Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dritarja për foshnja për nënat që nuk mund ti mbajnë fëmijët e tyre

Shko poshtë

Dritarja për foshnja për nënat që nuk mund ti mbajnë fëmijët e tyre Empty Dritarja për foshnja për nënat që nuk mund ti mbajnë fëmijët e tyre

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 27, 2014 3:36 pm

Dritarja për foshnja për nënat që nuk mund ti mbajnë fëmijët e tyre Babyfenster%20190271603-1397246590
Dritarja për foshnja për nënat që nuk mund ti mbajnë fëmijët e tyre

Në spitalin Lindenhof të Bernës është gjetur sot foshnja e parë e porsalindur e cila është lënë në të ashtuquajturën "dritare për foshnja" (babyfenster). Një "dritare" e tillë është vendosur në murin e jashtëm të spitalit dhe funksioni i saj është që, nënat të cilat nuk kanë mundësi t'i mbajnë fëmijët e porsalindur t'i vendosin aty në mënyrë anonime.
Pastaj foshnjat në fjalë i merr nën përkujdesje personeli i spitalit, i cili alarmohet automatikisht tre minuta pas vendosjes së foshnjës aty.
Foshnja është e gjinisë femërore, ka lindur pak ditë më parë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, njofton spitali i përmendur i Bernës. Autoritetet e spitalit ndërkaq i bëjnë thirrje nënës së panjohur që të paraqitet në mënyrë që të gjendet një zgjidhje sa më e mirë për foshnjën.
"Dritarja për foshnja" në Bernë është së paku e katërta në gjithë Zvicrën, ndërsa e para është vendosur që në vitin 2001 në Einsiedeln, ku deri më tash janë vendosur gjithsej tetë foshnja./albinfo/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi