Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AVDI MAXHUNI:Shefqet Krasniqi, themeluesi i pare i xhihadit islamik ” shqiptar!”

Shko poshtë

AVDI MAXHUNI:Shefqet Krasniqi, themeluesi i pare i xhihadit islamik ” shqiptar!” Empty AVDI MAXHUNI:Shefqet Krasniqi, themeluesi i pare i xhihadit islamik ” shqiptar!”

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 21, 2014 2:14 pm

AVDI MAXHUNI:Shefqet Krasniqi, themeluesi i pare i xhihadit islamik ” shqiptar!” 11016768_772285102839619_1935492403_n
AVDI MAXHUNI:Shefqet Krasniqi, themeluesi i pare i xhihadit islamik ” shqiptar!”

Terrorizmi definohet si perpjekje si aktivitet apo edhe si levizje, i cili ka per qellim realizimin e qellimeve te caktuara qofshin ato ne rrafshe politike, apo religjioze, nacionale, ideologjike etj. etj. permes dhunes dhe metodave te dhunes! Historikisht terrorizmin e kane denuar gjithmone njerzit e ndritur dhe perparimtar ( edhe pse nganjeher edhe me pasoja te medhaja ) nga te gjitha religjionet dhe popujt anembane botes! Ai nuk kishte gjitheher ne Histori ngjyren e njejte! Here na u shfaq ne emer te kastave, pastaj ne emer te idhujve, me vone ne emer te Zotrave te ndryshem e per te ardh deri ne ditet e sotme ku shpeshhere mbrenda nje shekulli ( siq ishte shekulli i kaluar ) ne emer te interesave te larta kombetare dhe ideologjike ( psh. komunizmi ) dhe qe per realizimin e atyre interesave te larta u perdoren metodat me brutale dhe me qnjerzore te dhunes mbi njeriun qe lirisht mund te i quajme dhe u quajten me plote te drejte nga kokat me te ndritura dhe me perparimtare ne tere boten TERRORIZEM! Tash ne kete fillim shekullin e ri ne kohen e teknologjise moderne si per qudi njerzimi ne disa pjese te botes iu ka kthyer perseri lufterave dhe terrorit ne emer te Zotrave te ndryshem! Ne emer te Zotit njeriu vritet ne menyren me te thjeshte thuase eshte nje qen i terbuar pa patur kurrefar ndienjash ndaj tij. Ai persekutohet, i prehek koka para kamerava dhe madje behen edhe foto qejfi me trupa e koka te ndara te tij thuase jane tufa lulesh! Te tera keto po behen nga grupe te pasterta terroriste te cilat secila presin e vrasin njerez te pafajshem ne emer te Zoterave te tyre! Terroristet islamik te sektit vehabi duke imponuar Vullnetin e tyre barbar ndaj muslimaneve dhe jo muslimaneve te tjere permes dhunes dhe metodave te dhunes ia kane kapercyer edhe perkufizimit filozofik te terrorizmit dhe terrorit qe e pat definuar filozofi gjerman Thomas Hobsi! Perderiasa ne parimin juridik te gjithe njerzit jane vllezer, ne parimin ekonomik dhe te egos per te pasur dhe per te dominuar ndaj te tjereve, Thomas Hobsi Njeriun ndaj njeriut e definon si ujk-Homo homini lupus est!


AVDI MAXHUNI:Shefqet Krasniqi, themeluesi i pare i xhihadit islamik ” shqiptar!” Attachment
Ky definim I Hobsit ndaj njeriut ja sot ja kurre eshte shume aktual. Vehabizmi si devijim i besimit ne islam bazen e veprimit te vet e ka ne dhune, ne jotolerance, ne imponim te ideologjise se tyre ne emer te Zotit ( kjo eshte ajo fshehtesia e tmerrit qe ata aq mire e shfytezojne ) dhe ne urrejtje e perbuzje ndaj te gjithe atyre qe nuk u nenshtrohen urdherave dhe predikimit te tyre te shtrember te fese dhe riteve fetare islame! Vehabistet sillen e imponohen ne rrethin e tyre thuase njerzimi ka bere dhe pranuar dikur moti rregullen PACTA SUN SERVANDA ( marreveshje obligative ) sipas qejfit dhe apetiteve te tyre dhe se kjo rregull nuk mund te diskutohet, nuk mund te kundershtohet dhe nuk mund te demokratizohet kurrenjeher dhe nga askush, qe ne sistemin juridik te perngjan me ate parimin REBUS SIC STANTIBUS ( mosndryshimi i rrethanave ) sepse gjithnje sipas atyre dhe mentalitetit te tyre banal askush nuk mund te i kundervehet Allahut ( te perfytyruar e te imagjinuar sipas qejfit te tyre ) dhe urdherave te tij thuase Zoti komunikoi vetem me ata dhe veq atyre u ka ofruar te mirat e botes se amshuar! Asnje liber i shenjet nuk udhezon dhe nuk pranon vrasjen as individuale as masive te njerzeve te pafajshem te cilet mund te jene duke shkuar ne pune, duke u falur ne faltore, duke fluturuar me aeroplan, ne stacion treni, ne kazerma ushtarake, ne xhami, kishe apo sinagoge, ne shkolla, ne Univerzitete etj etj. mu ashtu siq po e bejne vehabistet dhe simpatizantet e tyre anemban botes! Ata po vrasin po presin koka po shkaterrojne shtepia po shkaterrojne jetera te njerzeve po shkaterrojne xhamia e kisha dhe po shuajne qdo gje te gjalle rreth njeriut demokrat dhe te kishter ( ata i quajne ateist ) apo edhe musliman por qe nuk jane te sektit te tyre dhe ne fund thone ” ne veq Allahut i pergjigjemi dhe vetem ai mund te na gjykoj per veprimet tona”!!! Pra keta jane vehabistet te cilet ne mesin tone mund te i kete secili nga ne! Ne programet dhe ideologjine e tyre ata kane teme dhe qellim edhe zhdukjen e vendeve te shenjta jo vetem kristiane por edhe islame, Meken, Medinen, Al Axa etj etj. Kjo me se miri spjegohet me sulmet e tyre barbare e terroriste neper xhami e xhemat ku ata se pari futen ne mesin dhe ambientet e tyre dhe me pastaj shperthejne duke shkaterruar qdo gje afer tyre dhe duke mbytur gra, femije, pleq e qdo kend qe gjendet perreth tyre! Jane rreziku dhe armiku me i madh i islamit dhe botes tjeter qe nuk jane si ata! Per ate ikin e tubohen nga e tere bota ne Siri, ne Paradisen e tyre te terrorit dhe te kasaphanes me te madhe ” moderne ” njerzore qe ka perjetuar njerzimi modern! Para disa diteve ne Kairo te Egjiptit ne Univerzitetin me te vjeter dhe me te ndikueshem islam ne bote pra ne AL AZHARI u mbajt nje Konference e dijetarve me te spikatur islam ne bote. Ishte konkluzion perfundimtar i te gjithe atyre pjesemarresve se sot Vehabizmi paraqet rrezikun me te madh jo vetem ndaj vendeve tjera e me kultura e tradita te tjera por edhe ndaj atyre muslimane dhe ndaj tere njerzimit!!! Pjesemarresit dolen ne fund te Konferences me nje apel te perbashket qe bota te sensibilizohet nga ky rrezik i ketij sekti te devijuar islam i cili tani per tani po merre permasa shqetesuese ne tere boten dhe se e tere bota duhet te ngritet dhe ta luftoj me te gjitha mjetet qe ka ne dispozicion nje mortaje apo nje fashizem te ri qe emer e mbiemer ka Vehabizmin!
Ne ate Konference u tha po ashtu se sponzor kryesor i tyre ne bote eshte Arabia Saudite me satelitet e saj te cilet jo vetem qe nuk ndermarrin asgje qe te i ndalin ata terroriste por perkundrazi i ndihmojne dhe i perkrahin si materialisht e po ashtu edhe ne rrafshe tjera diplomatike, politike e ushtarake! Konkluzat e Univerzitetit me te vjeter islam ne bote AL AZHARI lidhur me qeshtjen Vehabi ishin shume te qarta dhe alarmante! Tani i mbetet njerzimit detyre lufta kunder tyre dhe demaskimi i tyre si luftetar te Allahut! Ata nuk jane kurrefar luftetaresh te Allahut por jane luftetar te terrorit qe nuk kane kurrefar meshire dhe qe nuk rrespektojne kurrefar Ligji e rregulli ndaj askujt! Te perngjajne me teper ne kanibal se sa ne njerez normal! Ata aq perverz aq hipokkrit aq djallezor jane sa qe veshtire eshte qe te i perkufizosh me vetem nje fjali! Djallezia e tyre se ata per veprimet e tyre makabre te vrasjeve masive te njerzeve i pergjigjen vetem Allahut dhe vetem nga ai mund te gjykohen ne njeren ane kurse, ne anen tjeter viktimat e tyre qe i vrasin,qe ua presin kokat dhe gjymtyret e trupit te tyre ne menyren me te qmendur qe ka pare njerzimi gjere me tani nuk i lejojne qe edhe ata te i gjykoj Zoti i tyre dhe qe edhe ata per veprimet e tyre te i pergjigjen Zotit te tyre!!!! Ata si duket edhe Zotit ia kane marre kompetencat dhe i bejne karshillek…. veprime keto te ndaluara nga Kurani! Muslimanet ne tere boten duhet te ngriten e te i thone Jo fashizmit vehabist te cilet jane ngritur mbi kurrizin e tyre dhe fese se tyre e qe ne realitet nuk kane te bejne fare dhe me asgje me masen e pafajshme muslimane dhe traditen e tyre te te adhuruarit te Zotit te tyre. Ata vet para te tjereve duhet te i ndalin ata vrases masiv te njerzimit dhe mohues te civilizimeve te tjera! Keshtu ata do te i tregonin tere botes se feja islame nuk toleron askend qe te ngritet dhe ne emer te tyre te i keqeperdor ritet dhe traditen e saj te adhurimit te Allahut te tyre pa marre parasysh se kush eshte ai apo kush jane ata! Nuk ka me te tmerrshme se sa fantazia e pakontrolluar….pat thene dijetari gjerman Göte! Kete fantazi te pakontrolluar sot e kane vehabistet ne tere rruzullin tokesor te cilet po standartizohen aq mire ne rrugen e terrorit dhe vrasjeve masive te njerzeve te pafajshem sa qe kudo verehet ndienja e frikes dhe pasigurise ne masat e gjera te njerzeve! Vaso Qubrilloviqi ( 1898-1990 ) shkencetar, historian, politikan dhe diplomat serb me 07 Mars 1937 ne Klubin kulturor serb mbajti temen per shpernguljen e shqiptarve ne Turqi kurse me 03 Nentor 1944 del me Platformen ” Problemi i pakicave ne Jugosllavi te cilat duhet zhdukur dhe debuar “! Ai per shpernguljen e shqiptarve ne Turqi ne mes te shume masave te tjera prioritet i jap klerit islam ne radhet e shqiptarve! Ai keshillon shtetin dhe politiken e shtetit te vet se ne radhet e shqiptarve duhet te zgjedhen te motivohen e te financohen njerez te devotshem e orator te mire te islamit ne menyre qe te ndikohet sa me shume dhe sa me teper ne masat shqiptare ne nxitjen e shpernguljeve te tyre masive ne Turqi ne vendin ku ata do ta gjenin me per se afermi Allahun e tyre! Pasi qe shqiptaret siq thoshte ai jane njerez naiv dhe besojne lehte kjo politike favorizuese ne Hoxhallar e Haxhi ” shqiptar ” Serbise do te i kthehej me suksese te mdhaja sepse shqiptaret pasi qe te infektohen mire me islamizem do te behen edhe fantik te forte!!! Zaten kjo politike edhe i dha frytet e veta.
AVDI MAXHUNI:Shefqet Krasniqi, themeluesi i pare i xhihadit islamik ” shqiptar!” Hoxha
Ne vitin 1938 edhe u nenshkrua marreveshja Jugosllavo-turke per shpernguljen e ” turqeve ” ne menyre te organizuar dhe te ” civilizuar ” ne Turqi! Rol te madh ne nje eksodus te tille masiv luajten te gjithe Hoxhallaret ” shqiptar ” qe ne popull njihen si Hoxhallar te Rusise e te Serbise!!! Pas vitit 1999 Serbia nuk e humbi asnje sekond dhe menjeher qe nga terheqeja e saj perfundimtare ushtarake e policore nga Kosova filloi te i pergadit njerzit e Allahut ne radhet e shqiptarve! Ata do te duhet qe tani e tutje te jene Ushtria civile serbe ne Kosove dhe mesin tone dhe qe vetem presin urdhera e udhezime nga komandoset e tyre te larte ne Moske e Beograd! Fjalen e kam per per Ushtrine civile serbe ne radhet tone qe quhet VEHABIZEM! Eshte interesant e qe askush nuk po e thote se mu ne vendin e Mekes shqiptare ne Skenderaj aty ku Adem Jashari me familjen e tij dhe popullin e Drenicen derdhen gjakun si rreke prez pas brezi qe nga Ahmet Delia 1903, Azem e Shote Galica viteve 1920, Shaban Polluzha viteve 1940, Tahir Meha viteve 1980 e deri vitet 1990 kur na u krijua per here te pare Ushtria e jone shqiptare me Komandantin legjendar Adem Jashari po mu ne ate vend menjeher u derguan satelitet e Serbise me Allahun ne koke per te helmuar e per te ua shperlar trurin nga Shqiptarizma njerzeve dhe qerdhes se Shqiptarise pra te Drenices heroike dhe martire! Ne literaturen politike serbe Drenica cilesohet si Vater e Shqiptarise ( ata madje e quajne lexo: fashizem shqiptar ), prandaj nuk ishte i rastit dergimi dhe misionimi i Vehabistit dhe terroristit XHEMAJL ( KASTRIOT ) DUKA nga Shqiperia menjeher pas lufte ne Kosove! Ky tradhtar ky terrorist u vendos ne fshatin MARINE te Skenderajt per te arrite ate qka nuk mund ta arriti krimineli Millosheviq me tere aparatin e tij shteteror e policor mbi shqiptar! Ai 8 DUKA ) filloi misionin e tij ne emer te Allahut te Serbise mu ne Zemren shqiptare qe quhet Drenice! Se pari ai ndertoi Qerdhen e vet apo shkollen e terrorit ne menyre te kunderligjshme me te gjitha rregullat e BIK-ut dhe te Ligjeve te Kosoves ne fuqi ne Skenderaj sikur deshi te u tregoj te gjitheve qysh ateher se vehabistet nuk i pergjigjen askujt perveq nje Allahu te parapercaktuar dhe te ndertuar e te perfytyruar vetem sipas Vaso Qubrilloviqit dhe Qubrilloveqeve te tjere serb deri me sot! Atij ( Dukes ) nuk iu pritej sepse sponzorizuesi dhe inspiruesi i tij Serbia nuk deshironte asnje sekond qe ta humb ne raport me shqiptaret dhe Kosoven dhe ne qkombtarizimin e tyre por tash jo permes forces se pendrekut, te kallashit apo te tankseve por tash permes forces se Allahut, te nje Allahu te apetiteve te tyre qkombetarizuese antishqiptare!!! Nxenesi i tij pra i XHEMAJL DUKES, VALON MUSLIU kurre nuk kishte vizituar xhamine legale ne Skenderaj edhe pse Valoni kishte mbaruar Medresene dhe ishte bere Hoxhe, deklaroi para mediave Imami i Skenderajt NEXHMI MAKSUTI! Normal eshte kjo pasi qe ate e kishte ngrene me kohe Ujku Duka duke e trainuar ne rrugen e nje Allahu tjeter pra te Allahut te Serbise!

Madje ai pike per pike kishte zbatuar udhzimet e Vaso Qubrilloviqit ne qkombetarizim dhe fshirje te identitetit personal shqiptar duke e nderruar madje edhe emrin nga Valon ne SELAJDIN AL EJUP!!! Askush nuk u morr deri me tani me ate infektues dhe ate terrorist se kush e financoi kush e qoi ne mision dhe kush e inspiroi qe mu ne ZEMREN E SHQIPTARIZMIT pra ne DRENICE te na e sjell nje Allah serb dhe antishqiptar! Dihet vetem nga mediat se Xhemaj Duken qarqet me antishqiptare ne krye me Serbine e derguan qysh ne ditet e para te pas luftes ne Drenice! Per te qene me hipokrite e tere kjo pune para disa dite KHALIL PATEL para mjeteve te informimit publik deklaron se Ne Drenice ” ne krijuam nje mjedis te mrekullueshem atje. U dhame uniforma djemeve ( lexo: pantollona trefertalesh dhe fustana kasapesh per meshkuj ) dhe mbulesa vajzave ( lexo: Burken afganistane e talibane )!” KHALIL PATEL ka qene aktiv qe nga lufta ne Kosove me ” ndihmat e tija humanitare “! Per debimin e tij te merituar ( shume te vonuar ) nga Skenderaji dhe Kosova meriten kryesore e ka Ajnishahe Halimi aktiviste nga Skenderaji dhe Sami Lushtaku! Allahu serb nuk u debua me debimin e Dukes nga Kosova! Ai trainoi dhe la pasardhes te tij te tjere ne mesin tone! Oratori i merituar islamik sipas perzgjedhjes se Valo Qubrilloviqit Shefqet Krasniqi me Banden e vet te vehabisteve eshte themeluesi i pare i xhihadit islamik ne radhet e ” shqiptareve “! Ai me demagogjine e tij te tmerrshme me oratorine perfekte islamike te preferuar sipas Qubrilloviqeve dhe me perqyrravjen dhe perlotjen fallco neper klipe te ndryshme ne rrjetet sociale por edhe me ” derset ” e tija ne xhami ua ka rrembyer zemrat shume shqiptarve te cilet per qudi verberisht dhe ne menyre naive i besojne nje bastardi dhe nje sharllatani qe quhet Shefqet Krasniqi! Vehabizmi i tij ka infektuar jo vetem nje pjese te caktuar te popullit dhe rinise sone por mjerisht ka qorruar edhe mjeruar nje nje pjese te politikes shqiptare ne Kosove, Maqedoni dhe Lugine te Presheves! A ka nevoje te ia rikujtoj ketu opinionit ministrin naiv Shefqetian Memli Krasniqi i cili ka infekcioni i tij posa morri postin e ministrit te kultures ne menyren me te paturpshme posa u emerua minister kulture ( talibaneske ) i morri turr dhe e hoqi fotografine e NENE TEREZEZ! A ka nevoj te ia rikujtoj ketu opinionit te gjere Milazim Krasniqin udheheqes i katedres se informatikes ne Univerzitetin e Prishtines i cili eshte bere zedhenes i Vehabizmit ne trojet shqiptare! A ka nevoje te ia rikujtoj ketu opinionit Gezim Kelmendin deputetin e Kuvendit tone kombetar i cili ne menyren me banale dhe me te poshter ofendon historine tone kombetare dhe Heroin tone kombetar Gjergj Kastrioti-Skenderbeun! Nuk qendron larg as Ferid Agani sot minister ne qeverine Thaqi e as partia e tij me lidhjet vehabiste e terroriste ne boten islame! Ka edhe disa gazetar, polic, intelektual etj etj aty ketu qe hamenden me perrallat shefqetiane te vehabizmit dhe te ideologjise se tij fashiste vehabiste!
Nga e tere kjo politike mbi 100 vjeqare antishqiptare Serbia po korr edhe frytet e para te punes se vet te palodhshme! Per here te pare ne historine e marredhenjeve shqiptaro-amerikane perfaqesuesit e saj diplomatik ua terhoqen verejtjen qytetareve nga rreziku prej shqiptarve!!! Per here te pare ne historine shqiptare Shefqet Krasniqi me Banden e vet krijoi xhihadin islamik shqiptar! Per here te pare ne historine shqiptare, ” shqiptari ” BLERIM DEMIRI ( HETA ) nga Ferizaji beri sulmin e pare vetevrases alla arabqe e talibanqe! Dhe keto per here te pare e per here te pare ne ditet, muajt dhe vitet e ardhshme po qe se nuk organizohet shteti e populli i yne do te shtohen ne menyre marramendese! Medicina na udhezon se nje semundje eshte me mire dhe me lehte te sherohet ma masa parandaluese apo preventive se sa me masa sheruese! Edhe VEHABIZMIN ne radhet tona eshte me mire qe tani ne filiz te goditet e te qrrenjesohet nga radhet tona se sa me vone te mirremi me pasojat e tij! Nese nuk do te reagojme me kohe rastet si te Blerim Hetes nga Ferizaji apo te Lavdrim Muhaxhiri nga Kaqaniku apo te Valon Musliut nga Tushilla e Skenderajit ne te ardhem nuk do te i shohim vetem ne Irak, Siri e Afganistan por do te i kemi para syve tane mu ne Prishtine e kudo ne trojet shqiptare!

A ka nevoje te ua rikujtoj kercenimet te kohepaskohshme te kokes se terrorit ne Kosove Shefqet Krasniqi qe ia bene Kuvendit kombetar dhe institucioneve tjera shteterore me ate….. se ” do te shkojme ne Kuvend, se do te kendojme Ezanin ne Kuvend “, se jo keshtu e ashtu, pra kercenime te nje bastardi talibanesk kunder shtetit laik te Kosoves! Sot ai monster perdor shantazhin, friken e kercenimet, neser do te i bene edhe vepra! Mos te ankohet ateher askush se u bafasuam qe ra bore ne muajin Janar!

Autori është jurist,jeton ne Gjermani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi