Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:GRYKSIA E SHQIPTARIT

Shko poshtë

AGIM GASHI:GRYKSIA E SHQIPTARIT Empty AGIM GASHI:GRYKSIA E SHQIPTARIT

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 30, 2014 8:04 pm

AGIM GASHI:GRYKSIA E SHQIPTARIT 1977288_10152047299714077_1567354273_n

AGIM GASHI

GRYKSIA E SHQIPTARIT

Pas Orës letrare të Paravrsisë, ishim në hotelin Kontinental të Koblenzit që e mbante një shqiptar.
Passi që mbaroi mbrëmja, duhej të shpërndaheshim por ja që Ministria e Diaspores shtronte darkë për poetët. Kur ka me hëngër të gjithë vrapojnë.Bile isha duke menduar se a do të ishte më mirë që për pjesmarrje masive në tubime të ndryshme, shqiptarët të joshen me ushqime.Pjesmarrja ju garantoj se do të jetë e madhe.

Për veten time, (mos të më keqkupton askush sepse i tillë jamë dhe askujt spo ia ngarkoj këto fjalë). darka e mbrëmshme më la pa gjum.Tërë naten mu dukte se po e ha mishin tim dhe djersen e taksapaguesve shqiptar, atyre që në kanta bërllogu po e sigurojnë bukën. Mendja kapërthenete kufijt e të menduarit dhe rrokullisej në restorantet kosovare që gjithmonë, edhe pse varfëri e madhe, rrinë të mbushura me klient zyrtar, kryetar, deputet e partiash, duke u ushqyer me djerset e popullitm me vajin dhe gjakun e derdhur. Mu rrokullis mendja edhe te ish Kryetari i Gjilanit që i kishte rras gjysmë milioni euro vetëm për darka e dreka. Me atë gjsmë milioni do të ndertoheshin sëpaku 25 shtëpi për skamnoret. Po sa gjysmë e miliona tjerë u vodhën e u hangrën në të tilla raste? Gratë e politikanëve tanë nuk gatuajnë sepse janë shqiptare. Angela Merkel, Zonja Klinton, Zonja Obama e shumë gra që arriten majat e udhëheqjeve shterore, gatuajnë. 

Kur ta kemi parasysh edhe faktin se shumica akoma sdin as lapsin me e mbajtë dhe bëhen „alamet“ poetësh, sidomos në Kosovë, na del se se vlen barra qeranë të shtrohen darka të shtrejta. Dolen libra që dëm është kur zanë vendin ku e lë se lene më të lexohet. Shundi e falsifikimi, plagjiatura e vjedhja, u bënë përditshmëri.

Pyetja shtrohet:-Kah po na qojnë udhëheqësit tanë. Aq e theksuar paska qenë gryksia te shqiptarët? Athua vallë shtohen apetitet e politikanëve e partiashëve kur mbushin sofrat e tyre plot e përplor, ndersa sofrat e popullit shtrohen të zbrazura? Mallkimi nga ka zbritur pingul nga Zoti dhe se ky mallkim po lëndon rëndë shtresat e varfëra të cila akoma spo vetëdijësohen e të bëjnë ndrrime mëse të domosdoshme. 
Mos të mendojmë se me ndryshime zdhedhjesh ka me ndryshue gjë. Secila parti që do ta marrin pushtetin, njejt do të sillen dhe njejt do të hanë.Do të hanë njejt sepse njejt hëngren që mëse pesmbdhjet vite. Andaj edhe varfëria do të jetë e njejtë. Tek kantat e bërllogjeve vetëm sa do të shtohet klientela. 
Të gjithë po e dime që diçka duhet ndryshuar.Por kur e si, nuk dihet!


30.03.2014
Düren

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AGIM GASHI:GRYKSIA E SHQIPTARIT Empty Re: AGIM GASHI:GRYKSIA E SHQIPTARIT

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 03, 2014 8:47 pm

AGIM GASHI:GRYKSIA E SHQIPTARIT 9611_10151369503524077_705376560_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi