Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hamiti: Paralajmërimi i SHBA-së, lajm i zi për Kosovën

Shko poshtë

Hamiti: Paralajmërimi i SHBA-së, lajm i zi për Kosovën Empty Hamiti: Paralajmërimi i SHBA-së, lajm i zi për Kosovën

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 19, 2014 2:35 pm

Hamiti: Paralajmërimi i SHBA-së, lajm i zi për Kosovën Timthumb-1%20(1)-1397814734

Hamiti: Paralajmërimi i SHBA-së, lajm i zi për Kosovën


Profesori i Fakultetit të Studimeve Islame, Xhabir Hamiti pas lajmit  nga Departmenti Amerikan i  Shtetit,  që amerikanët që janë në Kosovë të kenë kujdes gjatë festes së Pashkëve, është shprehur se nëse urrejtja ka arritur deri në këtë shkallë në vendin dhe trojet tona, sipas tij është lajm tepër i zi dhe njollë tepër e madhe për të gjithë  ne , si shoqëri dhe komb.
“Nëse urrejtja ka arritur deri ne këtë shkalle ne vendin dhe trojet tona, sa qe edhe State Departmenti i SHBA-se, e paska pare te arsyeshme qe t'i paralajmëroj qytetaret e vet për kujdesin qe duhet te kenë gjate festes krishtere "Pashkët" ne Kosove, nga rreziku eventual qe mund t'u kanoset nga persona te keqpërdorur ne emër te fesë "islame" , me orientim ekstrem, atëherë ky është lajm tepër i zi dhe njolle teper e madhe për gjithë ne, si shoqëri dhe si komb”, ka shkruar Hamiti në një postim në rrjetin social “Facebook”.
Hamit ma tutje ka thënë se kurrë në vendin tonë nuk ka qenë traditë shqiptare që mysafirët të jenë i rrezikuar në votrën tonë, e aq me pak një aleat dhe një mik yni i forte,ne kohet dhe momentet me te vështira qe po kalonte populli ynë, atëherë kur sytë dhe shpresa e gjithë neve ishin drejtuar kah Zoti dhe SHBA me aleatet e saj.
“Kurrë nuk ka qene ne traditën shqiptare qe mysafiri te jete i rrezikuar ne votren tyre, e aq me pak një aleat dhe një mik yni i forte,ne kohet dhe momentet me te vështira qe po kalonte populli ynë, atëherë kur sytë dhe shpresa e gjithë neve ishin drejtuar kah Zoti dhe SHBA me aleatet e saj “, ka thënë ë Hamiti.

Le ta dije dhe kuptoj çdonjëri se kush nuk është mirënjohës ndaj njerëzve ai nuk është mirënjohës as ndaj Zotit ! 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi