Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përgjaken Pashkët në Santorini, 7 të plagosur nga shpërthimi në kishë

Shko poshtë

Përgjaken Pashkët në Santorini, 7 të plagosur nga shpërthimi në kishë Empty Përgjaken Pashkët në Santorini, 7 të plagosur nga shpërthimi në kishë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 20, 2014 3:24 pm

Përgjaken Pashkët në Santorini, 7 të plagosur nga shpërthimi në kishë Kisha
Përgjaken Pashkët në Santorini, 7 të plagosur nga shpërthimi në kishë


Është përgjakur ditën e sotme festa e Pashkëve në shtetin fqinj, Greqi. Gjithçka ka ndodhur në kishën e ishullit Ia (Oia) Santorini, ku 7 persona kanë ngelur të plagosur. 


Sipas mediave greke bëhet e ditur se një person, i cili mendohet të jetë banor i ishullit, ka hedhur lëndë plasëse në oborrin e kishës gjatë minutave të para të së dielës kur në objektin e kultit ishin mbledhur shumë njerëz si tradicionalisht çdo vit për Pashkët. 

Si pasojë e shpërthimit kanë ngelur të plagosur rëndë tre turistë amerikanë (dy femra dhe një mashkull përkatësisht 51 dhe 53 vjeç). Të plagosur kanë ngelur po ashtu 2 qipriotë 24 dhe 27 vjeç, si dhe dy grekë vendas, 50 dhe 23 vjeç. Ata janë transportuar me urgjencë, në spitalin lokal. 

Pak më vonë, turistët amerikanë dhe një nga grekët e plagosur u dërguan nëpërmjet një avioni privat, në spitalin e Heraklios (Kretë). Një nga të plagosurit, burrë i moshës 50 vjeçare rrezikon të humbasë njërin sy, si pasojë e shpërthimit. Autori mendohet të ketë qenë i fshehur në mes të turmës, në momentin që ka hedhur lëndën plasëse në oborrin e kishës. 

Ai po kerkohet nga policia. Ky është rasti i parë kur brenda kishës kryhet një shpërthim i tillë. Ishulli Ia gjendet në rajonin e Santorinit, rreth 20 minuta larg qendrës së ishullit Santorini. Ia është zona me shtëpi karakteristike e Santorinit dhe shihet nga vendasit si zona më e vizituar për qëllime turizmi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi