Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FESTIM, KUJTIM DHE KRENARI!

Shko poshtë

FESTIM, KUJTIM DHE KRENARI! Empty FESTIM, KUJTIM DHE KRENARI!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 07, 2014 12:37 pm

FESTIM, KUJTIM DHE KRENARI! 1922003_10152000480564077_1913947825_n

AGIM GASHI

FESTIM, KUJTIM DHE KRENARI!

7 Marsi është Dita e Mësuesit dhe e shkollës laike shqipe. Për gjuhën dhe diturinë është punuar edhe para kësaj date. Sipas mendimit tim shkolla shqipe ka histori edhe më të gjatë për çka duhet studime të mjaftueshme e jo deri tani shkel e shko. Pishtarët e arsimit nuk i mungonin popullit tonë. Ndër shekuj kishim emra që u flijuan për shkollën dhe arsimin shqip si Pjetër Budi, Andrea Bogdani, Pjetër Bogdani, Pjetër Mazrekaj, Mikel Tarabulluzi e personalitete tjera të shquara të kulturës dhe historisë shqiptare. Në udhën e përkushtimit për shkronjën dhe shkollën kemi edhe mësues martirë, si Papa Kristo Negovani, Shtjefën Gjeqovi e shumë tjerë për të ardhur deri te vrasja e mësuesit Halit Geci para syve të nxënësve të tij si dhe shumë mësuesve tjerë që i mori lufta e fundit.
Na mbetet që në këtë ditë, kur festojmë në të katër atnët e tokave të Arbërit, ti kujtojmë e nderojmë edhe ata që u bë dhe për ne.

LAVDI MËSUESVE TË RËNË!

Për nder dhe në përkujtim të martirëve mësues po ua dhuroj poezinë time: „Kur vritet mësuesi“!

KUR VRITET MËSUESI
(Në kujtim të mësuesit Halit Gecit dhe të gjithë mësuesve martir)

Kur vritet mësuesi,
Rrëzës Qyqavicës,
Nxjerr tytën nga mali,
Pushkë e Shotë Galicës.

Kur vritet mësuesi,
Për nder të Atdheut,
Mbin mbi Dhaskal Todhrin,
Shpatë e Skënderbeut.

Kur godasin mësuesin,
Duar gjakatare,
Djemte e UÇK-së
Bëhen Abetare.

Kur vritet mësuesi
Për një pëllëmbë fushe,
Shkronjat n´Abetare
Marrin ngjyrë të kuqe.

Kur vritet mësues
Për dritë të lirisë,
Djemtë e UÇK-së
Marshojnë Arbërisë.

1997
A.G.




 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FESTIM, KUJTIM DHE KRENARI! Empty Re: FESTIM, KUJTIM DHE KRENARI!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 08, 2014 12:31 am

FESTIM, KUJTIM DHE KRENARI! 1947968_289117687905981_116703715_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi