Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mustafa: Teuta Rugova mund të jetë në listën e LDK-së

Shko poshtë

Mustafa: Teuta Rugova mund të jetë në listën e LDK-së Empty Mustafa: Teuta Rugova mund të jetë në listën e LDK-së

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 08, 2014 11:58 pm

Mustafa: Teuta Rugova mund të jetë në listën e LDK-së Largea_156502_394898557208058_384542445_n1399580454

Teuta Rugova

Mustafa: Teuta Rugova mund të jetë në listën e LDK-së



Mustafa: Fatmir Limaj është prej personave që mund të punohet




Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë sonte se në listën e LDK-së për deputetë mund të hyjë edhe vajza e vetme e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, Teuta.

Mustafa, tha se me Fatmir Limaj ka raporte të shkëlqyera dhe është një pres persona që mund të punohet.

Ai në emisionin Zonë e Debatit të Klan Kosovës, ka folur për publikimin e videos ku përfshihej djali i tij, duke thënë se metoda të tilla nuk ka përdorur as Stalini.

Në këtë pikë, ai ka folur edhe për koalicionet e mundshme. I pyetur për koalicion me Vetëvendosjen ai tha se dëshiron të ketë bashkëpunim me të gjithë por se “nuk do të donte të ishte përballë dikujt që ke frikë se mos është me kamera e mikorofonë”.

Mustafa duke folur për bashkëpunimin me partitë politike, tha se kanë bashkëpunime me të gjithë por ai tha nuk ka pasur se pse ta lus askënd që të shkojnë nëpër takime sepse siç tha ai “nuk ka asnjë zor ta bëjë këtë”.

Mustafa: Vetëvendosje shumë e vogël për LDK-në


Mustafa duke iu referuar Vetëvendosjes, tha se është parti shumë e vogël për LDK-në.
“PDK është rivali ynë në këto zgjedhje. Ajo (Vetëvendosje) është parti shumë e vogël për neve. Nuk kemi pse t’i lusim për asgjë”. Ndërkaq, marrëveshjen e sheh të hapur për AKR-në dhe Nismën, ka thënë veç tjerash Mustafa.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi