruar jo pak atë proces ushtrimesh, sipas një marrëveshje Kosovë-Shqipëri. Por, pavarësisht këtyre sqarimeve një pjesë e opinionit i mbërthyer nga propaganda e të majtës, përkatësisht LPK-së, vazhdon të sfidohet e vërteta shtetërore, duke nxjerrë si superheronj, emra dhe njerëz, që kinse janë të parët që krijuan organizimet luftarake në Kosovë, dhe se lufta në Kosovë e ka këtë histori, sipas shpjegimit të tyre, pavarësisht këputjeve apo ndërprerjes së vazhdimësisë.
Por, pavarësisht spekulimeve që vijnë nga e majta, apo edhe në mungesë të një kundërvënie të vazhdueshme nga bartës të institucioneve të republikës së Kosovës, të asaj kohe, e vërteta ka mbetur paksa e mjegulluar, por që janë dy heronjë të jashtëzakonshëm kombëtar, Sali Çekaj dhe Adem Jashari, që ishin pjesë e stërvitjeve dhe përgatitjeve për luftë. I pari do të shquhet me fitoren në betejën e Koshares së bashku më Agim Ramadanin, ndërsa Adem Jashari, si sakrifikues unik mbase në tërë historinë njerëzore, duke flijuar thuaja gjithë familjen në rezistencën kundër pushtuesit serb.
Janë këta dy që do të bëhen bartës të zhvillimeve të jashtëzakonshme historike të luftës.
Por, e majta pavarësisht tregimeve të shumëfishta, nuk ka mundur ta shmang Adem Jasharin, të cilin e konsideron si njëlloj heroi eponim të UÇK-së, duke e quajtur madje edhe baba edhe themelues, e edhe komandant legjendar të saj.
Por, e vërteta është më ndryshe. Ishin institucionet e Kosovës, të cilat nxorën grupet e para apo i formuan, ndërsa si udhëheqës i tyre ishte Sali Çekaj, i cili ishte prijës edhe i grupit të parë të stërvitur në Shqipëri, ndërsa Adem Jashari pjesë e grupit të dytë, andaj nisur nga kjo dëshmitarët pohojnë se Adem Jashari e kishte për prijës Sali Çekajn.
Pjesë e këtyre grupimeve ishin edhe shumë persona të shquar e heronj lufte, si Zahir Pajaziti që ishte pjesë e grupit të parë të stërvitjeve, Ahmet Hoxha, Zymer Lulaj etj./Shqiptari.eu
Lista zyrtare e emrave:
Grupi parë:
Sali Çekaj
Zahir Pajaziti
Ahmet Hoxha
Bashkim Leci
Zymer Lulaj
Kadri Gubetini
Ismet Çerkini
Artan Gjini
Arsen Hamiti
Fatmir Racaj
Ibush Metushi
Agron Tushi
Fatmir Fejzullahu
Hysni Mehmeti
Afrim Zena
Hysen Agushi
Vehbi Zeqiri
Besim Shehu
Ramiz Ramadani
Halil Halili
Rustem Teneqja
Ahmet Zeqiri
Rexhep Luma
Minush Luma
Sedat Osmani
Ramadan Pajaziti
Shemsi Krasniqi
Remzi Mehmeti
Selami Hasani
Agim Demnika
Ekrem Matoshi
Sami Hasani
Sami Vishi
Azbi Veliu
Ali Guri
Musa Shabani
Ajet Shala
Sejdi Sula
Milazim Myftari
Shaip Haziri
Fadil Begu
Mefail Vishi
Shemsedin Sulejmani
Milaim Gerbeshi
Rexhep Ilazi
Islam Visoka
Ilmi Topalli
Ylber Topalli
Xhevat Qerimi
Bashkim Thaçi
Bajram Kadriu
Shefqet Brajshori
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi