Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çetnikët serbë, në sytë e krimeasve [foto]

Shko poshtë

Çetnikët serbë, në sytë e krimeasve [foto] Empty Çetnikët serbë, në sytë e krimeasve [foto]

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 14, 2014 3:29 pm

Çetnikët serbë, në sytë e krimeasve [foto]
Çetnikët serbë, në sytë e krimeasve [foto] 20140314131302699646- 2014-03-14 13:05:16
Burra me mjekra të veshur me uniforma ushtarake dhe me bereta të zeza dhe të armatosur me thika, po kontrollonin trafikun përgjatë rrugës së ngarkuar që lidh kryeqytetin rajonal të Krimesë, Simferopol dhe portin detar të Sevastopolit.
Një flamur i zi me një kafkë, standard ky i nacionalistëve serbë, dhe flamuri kombëtar i Serbisë u ngritën në ajër së bashku me atë rus, duke sjellë imazhe të ngjarjeve të dhunshme të viteve të 1990-ta në Ballkan.
Bratislav Zhivkoviq, një nga komandantët e lëvizjes Çetnike të Serbisë, grup ky ultranacionalist me rrënjë në një epokë të mëhershme, ka thënë se është e natyrshme për ta që të vijnë në Krime që t’i ndihmojnë vëllezërit e tyre rusë.
Çetnikët serbë, në sytë e krimeasve [foto] 20140314131158539
Krimea, pjesë e Ukrainës pos-sovjetike që nga viti 1991, ka një javë që është nën kontrollin e ushtrisë ruse. Asambleja lokale e Krimesë ka deklaruar se ky rajon dëshiron t’i bashkohet Rusisë, kërkesë kjo e cila do të del në referendum këtë të diel.
Grupi i Zhivkoviqit, që përbëhet nga pesë aktivistë, ka për detyrë të patrullojë së bashku me Kozakët, shumica e të cilëve kanë ardhur në gadishull nga Rusia në pritje të referendumit.
Çetnikët serbë, në sytë e krimeasve [foto] 20140314131114792
“Motivi ynë ka qenë t’i japim mbështetje morale popullit rus në Krime dhe të drejtës së tyre për referendum dhe asgjë më shumë”, thotë Zhivkoviq. “Për shekuj me radhë, rusët na kanë ndihmuar neve, na kanë dhënë mbështetje, të cilën po e bëjnë edhe tani në Kosovë, prandaj ne kemi ardhur këtu që t’i ndihmojmë ata”.
Ishin ngritur postblloqe përgjatë rrugëve kryesore në Krime gjatë javës së kaluar kur burra me uniforma të gjelbra, pa asnjë simbol kombëtar, u shfaqën jashtë bazave ushtarake ukrainase, duke marr nën kontroll bazat detare dhe ushtarake në gadishull.
Serbët dhe kozakët patrullojnë
Postblloku i kontrolluar nga djemtë e Zhivkoviqit kontrollohej edhe nga burra me maska e me uniforma ushtarake të armatosur me pushka ‘shotgun’, të cilët vetën e quajnë kozakë. Një grup policësh me uniforma ukrainase, që të gjithë të pajisur me mitralozë, qëndronin mënjanë, duke i lënë në dorë kontrollin vullnetarëve serbë dhe kozakëve.
Çetnikët serbë, në sytë e krimeasve [foto] 20140314131240772
Zhivkoviq thotë se djemtë e tij janë të gatshëm të luftojnë për të siguruar që shumica ruse në gadishull të fitojë të drejtën për t’u ndarë dhe për t’iu bashkuar Rusisë. Por, sipas tij, ata janë në Krime për të parandaluar dhunën.
“Çdo incident i mundshëm do të evitohet shpejtë”, thotë ai. “Ne po shpresojmë se edhe nëse vjen puna deri tek përleshja dhe konflikti i armatosur, ai do të jetë i shkurtër, për shkak se popullata në Rusi dhe në gadishull janë rusë”.
Derisa radha e makinave dhe kamionëve që po i afrohej postbllokut vazhdimisht po zgjatej, një shofer kamioni i moshës mesatare, i cili quhej Oleg, tha se është i kënaqur nga solidariteti serb.
“Kjo është e mrekullueshme. Ata po u ndihmojnë këtyre djemve”, thotë ai. “Kështu edhe duhet të jetë. Duhet ta ndihmojmë njëri-tjetrin”.
Por, të tjerët ishin të zemëruar. “Kë po e ndihmojnë ata? Nuk po e kuptojë këtë. Nuk kam nevojë për ndihmë, askush nuk po na trazon këtu”, thotë Denis, një shofer nga Simferopol.
“Serbët janë okupatorë, okupatorë të vërtetë. Nuk kam emër tjetër për ta”, thotë Asan, një shofer tjetër.
Reportazh i Reuters nga Krimea, i përkthyer nga © Koha.net 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi