Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lista përfundimtare e kandidatëve të LDK-së

Shko poshtë

Lista përfundimtare e kandidatëve të LDK-së Empty Lista përfundimtare e kandidatëve të LDK-së

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 16, 2014 10:04 pm

Lista përfundimtare e kandidatëve të LDK-së Largea_1029431400252130

Lista përfundimtare e kandidatëve të LDK-së

(I plotësuar) Lista kandidatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kuvendin e Republikës së Kosovës, e miratuar, sot, nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së:

1. Isa Mustafa

2. Sabri Hamiti

3. Vjosa Osmani

4. Ismet Beqiri

5. Kujtim Shala

6. Teuta Sahatçija

7. Agim Ademaj

8. Avdullah Hoti

9. Lirije Kajtazi

10. Skender Hyseni

11. Eqrem Kryeziu

12. Teuta Rugova

13. Naser Osmani

14. Shpejtim Bulliqi

15. Vlora Dumoshi

16. Arben Gashi

17. Muhamet Mustafa

18. Hykmete Bajrami

19. Valon Murtezaj

20. Bardhyl Metaj

21. Nazane Breca

22. Hafiz Gagica

23. Adem Salihaj

24. Kimete Bytyqi

25. Armend Zemaj

26. Bajram Gecaj

27. Besa Gaxherri

28. Lutfi Zharku

29. Agim Kikaj

30. Drita Konxheli

31. Anton Quni

32. Salih Morina

33 Synavere Rysha

34 Armend Ibrahimi

35. Hashim Deshishku

36. Vjollca Krasniqi

37. Naim Behluli

38. Sadri Ferati

39. Rita Hajzeraj-Beqa

40. Hysni Gërguri

41. Luan Gola

42. Alma Lama

43. Haki Demolli

44. Shaip Surdulli

45. Doruntina Maloku

46. Musa Misini

47. Ali Sadrija

48. Mybera Mustafa

49. Mustafë Krasniqi

50. Arban Abrashi

51. Afërdita Berisha

52. Sabit Rrustemi

53. Ardian Shala

54. Njomza Emini

55. Nuredin Ibishi

56. Fadi Krasniqi

57. Mirjeta Kalludra

58. Prekë Gjeta

59. Haziz Hodaj

60. Vjollca Dibra

61. Qaush Bala

62. Vehbi Imeri

63. Shqipe Hyseni

64. Rrustem Buzhala

65. Hazir Borovci

66. Shqiponja Bajraktari

67. Xhafer Tahiri

68. Muharrem Gashi

69. Selvete Gërxhaliu

70. Hanefi Muharremi

71. Durak Salihu

72. Sadifete Lumi

73. Bajrush Ymeri

74. Milazim Haliti

75. Saranda Kika

76. Blerim Grainca

77. Fatmir Rexhepi

78. Florije Ibishi

79. Shani Mullabazi

80. Bajrush Hoti

81. Ardita Rizvanolli

82. Daut Gorani

83. Blerim Bajraktari

84. Afërdita Strellci

85. Bajrush Morina

86. Muharrem Shahini

87. Teuta Musa

88. Ismet Gashi

89. .Jeton Lajçi

90. Premtina Rakovica

91. Xhavit Ukaj

92. Hatim Baxhaku

93. Naile Alaj

94. Ahmet Hasi

95. Nazmi Bytyqi

96 .Sanije Krasniqi

97. Fadil Berjani

98. Avdyl Sopaj

99. Drita Peqani

100. Faruk Nura

101. Valon Maloku

102. Kosovare Azemi

103. Nijazi Ademaj

104. Feim Brava

105. Emine Devolli

106. Ibrahim Selimaj

107. Luljeta Kadiri

108. Bujar Abdullahu

109. Arif Krasniqi

110. Zef Morina


Fatmir Sejdiu nuk do të jetë në listën e LDK-së


Mustafa ka thënë se ka kontaktuar me z.Fatmir Sejdiu i cili sot ka kërkuar që të mos përfshihet në listë, deri të kthehet nga një udhëtim zyrtar dhe do të shohim vullnetin e tij, “nëse ka ai vullnet që të përfshihet në listë, ne kemi lënë hapësirë për të, por çdo gjë varet nga vendimet e tij”.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë të premten se Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, me unanimitet të plotë, pa asnjë votë kundër, e ka miratuar listën e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

“Kjo është lista më e mirë të cilën e ka pasur Kosova ndonjëherë, me të cilën LDK-ja do të fitojë fuqishëm në zgjedhjet nacionale. Lista është rezultat i propozimeve nga degët e LDK-së, kemi përfshirë në listë një numër të deputetëve të cilët nuk janë propozuar nga degët, por kanë qenë deputetë në përbërjen e kaluar të Kuvendit. Kemi pasur vlerësimet se ata kanë punuar mirë, prandaj i kemi propozuar, por në listë kemi përfshirë edhe ardhjet e reja, të cilët janë rreth 20”, ka thënë kryetari Mustafa.

Duke qenë pjesë e familjes së Partive Popullore Evropiane, Mustafa ka thënë se LDK-ja ka tejkaluar kuotat 30% për propozimin e grave për deputete të Kuvendit të Kosovës. “Shpresoj se përqindja e atyre që do të marrin besimin e elektoratit do të jetë më shumë se kuotat e përcaktuara me ligj”, ka thënë ai.

Kryetari Mustafa potencoi se ka pasur sugjerime që të përfshihen në listë edhe kandidatë të tjerë, por për shkak të kufizimit prej 110 kandidatëve, kjo ka qenë e pamundshme dhe në fund të gjithë jemi pajtuar që të shkojnë me atë listë.

Mustafa ka thënë se ka kontaktuar me z.Fatmir Sejdiu i cili sot ka kërkuar që të mos përfshihet në listë, deri të kthehet nga një udhëtim zyrtar dhe do të shohim vullnetin e tij, “nëse ka ai vullnet që të përfshihet në listë, ne kemi lënë hapësirë për të, por çdo gjë varet nga vendimet e tij”.

Duke u përgjigjur në interesimin e gazetarëve, kryetari Mustafa ka thënë se Këshilli i Përgjithshëm nuk ka përcaktuar numrat e kandidatëve, sepse ajo nuk është shumë e rëndësishme kur dihet se listat janë të hapura dhe votuesit do të zgjedhin sipas vullnetit të tyre se për cilin kandidatë do të votojnë.

I pyetur për koalicionin eventual me AKR-në, kryetari Mustafa ka thënë se insistim i LDK-së, asnjëherë nuk ka qenë për koalicion parazgjedhor me këtë parti, por është biseduar për harmonizimin e programeve për të shikuar krijimin e koalicionit qeverisës pas zgjedhjeve nacionale, nëse gjejmë interes të përbashkët, për të punuar për të mirën e qytetarëve të Kosovës. Ne kemi përafri me AKR-në, por LDK-ja dhe AKR-ja do të shkojnë vetëm në zgjedhje.


KP i LDK-së miratoi listën e kandidatëve për deputetë


LDK miratoi listën për deputetë. Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së në mënyrë unanime, pa asnjë votë kundër miratoi listën prej 110 kandidatëve për deputet për Kuvendin e Kosovës.
Kryetari i LDK-së Isa Mustafa tha se në listë janë përfshirë të gjithë emrat e deputetëve të vjetër, ndërsa listës i janë shtuar edhe emrat e rinj të aderimeve të reja që janë bërë në Lidhjen Demokratike të Kosovës, e në mesin e tyre edhe Teuta Rugova, bija e presidentit Ibrahim Rugova.
LDK në listën e saj i ka bërë vend edhe ish-presidentit dhe kryetarit të LDK-së, Fatmir Sejdiu, por meqë ai gjendet jashtë vendit, LDK pret një konfirmim zyrtar nga vetë z. Sejdiu nëse ai dëshiron të jetë pjesë e LDK-së për zgjedhjet e 8 qershorit.


Brenda pak orësh LDK-ja, publikon listën me emra për deputetë

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arben Gashi ka njoftuar sot përmes rrjetit social Facebook se Këshilli drejtues i LDK-ës do të vendos në orën 16 për listën në të cilën do të kandidoj për deputetë.

“Ne ora 16 keshilli vendos per listen e LDK-se per deputet”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Isa Mustafa konfirmon se janë në fund të hartimit të listës zgjedhore
Lideri i LDK'së, Isa Mustafa, ka njoftuar se janë në fazën finale të hartimit të listave së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme.
"Ne në Lidhjen Demokratike të Kosovës, jemi në fazën përfundimtare të kompletimit të Listës me kandidatët për deputetë për Kuvendin e ardhshëm Republikës së Kosovës. Lista që do të dorëzohet zyrtarisht nesër, do të reflektojë vullnetin e anëtarësisë dhe përkrahësve të filozofisë politike të Lidhjes Demokratike, kohezionit të brendshëm të subjektit tonë politik, si dhe nevojës për zgjerimin e përkrahjes qytetare për Lidhjen Demokratike", ka shkruar Mustafa, në Facebook.


Lexojeni të plotë postimin e Isa Mustafës

Ne në zgjedhje hyjmë me siglën LDK, të sigurt në fitore të bindshme dhe me synimin e qartë që këtë besim të qytetarëve ta shpërblejmë me një qeverisje të ndershme, të përgjegjshme, transparente, demokratike, të efektshme, zhvillimore dhe integruese.

Lidhja Demokratike e Kosovës është konsoliduar dhe qytetarët e Kosovës, përmes rritjes së mbështetjes për Lidhjen Demokratike, po dëshmojnë dhe do të dëshmojnë se LDK përbën alternativën më të mirë qeverisëse të vendit tonë.

Shteti ynë i ri ka nevojë për energjinë e pashtershme dhe për patriotizmin që e karakterizon qytetarin e Kosovës. Shteti ynë i ri ka nevojë t’ia kthejë shpinën frymës degraduese dhe rrezikut të zvenitjes së perspektivës, të cilën e ka instaluar qeverisja në largim.

Për këtë duhet shumë punë. Punë të cilën do ta bëjmë ne të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me partnerët tanë strategjik politik, në koordinim me partnerët tanë kryesorë ndërkombëtar. Në këtë rrugëtim, ne do të kemi nevojë për kapacitetet e të gjitha strukturave të subjektit tonë politik, të gjithë përkrahësve të filozofisë sonë politike, të ideuar nga Presidenti Historik i Kosovës, Ibrahim Rugova. Qeverisja të cilën ne do ta drejtojmë ka nevojë për kontributin e të gjithëve. Ky është një rrugëtim në të cilin ne jemi plotësisht të përgatitur dhe të vendosur për të përfshirë, e jo përjashtuar, secilin kapacitet që disponon subjekti ynë, partnerët tanë politik dhe eskpertët e shumtë që ka vendi ynë.

Lidhjes Demokratike të Kosovës i duhet mbështetja qytetare gjatë kësaj fushate dhe ditën e zgjedhjeve, më 8 qershor, që ta rikthejë në vendimarrës dhe përcaktues vullnetin shumicës. Shumica e ardhshme do ta reflektojë diversitetin e vlerave të shoqërisë dhe shtetit tonë. Ajo do të jetë gjithpërfshirëse, e jo përjashtuese e vlerave të mirëfillta të traditës dhe të bashkëkohores.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi